LIVE UPDATES
Bota

KE: Automjetet elektrike do të përjashtohen nga tarifat e Brexit-it

Automjetet me më pak se 45% të vlerës së tyre të shtuar në BE ose në Britaninë e Madhe do t’i nënshtroheshin një takse prej 10%. Kjo do të prekte prodhuesit që nuk arrijnë kuotën e vlerës së shtuar për automjetet elektrike, për shembull për shkak të mungesës së kapacitetit të prodhimit të baterive.

6 December 2023, 21:38 Nga h.k
KE: Automjetet elektrike do të përjashtohen nga tarifat e Brexit-it
Makina elektrike

BRUKSEL-Automjetet elektrike do të përjashtohen nga tarifat e Brexit-it në tregtinë BE- Britani e Madhe për tre vjet të tjerë. Ky është propozimi i Komisionit Evropian. Vendet anëtare të BE nuk kanë arritur ende një marrëveshje.

Komisioni Evropian dëshiron t’i shtyjë tarifat e Brexit-it për automjetet elektrike dhe bateritë për tre vjet. Kjo është arsyeja pse sot ai u ka propozuar shteteve anëtare që t’i përjashtojnë ato nga rregullat doganore në tregtinë me Britaninë e Madhe gjatë asaj periudhe. Shtetet anëtare të BE tani duhet ta miratojnë propozimin me shumicë të cilësuar. Kjo kërkon miratimin e të paktën 15 nga 27 shtetet anëtare të BE. Këto shtete duhet gjithashtu të përfaqësojnë të paktën 65% të popullsisë së BE-së.

Për shkak të tërheqjes së Britanisë së Madhe nga BE, rregullat e reja doganore do të hynin në fuqi më 1 janar 2024. Automjetet me më pak se 45% të vlerës së tyre të shtuar në BE ose në Britaninë e Madhe do t’i nënshtroheshin një takse prej 10%. Kjo do të prekte prodhuesit që nuk arrijnë kuotën e vlerës së shtuar për automjetet elektrike, për shembull për shkak të mungesës së kapacitetit të prodhimit të baterive. Sipas propozimit të Komisionit, rregullorja, e cila mund të sjellë tarifa doganore, nuk do të zbatohet deri në vitin 2027.

Britania e Madhe u largua nga Bashkimi Evropian në fund të janarit 2020. Arsyeja e tarifave janë të ashtuquajturat rregullat të origjinës të Marrëveshjes së Tregtisë dhe Bashkëpunimit (CCA), e cila përbën bazën e bashkëpunimit me BE nga viti 2021.

Që kur u lidh marrëveshja e tregtisë së lirë, ekspertët dyshuan se këto rregulla origjine mund të bëheshin problem për Britaninë e Madhe si zonë ekonomike. Në ishull nuk ka fabrika të mëdha baterish. Vetëm Nissani ka një fabrikë të vogël në Sunderland dhe po investon në një të dytë atje. Shpresat për krijimin e më shumë fabrikave nuk janë realizua. Kompanisë Britishvolt, e cila kishte plane ambicioze për një fabrikë në veri të Anglisë, i mbaruan paratë në janar. Kompanitë e automjeteve preferojnë të investojnë brenda BE ose në tregjet më të favorshme aziatike.

Probleme të kostos për shkak të detyrimeve doganore

Pa një shtyrje, prodhuesit e BE-së do të kishin pasur probleme për të siguruar bateri dhe pjesë të tjera të nevojshme urgjentisht për automjetet elektrike në Britaninë e Madhe. Fillimisht, Brukseli llogariste në një rritje të konsiderueshme të prodhimit të baterive në vetë Bashkimin Evropian. Por kriza e koronavirusit dhe lufta në Ukrainë e penguan këtë, sipas Brukselit.

Prodhuesit britanikë të automjeteve, nga ana e tyre, druheshin se për shkak të tarifave nuk do të ishin më konkurrues nga viti i ardhshëm në tregun e rëndësishëm të eksportit në BE. Prodhuesit gjermanë të makinave do të goditeshin gjithashtu nga tarifat për eksportet në Britaninë e Madhe në të ardhmen nëse ato nuk pezullohen më tej. Shoqata Gjermane e Industrisë së Automjeteve (VDA) i ka përshkruar tashmë tarifat si një disavantazh të rëndësishëm për kompanitë evropiane në krahasim me konkurrentët e tyre aziatikë në tregun e rëndësishëm britanik.

Lehtësim në industrinë e automobilave

Presidentja e shoqatës Hildegard Müller reagoi pozitivisht ndaj njoftimit të Komisionit Evropian të mërkurën: “Ky vendim është i duhuri dhe një fitore për klimën, industrinë dhe konsumatorët”. Shtetet e BE dhe Britania e Madhe tani duhet ta zbatojnë propozimin sa më shpejt të jetë e mundur.

Si prodhuesit britanikë të makinave ashtu edhe industria gjermane e makinave do të përfitojnë nga zgjerimi i rregullave të origjinës, theksoi Marc Lehnfeld nga kompania federale Germany Trade and Invest (GTAI). Tregtia e jashtme e automjeteve, pjesëve dhe motorëve përfaqëson rreth 22% të tregtisë gjermano-britanike këtë vit. Ky është grupi më i rëndësishëm i mallrave.

“Industria britanike e automjeteve tani mund të rifitojë besimin,” tha Lehnfeld. “Industria gjermane e automjeteve gjithashtu mund të përfitojë nga ndryshimi.” Gjermania është furnizuesi më i madh në Mbretërinë e Bashkuar për automjetet plotësisht elektrike dhe hibride./DW

makina elektrike n

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin