LIVE UPDATES
Bota

Katër dekada në arrati, arrestohet në Argjentinë anëtari i bandës famëkeqe "Brigadat e Kuqe" që rrëmbeu dhe vrau ish-kryeministrin e Italisë

Ai u arrestua për herë të parë nga policia e Buenos Aires në vitin 2002, pasi thuhet se kishte hyrë në vend nga Kili me një pasaportë false, por u lirua disa muaj më vonë dhe ekstradimi i tij u bllokua.

30 August 2024, 19:20 Nga S.B
Katër dekada në arrati, arrestohet në Argjentinë
Leonardo Bertulazzi

ARGJENTINË- Policia në Buenos Aires ka arrestuar një person të kërkuar në Itali prej dekadash për një rrëmbim të kryer nga grupi militant i ekstremit të majtë, Brigadat e Kuqe. Leonardo Bertulazzi, i cili prej vitesh kishte statusin e refugjatit në Argjentinë, po përballet me një dënim me 27 vjet burg në Itali pas gati 44 vitesh në arrati.

Tani në moshën 72-vjeçare, Bertulazzi u dënua në mungesë në Itali në vitet 1970 për rrëmbimin e Pietro Costa, një inxhinier detar nga një familje e pasur pronare anijesh në Genova. Ai u arrestua për herë të parë nga policia e Buenos Aires në vitin 2002, pasi thuhet se kishte hyrë në vend nga Kili me një pasaportë false, por u lirua disa muaj më vonë dhe ekstradimi i tij u bllokua.

Leonardo Bertulazzit iu dha statusi i refugjatit dy vjet më vonë, por ai u revokua kur presidenti i krahut të djathtë të Argjentinës, Javier Milei, erdhi në pushtet. Brigadat e Kuqe ishin një grup guerril marksist që rrëmbeu dhe vrau një numër zyrtarësh shtetërorë në vitet 1970 dhe 1980, duke përfshirë një ish-kryeministër italian, Aldo Moro.

Ajo periudhë e dhunës politike u bë e njohur si "Vitet e Plumbit" për shkak të vargut të krimeve të ekstremit të majtë dhe të djathtë. Bertulazzi kishte qenë pjesë e seksionit të Genovas të Brigadave të Kuqe që rrëmbyen Pietro Costa në rrugë dhe më pas e mbajtën atë për 81 ditë përpara se të merrte një shpërblim të madh.

Paratë që mori nga rrëmbimi u përdorën më pas për të blerë një banesë në Romë, e cila u përdor në vitin 1978 për krimin më famëkeq të Brigadave të Kuqe, rrëmbimin dhe vrasjen e Aldo Moro. Moro u rrëmbye kur makinës së tij iu zu pritë rrugës për në hapjen e parlamentit. Ai u mbajt në banesë për 54 ditë përpara se të qëllohej dhe trupi i tij të braktisej në bagazhin e një makine Renault në qendër të Romës.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni vlerësoi autoritetet në Buenos Aires për arrestimin e Bertulazzi-t, duke shtuar se ndalimi i tij u bë i mundur nga "bashkëpunimi intensiv dhe i frytshëm" që përfshin autoritetet në të dy vendet si dhe nga Interpoli. Avokatët e Bertulazzi-t i kanë bërë thirrje komisionit kombëtar të Argjentinës për Refugjatët (Conare) për të parandaluar ekstradimin e tij.

Përpjekjet italiane për të ekstraduar nga Franca ish-anëtarë të tjerë të Brigadave të Kuqe kanë dështuar në gjykata.

leonardo bertulazzi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin