LIVE UPDATES
Bota

"Kjo punë të kryhet sot"/ Skenari i vrasjes makabre të Liridonës pas darkës me Naimin dhe fëmijët

Ky personazh, i njohur kryesisht nga rrjetet sociale, ku postonte fotografi me ata që konsiderohen si “elitë” dhe VIP, kishte arritur të siguronte edhe një pozitë në Qeverinë e Kosovës, e cila i ishte besuar nga Behgjet Pacolli më 2017, asokohe Ministër i Jashtëm, natën kritike do të përgatiste shfaqjen më të shëmtuar të jetës së tij.

4 December 2023, 17:44 Nga r.ll
"Kjo punë të kryhet sot"/ Skenari i vrasjes makabre të
liridona ademaj

KOSOVË- Të mërkurën, Naim Murseli i kërkoi bashkëshortes që së bashku me fëmijët të dilnin në një darkë, e cila në fakt ishte një plan mizor për ta vrarë atë. Një përmbledhje rreth vrasjes makabre të 30-vjeçares.

Naim Murseli dje doli për herë të parë para gjykatës si i dyshuari kryesor për organizimin e vrasjes së gruas së tij, Liridona Ademajt.

Të mërkurën në mbrëmje ai e kishte marrë bashkëshorten e fëmijët dhe kishin shkuar për të darkuar në një restorant në Graçanicë. Për Liridonën, bashkëshorti i saj kishte përgatitur një skenar mizor për t’ia marrë jetën atë natë.

Ky personazh, i njohur kryesisht nga rrjetet sociale, ku postonte fotografi me ata që konsiderohen si “elitë” dhe VIP, kishte arritur të siguronte edhe një pozitë në Qeverinë e Kosovës, e cila i ishte besuar nga Behgjet Pacolli më 2017, asokohe Ministër i Jashtëm, natën kritike do të përgatiste shfaqjen më të shëmtuar të jetës së tij.

Grabitja. Ky ishte skenari. Naim Murseli kishte thënë të mërkurën në Polici se persona të maskuar ua kishin zënë pritën dhe i kishin plaçkitur. Hetuesve u kishte thënë se ata ua kishin marrë gjërat me vlerë si paratë dhe telefonat. Nga kjo situatë, ai kishte thënë se ishte detyruar t’i largonte fëmijët nga vetura dhe se aty kishte mbetur bashkëshortja e tij, Liridona Ademaj, e cila u vra me plumb në qafë në Bërnicë të Prishtinës.

Skenari i Murselit ka edhe sfondin e tij. Fillimisht ai e kishte bindur bashkëshorten Liridonën të ktheheshin nga Suedia për të jetuar në Kosovë. Plani i tij si duket ka nënkuptuar edhe blerjen e një shtëpie që do ta vendoste çiftin dhe fëmijët në Kosovë për të nisur jetën e re.

Pasi kishin marrë vesh për vrasjen, familjarët e Liridona Ademajt kishin kërkuar menjëherë që ta shohin atë. Ndërkohë që kishin shkuar nga Gjakova në Prishtinë, Naim Murseli po jepte deklaratë në Polici.

