LIVE UPDATES
Bota

Kina forcë udhëheqëse në fushën e inteligjencës artificiale?

Në rrugën e saj për t'u bërë fuqia lider në botë në fushën e inteligjencës artificiale, Kina ndihmohet duke spiunuar njerëzit e saj.

7 August 2023, 08:30 Nga I.A
Kina forcë udhëheqëse në fushën e inteligjencës
AI

KINË- Kina, sipas politikës zyrtare të qeverisë së vendit, synon të bëhet fuqia lider në botë në fushën e inteligjencës artificiale deri në vitin 2030. Për këtë deri dje shteti më i populluar në botë u fut thellë në investime. Vetëm këtë vit, ekonomia e dytë më e madhe në botë planifikon të investojë 15 miliardë dollarë (13.5 miliardë euro) në projekte të inteligjencës artificiale – një rritje prej gati 50 për qind në vetëm dy vjet. Shpenzimet janë krijuar për ta bërë më të lehtë për gjigantët kinezë të teknologjisë që të vazhdojnë konkurrencën me rivalët e tyre amerikanë në zhvillimin e chatbot të inteligjencës artificiale (IA).

Megjithëse laboratorët më të avancuar të IA janë në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar, jo të gjithë ekspertët besojnë se Perëndimi do të vazhdojë të dominojë garën e IA. Një prej tyre është Kai-Fu Li, një ekspert dhe sipërmarrës kompjuterik tajvanez. Në vitin 2018, ai tha se Kina do të kapërcejë shpejt SHBA-në si një superfuqi e IA.

Inteligjenca artificiale tashmë e ka kaluar fazën e inovacionit dhe po zbatohet në praktikë. Ndërkohë, bota është në procesin e zbatimit të IA, Kinaka një avantazh në këtë fushë për shkak të sasisë së madhe të të dhënave të mbledhura gjatë viteve të spiunimit të popullatës së saj. Më shumë se gjysma e rreth një miliard kamerave të vëzhgimit në botë janë instaluar në Kinë. Me këto të dhëna, platformat e IA mund të trajnohen, thotë Li.

Cilësia e të dhënave është vendimtare

Ekspertë të tjerë kanë një pikëpamje të ndryshme dhe besojnë se revolucioni i IA është ende në fillimet e tij. "Inovacionet e mëdha në inteligjencën artificiale nuk kanë ndodhur ende [...] SHBA aktualisht ka një avantazh në këtë fushë," thotë për DW Pedro Domingos, profesor emeritus në Shkollën Paul G. Allen të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në Universiteti i Uashingtonit.

Domingos argumenton se me një sasi të madhe të dhënash, mund të ketë një "zvogëlim të performancës". Sasia e madhe e të dhënave nuk çon domosdoshmërisht në një avantazh. "Diversiteti i të dhënave është gjithashtu i rëndësishëm", shpjegon Domingos. "Unë mendoj se do të ishte më mirë të kesh të dhëna nga Evropa sesa nga Kina sepse është më e larmishme dhe mund të mësosh më shumë prej tyre."

Kufizimet pengojnë planet e Kinës

Në SHBA, ambiciet e Pekinit shihen me shqetësim. Vitin e kaluar, SHBA vendosi kufizime të eksportit për çipat më të fundit të memories. Kompanitë kineze kanë nevojë për çipa të tillë për modelet e gjuhës sëIA.

"Sistemet më të avancuara të inteligjencës artificiale kërkojnë sasi të mëdha harduerësh - mijëra çipa shumë të specializuar që funksionojnë për javë ose muaj në të njëjtën kohë," tha për DW Paul Schar, nënkryetar ekzekutiv dhe drejtor i studimeve në Qendrën për Sigurinë e Re Amerikane. "Duke mohuar aksesin në Kinë, ajo nuk mund të ndërtojë më sistemet më të avancuara dhe ky hendek ka të ngjarë të zgjerohet me kalimin e kohës ndërsa teknologjia e çipave përparon."

Përparimi pavarësisht mungesës së çipave?

Megjithatë, kompanitë kineze të teknologjisë sigurisht që mund të gjejnë mënyra për të shmangur ndalimin. Mund të ketë edhe një bum investimesh në tregun kinez të gjysmëpërçuesve, pasi edhe prodhuesit kinezë janë në proces të përmirësimit të çipave të tyre.

Një problem tjetër është se platformat amerikane të mësimit të makinerive akoma janë të hapura dhe mund të kopjohen dhe modifikohen lirisht. "Nëse keni akses në një model të trajnuar të IA, nuk keni nevojë për çipa të avancuar," thotë Schar. "Prandaj, ekziston një rrezik real që kontrollet e eksporteve të bëhen joefektive," paralajmëron Schar, i cili për këtë temë ka shkruar edhe librin "Power in the Age of Artificial Intelligence".

Në të vërtetë, versionet kineze të Chat GPT, të zhvilluara nga gjigandi i tregtisë elektronike Alibaba dhe platforma e mediave sociale Baidu, ndër të tjera, u zbuluan për publikun botëror në prill - vetëm disa muaj pas konkurrentëve të tyre amerikanë.

Kina po frenon përparimin e saj

Ka edhe pengesa të tjera që Kina të bëhet një fuqi botërore në fushën e inteligjencës artificiale. Ndërsa politika promovon teknologjinë nga njëra anë, presidenti Xi Jinping do të dëshironte ende të kishte nën kontroll sektorin e teknologjisë. Prandaj, krerët e kompanive të teknologjisë atje rrezikojnë më pak me inovacione.

"Ne kemi një shpërthim rregullash të shumta në sektorin e teknologjisë," tha për DW Karman Lucero, një bashkëpunëtor në Qendrën e Kinës Paul Tsai në Shkollën Juridike Yale. "Kjo ftoh industrinë në investime dhe inovacione."

Lucero beson se censura e qeverisë kineze mund të shkaktojë dëm. Sepse ka shumë përmbajtje që censurohen në Kinë.

Largimi i fuqisë së kualifikuar dhe rreziku nga përdorimi i IA

Në Kinë nuk ka mjaftueshëm as ekspertë të kualifikuar për të arritur qëllimet e Pekinit. Ndërkohë që po bëhen përpjekje të mëdha për të ndërtuar një ushtri talentesh të IA, një sfidë shumë e madhe është të mbahen talentët më të mirë në industrinë e teknologjisë kur aftësitë e tyre kërkohen në mbarë botën.

Pavarësisht këtyre problemeve, Sharr beson se laboratorët e IA në Kinë janë vetëm 18 muaj prapa laboratorëve aktualë kryesorë të kërkimeve në Perëndim, dhe se vendi tashmë ka filluar të përdorë IA në shoqëri.

Ndërsa SHBA dhe Evropa po debatojnë nëse do të ndalojnë futjen në përdorim të IA për arsye sigurie, Kina po përdor plotësisht inteligjencën artificiale, tha Domingos. Në fund të fundit, është "mjeti i ëndrrave të autokratëve". "Për ne në botën demokratike është absolutisht e nevojshme që SHBA të jetë lider në këtë fushë. Nëse Kina merr drejtimin në fushën e inteligjencës artificiale, do të kemi probleme të mëdha – politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht”, paralajmëron ai.

Marrë nga DW

kine ia

Sondazh

Bota 7 August 2023, 08:13 I.A

Serbia vëzhgohet nga kamerat kineze

Kamera SERBI- Vetëm 2.700 njerëz jetojnë në Oseçinën qendrore, një qytet i vogël në Serbinë perënd...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin