10 August 2022, 09:00
Nga d.a.
Anije luftarake
KINË- Kina sërish ka përsëritur kërcënimin e saj për përdorimin e forcës ushtarake për marrjen e kontrollit të Tajvanit. Ky njoftim i bërë më 10 gusht vjen në kohën kur stërvitjet ushtarake të Pekinit përreth ishullit vetëqeverisës të Tajvanit kanë rritur tensionet në nivelin më të lartë në vitet e fundit.
Në deklaratën e Zyrës për Çështje të Tajvanit thuhet se Pekini “do të punojë me sinqeritetin më të madh dhe do të bëjmë përpjekje që ribashkimi të arrihet në mënyrë paqësore”.
“Por, ne nuk e përjashtojmë mundësinë e përdorimit të forcës dhe ne e rezervojmë mundësinë e ndërmarrjes së të gjitha masave të nevojshme. Kjo bëhet për t’u mbrojtur nga ndërhyrjet e jashtme dhe nga të gjitha aktivitetet separatiste”, u tha në deklaratë.
“Ne do të jemi gjithmonë të gatshëm të përgjigjemi duke përdorur forcën ose mjetet e tjera të nevojshme për të parandaluar forcat e jashtme ose veprimet radikale të elementeve separatiste. Qëllimi ynë përfundimtar është të sigurojmë perspektiva të ribashkimit paqësor dhe të shtyjmë përpara këtë proces”, u shtua në deklaratën e Zyrës kineze për Çështje të Tajvanit.
Kina tha se këto lëvizje kërcënuese të saj janë nxitur nga vizita e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e cila qëndroi në Tajvan javën e kaluar. Por, Tajvani tha se kjo ishte një vizitë rutinë dhe Kina po e përdor si pretekst për të kërcënuar.
Përveç mbajtjeve të stërvitjeve ushtarake dhe kërcënimeve, Kina po ashtu ka njoftuar se do të ndërpresë dialogun me Shtetet e Bashkuara për çështjet e sigurisë detare dhe të ndryshimeve klimatike.
Tajvani i ka parë stërvitjet e Kinës si përgatitje për pushtim. Kina e konsideron Tajvanin si provincë të saj, pavarësisht se këto dy shtete janë ndarë më 1940 gjatë një lufte civile. Por, Pekini insiston se ky ishull do t’i kthehet dikur./REL/
tensionet tajvan-kine
Bota
10 August 2022, 08:45
d.a.
Policia italiane
ITALI- Mëngjesin e djeshëm, efektivët e Policisë së Shtetit të Rimini-t arrestuan një djalë s...
Bota
10 August 2022, 08:36
d.a.
Zelenskyy
UKRAINË- Në fjalimin e tij të mbrëmjes, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, nuk diskutoi se kush qëndron pa...
Bota
10 August 2022, 08:12
d.a.
Stoltenberg
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se misioni i Aleancës Veri-Atlantike ësh...
Bota
10 August 2022, 08:15
d.a.
Borrell
BRUKSEL- Bashkimi Evropian tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani mund t'i përgjigjen "shumë shpejt" një "drafti...
Bota
10 August 2022, 08:00
d.a.
Zelenskyy dhe Marin
ESTONI-Udhëheqësit e Estonisë dhe Finlandës duan që vendet evropiane të ndalojnë lëshimin e viz...
Bota
10 August 2022, 07:51
d.a.
Ramush Haradinaj
KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëkohësisht lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thyer një tjetë...
Bota
10 August 2022, 07:45
d.a.
Foto ilustruese
KOSOVË- Ish-ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi është shprehur se Kosova po diskr...
Bota
10 August 2022, 07:45
d.a.
talebanet
AFGANISTAN- Një vit pas rrëzimit të Qeverisë afgane të njohur ndërkombëtarisht dhe marrjes së pushtetit, ...
Bota
10 August 2022, 07:28
d.a.
Foto ilustruese
GJERMANI- Ky është një nga lajmet më të hidhura me të cilat duhet të përballen mbrojtësit e kl...
Bota
9 August 2022, 23:27
F.M
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç
KOSOVË- Ambasadorët e vendeve kryesore perëndimore në Kosovë u takuan të ...