Gjykata Themelore e Prishtinës dje bëri të ditur “dyshimin e bazuar” për planin e vërtetë të Naim Murselit për ta privuar nga jeta “në mënyrë dinake” bashkëshorten e tij. Në marrëveshje me Naim Murselin, Gjykata thotë se Granit Plava me maskë në kokë dhe revole në dorë e qëlloi me plumb në qafë Liridona Ademajn, pasi bashkëshorti i saj dhe fëmijët u larguan “kinse për të ikur”. Dorasin, ai e kishte pajisur edhe me armën me të cilën ishte kryer krimi.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.M me dashje që ta privojë nga jeta në mënyrë dinake bashkëshorten e tij, ishte marrë vesh me të pandehurin G.P për ta vrarë tani të ndjerën L.M, ku paraprakisht i pandehuri N.M e kishte pajisur me armë të pandehurin G.P dhe kishin inskenuar veprën penale të Grabitjes, e cila është realizuar me datë 29.11.2023 rreth orës 20:25 minuta , në fshatin Bernicë, Komuna e Prishtinës, në atë mënyrë që derisa i pandehuri N.M ishte duke lëvizur me veturën e tij, në të cilën kanë qenë e ndjera L.M dhe dy fëmijët e tyre, papritmas ka dalë para veturës i pandehuri G.P me maskë në kokë dhe revole në dorë, ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri N.M me fëmijët kishin dalë nga vetura dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes kinse për të ikur, ndërsa në veturë kishte mbetur tani e ndjera, të cilën i pandehuri G.P e kishte qëlluar nga afërsia me një plumb në qafë dhe si pasojë e plagës vdekjeprurëse, e ndjera L.M kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa për këto veprime i pandehuri N.M, paraprakisht i kishte premtuar të pandehurit G.P shumën e të hollave prej 30,000.00 €”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Disa orë para vrasjes, Naim Murseli ishte takuar me Kushtrim Kokallën, djalin e dajës së tij, duke i thënë se “sot duhet të kryhet kjo punë”. Takimi kishte ndodhur në 9:30 në mëngjes, sipas dosjes së Prokurorisë.

Ky takim, sipas Prokurorisë, e pasonte një takim të rreth një jave para vrasjes, kur të dy kishin folur për “problemet bashkëshortore” dhe ku Kushtrim Kokalla i kishte thënë Naim Murselit “unë ta zgjidhi këtë punë”.

Sipas vendimit të gjykatës, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla ishin takuar në një pompë të derivateve, ku dorasi iu kishte treguar atyre se “merret me gjithçka”.

Të nesërmen, pas “grabitjes”

Pas policëve, Naim Murseli do t’ua përsëriste të nesërmen të njëjtin version edhe familjarëve të bashkëshortes, të cilët patjetër që kishin pyetje, shumë pyetje, ndoshta më shumë dhe më ndryshe prej policëve. Më kryesorja: si e la gruan të vetme në veturë duke u përballur me persona të maskuar e të armatosur?

“E kam pyet fort mirë. Naimi na kish pasë pre në besë neve. Kur e hetova unë më së pari… se kurrë njëherë një palë fjalë një yrnek këtu nuk m’i tha. Thashë Naim qysh ke puna që m’u vra çika, shpëtove ti e shpëtuan edhe dy fëmijët tjerë. Qysh ke puna, tregom pak diçka. Nisi të më tregonte. Tha ‘kemi qenë duke ecë rrugës dhe më ka dalë një njeri me pistoletë në dorë dhe më ka thënë gruaja ndale se hajnat’. Tha ‘e kam ndalë kerrin’. Thash a doli kah ana jote a kah ana e çikës. Jo tha, ‘kah ana jeme’. Thashë e qysh dole ti përjashta. Tha ‘po unë e çela derën teme, e i kam kapë edhe dy fëmijët’. Ani thashë a ta dhanë lejën për me i kapë ti edhe dy fëmijët tjerë me ikë teposhtë andej e me m’u vra çika në kerr, a qysh ke puna? ‘Edhe ika nja 5-600 metra a 1000 metra kam ecë veç me fëmijë’. Thashë a dëgjove farë krismash? Tha ‘po i kam ni dikur krismat’. Thashë e sa herë? ‘Nuk e di as vetë’. Po mirë thashë po të veti çikën qysh e le në kerr ti? Jo, tha ‘Liridonës ia lypën paret’. Ani thashë a ia dhatë? ‘Po do ia dhamë e Liridona nuk ia dha çantën e… Aty e kam hetu unë”, tha Hajdar Ademaj, babai i Liridonës, duke rrëfyer për bisedën e parë me Naimin pas krimit.

Edhe Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, tregoi për dyshimet e tyre të para të enjten.

“Më tha ‘unë i kapa fëmijët e dola, kur kqyra pas nuk ish kanë Liridona’. Çfarë burri është ai që i merr fëmijët e nuk e kqyr ku është nana? Dyshimet tona aty filluan”, tha ai.

Leonard Ademaj tha se Naim Murseli nuk i ishte përgjigjur në telefon ndërsa shoferi i tij i kishte treguar se kishte qenë në hotelin Swiss Diamond “ulur, tu hangër e tu pi”.

“Ai nuk dëshironte me hi me pa”, tha Leonard Ademaj, duke treguar se si Naim Murseli nuk kishte dashur ta shihte trupin e pajetë të gruas së tij. “Aty filluan edhe dyshimet tjera”, tha vëllai i 30-vjeçares.

Dita e varrimit dhe e arrestimit të Naim Murselit dhe dy bashkëpunëtorëve të tij

Naim Murseli e mbajti në dorë arkivolin e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt të premtën, kur ajo u varros në Cërmjan të Gjakovës. Qindra njerëz e ngushëlluan atë ditë, para se Policia ta arrestonte.

U arrestuan edhe Granit Plava, dorasi, dhe Kushtrim Kokalla, një ushtar i FSK-së, si i përfshirë në planin për vrasjen e Liridona Ademajt.

Dorasi deklaroi në Polici se Naim Murseli e pagoi 30 mijë euro për ta vrarë Liridona Ademajn. Edhe Naim Murseli fillimisht e pranoi në Polici se pagoi për vrasjen e gruas së tij.

Para Gjykatës

Naim Murseli të dielën doli për herë të parë para gjykatës, së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, dy të pandehurit tjerë me të cilët ekziston dyshimi i bazuar mirë se e organizoi vrasjen e bashkërtes së tij, Liridona Ademajt.

Gjykata Themelore e Prishtinës ua caktoi nga një muaj paraburgim secilit, pasi sipas gjykatëses së procedurës paraprake, “ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale”.

Naim Murseli i ndërroi fjalët dje, kur deklaroi në seancën dëgjimore se nuk kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe se kishte qenë i rrezikuar edhe vetë.

“Unë nuk kam ikur nga vendi i ngjarjes, madje kam qenë vetë i rrezikuar dhe kam kërkuar ndihmë në të njëjtën kohë deri në ardhjen e policisë”, citohet të ketë thënë ai, sipas vendimit të gjykatës.

Avokati i tij, Ahmet Ahmeti tha se Naim Murseli “nuk është fare i involvuar” në këtë krim.

Dorasi Granit Plava edhe avokati i tij Skender Gojani nuk e kundërshtuan caktimin e paraburgimit.

Edhe Kushtrim Kokalla dhe avokati i tij Ndec Dodaj i quajtën “të përgjithësuara” dhe “të paargumentuara” kushtet për caktimin e paraburgimit.

Naim Murseli akuzohet për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, Granit Plava për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa Kushtrim Kokalla për marrëveshje për ta kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

Motivi?

Familjarët e Liridona Ademajt besojnë se përfitimi nga sigurimi i saj jetësor në Suedi mund të jetë motivi i vrasjes.

“Unë vetëm e di se çika ka qenë e sigurume atje në Suedi. E kjo ka sigurim të madh, që me e gjetë gjë, merr pare të madhe. E unë veç qaty dyshoj, që e ka mbytë për me ia marrë q’atë sigurim. Kurrgjë tjetër”, tha Hajdar Ademaj, babai i saj.

Po kështu mendon edhe Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës.

“Çka mundem me ditë, e çka na shkon mendja është se Liridona ka pasur sigurime në Suedi. Sigurimi në Suedi paguan shuma marramendëse nëse i ndodhë një fatkeqësi njërit ose tjetrit prind. Mundet me qenë që ka mundur me mbetë pa pare, me pasë borxhe edhe me e privu nga jeta motrën tonë me ia marrë paret e sigurimit”, tha ai. Me kërkesë të familjarëve, trupi i Liridona Ademajt sot u zhvarros nga varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës dhe u varros në fshatin e saj të lindjes, Rracaj, pasi Prokuroria e miratoi këtë kërkesë të familarëve, të cilët thonë se besojnë në drejtësi.

Marrë nga Gazeta Express.

naim murseli liridona murseli

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin