31 July 2024, 10:22
Nga N.F
Foto ilustruese
KIEV- Sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës kanë rrëzuar dhjetëra dronë rusë që kanë sulmuar Kievin mëngjesin e 31 korrikut, në atë që administrata ushtarake e kryeqytetit ukrainas e quajti “sulmi më masiv i vitit 2024”. Po ashtu, zyrtarët lokalë thanë se forcat ruse kanë sulmuar rajonet e Harkivit, Donjeckut dhe Hersonit, duke vrarë të paktën katër persona.
Gjatë alarmit për sulme ajrore në Kiev, që zgjati për më shumë se shtatë orë, dronët rusë sulmuan kryeqytetin ukrainas përmes dy valëve të sulmeve nga të gjitha drejtimet, tha kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko. Forcat ajrore ukrainase thanë se mbrojtja ajrore ka shkatërruar të gjithë 89 dronët e lëshuar ndaj Kievit, si dhe një raketë të llojit X-59.
“Kjo është një prej sulmeve më masive me dronë”, shkroi në Telegram, komandanti i forcave ajrore, gjenerali Mykola Oleschuk.
Sulmi ishte i shtati që është kryer ndaj Kievit gjatë këtij muaji, tha Popko, duke shtuar se “aktualisht, sipas raportit operacional, nuk ka viktima e as dëme në Kiev”.
Shërbimi emergjent i Ukrainës tha se një rajonin e Kievit një shtëpi u përshi nga zjarri nga copëzat e dronëve të shkatërruar, dhe shtëpia pësoi dëme. Megjithatë, autoritetet nuk raportuan për viktima dhe shtuan se zjarri u shua. Ndërkaq, autoritetet në Donjeck thanë se një person u vra në qytetin Toretsk, si pasojë e granatimeve ruse, ndërkaq tre civilë po ashtu u vranë nga sulmet ruse në Harkiv.
Në Herson një person u vra dhe një tjetër u plagos nga granatimet ruse, thanë autoritetet ukrainase. Që kur Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 2022, forcat e Moskës në mënyrë sistematike kanë sulmuar infrastrukturën civile dhe atë të energjisë të Ukrainës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe viktima.
Ukraina, ndërkaq ka sulmuar rafineritë e naftës dhe infrastrukturën tjetër të energjisë brenda Rusisë./ REL
kiev ukraine sulme me drone
Bota
31 July 2024, 09:45
N.F
Foto ilustruese
PALESTINË- Zyra për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara ka publikuar një raport në të cilin thuh...
Bota
31 July 2024, 09:07
r.ll
ismail haniyeh
IZRAEL- Izraeli ende nuk është përgjigjur zyrtarisht ose pranuar përgjegjësinë për vdekjen e liderit...
Bota
31 July 2024, 08:40
r.ll
lideri i hezbollahut dhe hamasit
LINDJA E MESME- Lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh është vrarë në kryeqytetin iranian ...
Bota
31 July 2024, 08:19
N.F
Toxoplasma gondii në tru
SHBA- Sipas shkencëtarëve, një parazit i gjetur në feçën e maces mund të jet&e...
Bota
31 July 2024, 08:12
r.ll
\
ismail haniyeh
IRAN- Ismail Haniyeh ka qenë pjesë e Hamasit për dekada, në vitet e fundit duke drejtuar operacionet politike të g...
Bota
31 July 2024, 08:05
N.F
Mbreti Henri VIII
ANGLI- Një portret i famshëm i mbretit Henri VIII, i cili mendohej prej kohësh i humbur, është gj...
Bota
31 July 2024, 07:54
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Rusia miratoi një projektligj të martën e 30 korrikit që do t'i lejojë bizneset të p&eum...
Bota
31 July 2024, 08:00
r.ll
sergei lavrov
MOSKË- Rusia dënoi sot vrasjen e liderit politik të lëvizjes islamike palestineze Hamas, Ismail Haniya, i cili ...
Bota
31 July 2024, 07:40
N.F
Aksidenti
IRLANDË- Dy burra rreth të 40-tave kanë humbur jetën kur një helikopter u rrëzua në një fermë&n...
Bota
31 July 2024, 07:35
r.ll
ismail haniyeh
IRAN- Udhëheqësi më i lartë politik i Hamasit, Ismail Haniyeh është vrarë në Iran, ka konfirmuar gru...