LIVE UPDATES
Bota

"Këto taktika nuk do të thonë asgjë", Universiteti amerikan pezullon studentët protestues propalestinezë

Disa video të postuara në rrjetet sociale tregojnë se protestuesit gjatë natës bllokuan një ndërtesë kampusi dhe u barrikaduan brenda.

30 April 2024, 13:09 Nga M.B
"Këto taktika nuk do të thonë asgjë", Universiteti
Protestat në mbështetje të palestinezëve, në kampusin e Universitetit Columbia.

SHBA- Universiteti Columbia, një prej qendrave kryesore të protestave pro-palestineze në kampuset e kolegjeve në Shtetet e Bashkuara, filloi të pezullojë studentët protestues të hënën pasi ata kundërshtuan ultimatumin për t'u shpërndarë. Disa video të postuara në rrjetet sociale tregojnë se protestuesit gjatë natës bllokuan një ndërtesë kampusi dhe u barrikaduan brenda. Të tjerë formuan një kordon jashtë.

Columbia filloi pezullimin e studentëve pas gati dy javësh protesta kundër luftës së Izraelit në Gazë. Këto protesta kanë përfshirë institucionet e arsimit të lartë. Autoritetet në universitetin prestigjioz në Nju Jork kërkuan që kampi i protestës të zbrazet deri në orën 14:00 ose studentët do të përballen me masa disiplinore.

"Këto taktika të neveritshme të frikësimit nuk do të thonë asgjë në krahasim me vdekjen e mbi 34.000 palestinezëve," tha një deklaratë e lexuar nga një student në një konferencë për media.

Lufta nisi më 7 tetor pasi Hamasi - grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian - sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës ushtarake izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 34.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi. Studentët kërkojnë nga universiteti shkëputjen e lidhjeve financiare me Izraelin.

Zëvendëspresidenti Komunikimit, Ben Chang tha se universiteti "kishte filluar të pezullojë studentët si pjesë e fazës tjetër të përpjekjeve tona për të garantuar sigurinë në kampusin tonë".

Ai tha se studentët ishin paralajmëruar se do të "vendosen në pezullim, të papërshtatshëm për të përfunduar semestrin ose të diplomohen dhe do të kufizohen nga të gjitha hapësirat akademike, rezidenciale dhe rekreative".

Ndërkohë, në Universitetin e Teksasit në Austin, policia u përlesh me protestuesit të hënën, duke përfshirë përdorimin e sprejit dhe bëri arrestime gjatë zbrazjes të një kampi. Paul Quinzi, nga Shoqata e Avokatëve të Austinit që ndihmon të arrestuarit, i tha AFP-së se ata vlerësuan "të paktën 80 arrestime dhe ata ende po vazhdojnë".

Policia i shtyu dhe i dëboi protestuesit në Universitetin e Commonwealth të Virxhinias në Richmond, treguan pamjet e televizionit lokal. Studentët thanë se policia përdori gaz lotsjellës dhe sprej për t'i shpërndarë ata.

Universiteti tha në një deklaratë në platformën X se u kishte ofruar në mënyrë të përsëritur mundësi protestuesve, "shumë prej të cilëve nuk ishin studentë...të largoheshin”. Protestat kundër luftës në Gazë kanë paraqitur një sfidë për administratorët e universiteteve që përpiqen të balancojnë të drejtën e fjalës së lirë me ankesat se tubimet janë kthyer në antisemitizëm dhe urrejtje.

"Shumë nga studentët tanë hebrenj, si dhe studentë të tjerë, kanë gjetur atmosferë të patolerueshme javët e fundit”, tha presidentja e Universitetit të Columbias, Minouche Shafik, në një deklaratë të hënën, derisa njoftoi se bisedimet ishin ndërprerë.

"Shumë janë larguar nga kampusi dhe kjo është një tragjedi," tha ajo derisa shtoi se “gjuha dhe veprimet antisemite janë të papranueshme”, shtoi ajo.

Organizatorët e protestës mohojnë akuzat për antisemitizëm, duke argumentuar se veprimet e tyre synojnë qeverinë e Izraelit dhe ndjekjen penale të konfliktit në Gazë.

Ata gjithashtu këmbëngulin se incidentet janë projektuar nga ata që nuk janë studentë.

"Të drejtat e një grupi për të shprehur pikëpamjet e tyre nuk mund të vijnë në kurriz të së drejtës së një grupi tjetër për të folur, për të mësuar dhe për të mësuar," tha Shafik.

Pezullimet po vazhdojnë gjithashtu në Universitetin Cornell në Itaka, Nju Jork. Gjatë ditëve të negociatave, studentëve iu ofruan mundësi të shumta për të lëvizur kampin ose do të përballeshin me sanksione.

"Ata refuzuan," tha presidentja Martha Pollack.

"Prandaj, do të vijnë pezullime të tjera të përkohshme”, tha ajo./ REL

lufta izrael-palestine

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin