10 March 2024, 11:02
Nga S.N
Foto Ilustrim
UKRAINË- Kievi tha më 10 mars se ka rrëzuar 35 dronë të lëshuar nga Rusia në mbarë Ukrainën, përfshirë edhe në rajonin e kryeqytetit, duke shtuar se një sulm në një qytet në lindje la të plagosur të paktën nëntë persona.
Ukraina tha se sulmet me dronë u lëshuan drejt rajoneve qendrore dhe jugore, ndërkaq në rajonet lindore të Harkivit dhe Donjeckut ka pasur sulme me raketa.
“Si rezultat i operacioneve luftuese, 25 dronë Shahed, të prodhimit iranian, janë rrëzuar në mbi dhjetë rajone", thanë Forcat Ajrore përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në njoftim u tha se dronët u rrëzuan në rajonet qendrore të Kievit, Vinitsjas, Çerkasit dhe Dnipropetrovskit, si dhe në rajonet jugore të Odesës, Hersonit dhe Mikolajivit. Më në perëndim, rajonet e Zhitomirit dhe Hmelnitskit po ashtu u goditën nga sulme me dronë.
Në rajonin e Donjeckut, zyrtarët thanë se një sulm me raketa ruse goditi qytezën e Mirnogradit. “Granatime ruse në Mirnograd me tri raketa S-300. Të paktën nëntë persona janë plagosur, përfshirë një adoleshent”, shkroi në rrjetet sociale kreu i rajonit të Donjeckut, Vadym Filashkin.
Në rajonin verilindor të Harkivit, guvernatori Oleg Synegubov, tha se është sulmuar një kamp i rekreacionit në qytetin e Bogoduhivit, që është qyteti më i afërt me kufirin rus. Pushtimi rus i Ukrainës tashmë ka hyrë në vitin e tretë.
Marrë nga REL
drone rus ukraina lufta rusi-ukraine
Bota
10 March 2024, 10:47
S.N
Fotja e parë e Princeshës pas operacionit
MBRETËRI E BASHKUAR- Fotoja e parë zyrtare e Princeshës së Uellsit që nga oper...
Bota
10 March 2024, 10:38
r.ll
foto ilustruese
ITALI- Një ngjarje jo e zakontë raportohet se ka ndodhur në Torino me një shofer taksie. Një 50-vjeçar...
Bota
10 March 2024, 10:36
S.N
Foto Ilustrim
KOSOVË- Tre persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri mesnatën e djeshme në Gjakov...
Bota
10 March 2024, 10:26
Foto Ilustrim
TUNIZI- 5 emigrantë u mbytën duke u përpjekur të arrinin në Evropë me varkë, njoftoi Garda ...
Bota
10 March 2024, 10:06
S.N
Foto Ilustrim
PORTUGALI- Qytetarët portugezë po votojnë ditën e sotme në zgjedhjet e parakohshme qeveritare. Ata janë mes zgj...
Bota
10 March 2024, 10:01
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Dita e djeshme nuk ka qenë aspak e zakontë për një shofer në Prishtinë. Shqiptari nga Kosova tek...
Bota
10 March 2024, 09:48
S.N
Foto Ilustrim
BRITANI- Në Britaninë e Madhe 11 persona kanë vdekur vetëm vitin e kaluar si shkak i shpërthimit të skuter...
Bota
10 March 2024, 09:34
r.ll
kamerat kineze
RUMANI- Një blerje e rëndomtë e kamerave të vëzhgimit, të prodhuara në Kinë, nga ushtria rumune m&eu...
Bota
10 March 2024, 09:07
S.N
Foto Ilustrim
GJERMANI- Ekuipazhet e Lufthansa njoftuan një grevë të martën për fluturimet nga aeroporti&nb...
Bota
10 March 2024, 08:40
r.ll
foto ilustruese
JERUZALEM- Në ditët para fillimit të muajit të agjërimit në fenë islame, Ramazan, në Jeruzalem...