21 March 2024, 10:11
Nga M.B
Një avion ushtarak kinez i llojit J-15. Fotografi ilustruese nga arkivi.
KINA- Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se 32 avionë luftarakë të ushtrisë kineze janë detektuar përreth ishullit në 24 orët e fundit. Ky është numri i dytë më i lartë i fluturakeve kineze të detektuara mbi ishullin vetëqeverisës gjatë këtij viti. Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Tajvanit, po ashtu, tha se në 24 orët e fundit janë detektuar edhe pesë anije të Marinës së Kinës përreth Tajvanit. Trembëdhjetë avionë “kanë kaluar vijën e mesme në Ngushticën e Tajvanit”, u shtua në deklaratë. Kjo vijë është kufiri jozyrtar mes Kinës dhe Tajvanit.
Forcat e armatosura të Tajvanit kanë “monitoruar situatën dhe dislokuan një avion patrullues, anije të Marinës, dhe sisteme të mbrojtjes raketore si përgjigje ndaj aktiviteteve të detektuara”.
Në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit, kjo ministri kishte detektuar 33 avionë luftarakë kinezë rreth ishullit – numër rekord i avionëve të detektuar gjatë këtij viti. Detektimi i këtyre avionëve pasoi zgjedhjet presidenciale të 13 janarit, të cilat i fitoi zëvendëspresidenti aktual, Lai Ching-te, të cilin Pekini e kundërshton. Muajin e kaluar, Tajvani tha se 11 luftanije kineze u detektuan përreth ishullit, numri më i madh gjatë këtij viti, teksa Tajpei dhe Pekini u përplasën rreth një incidenti vdekjeprurës të një anijeje peshkimi.
Anija kineze e peshkimit, me katër persona në bord, u fundos më 14 shkurt afër Tajvanit, teksa po ndiqej nga rojet bregdetare tajvaneze. Gjatë këtij incidenti, dy persona u vranë dhe dy të tjerë shpëtuan. Ky incident ndodhi në kohën kur tensionet mes Kinës dhe Tajvanit janë të larta. Kina e konsideron Tajvanin pjesë të saj dhe nuk e përjashton mundësinë që një ditë të marrë kontrollin e tij, qoftë edhe me forcë./ REL
kina-tajvani
Bota
21 March 2024, 09:50
M.B
FRANCA- Publikimi i fotove që tregojnë presidentin Emmanuel Macron, duke goditur një thes boksi, kanë sjellë reagime të ndryshme...
Bota
21 March 2024, 09:57
N.F
Alba Renai
SPANJË- Influencuese virtuale, Alba Renai do të jetë prezantuesja më e re në televizon. Edhe pse e krijuar me AI,...
Bota
21 March 2024, 09:47
N.F
Foto ilustruese
IZRAEL- Izraeli është i vendosur që të nisë një ofensivë tokësore kundër Hamasit – grupi...
Bota
21 March 2024, 09:35
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Forcat Ajrore të SHBA-së kanë testuar për herë të parë një raketë hipersonike në Pa...
Bota
21 March 2024, 09:28
M.B
Foto nga festivali
SPANJA- Festivali tradicional për ardhjen e pranverës përfundon me djegien e skulpturave në Valencia të Spanj&e...
Bota
21 March 2024, 09:31
N.F
Foto ilustruese
HAITI- Shtetet e Bashkuara kanë nisur evakuimin e menjëhershëm të shtetasve të saj nga Haiti ndërsa kan&...
Bota
21 March 2024, 09:00
M.B
Donald Trump
SHBA- Avokatët e Donald Trump po i kërkojnë gjykatës së New Yorkut të shtyjnë zbatimin e vendimit p...
Bota
21 March 2024, 09:15
r.ll
benjamin netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të mërkurën se qeveria e tij së shpejti do të miratoj&eum...
Bota
21 March 2024, 09:12
r.ll
KANADA- Qeveria kanadeze ka pezulluar për një kohë të pacaktuar eksportet e armëve në Izrael, sipas Zyrës së Ministrit...
Bota
21 March 2024, 09:04
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Një tërmet i dobët me magnitudë 3.7 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur mëngjesin e s&e...