LIVE UPDATES
Bota

Koalicioni ruso-koreanoverior, analiza e DW: Win-win për Rusinë dhe Korenë e Veriut, por për sa kohë?

Është thelbësore se si do të reagojë SHBA tani - në fund të fundit, Uashingtoni nuk është vetëm mbrojtësi më i madh i Ukrainës, por edhe fuqia mbrojtëse e Koresë së Jugut. SHBA është edhe anëtari më i rëndësishëm i NATO-s që flet hapur se ka "prova" për praninë e trupave të Koresë së Veriut në Rusi.

25 October 2024, 13:35 Nga N.F
Koalicioni ruso-koreanoverior, analiza e DW: Win-win për Rusinë dhe
Putin dhe Kim Jong Un

RUSI- Ka shenja në rritje se ushtarët e Koresë së Veriut duhet të luftojnë në anën e Rusisë në Ukrainë. Ukraina flet për pjesëmarrjen e Koresë së Veriut në luftë. 

Fakti që Rusia dhe Koreja e Veriut bashkëpunojnë në parim nuk është asgjë e re: në qershor, presidenti rus Vladimir Putin udhëtoi në Phenian për të negociuar një partneritet sigurie me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Më herët, kishte spekulime për dërgesa të shumta të armëve të Koresë së Veriut, veçanërisht municioneve artilerie. Në vitin 2023, shërbimi sekret ukrainas HUR raportoi se një kontigjent ushtarak i Koresë së Veriut kishte mbërritur tashmë në territoret e okupuara të Ukrainës.

3000 ushtarë të Koresë së Veriut në Rusi


Por gjetjet e publikuara të premten e kaluar nga shërbimi sekret i Koresë së Jugut NIS i japin çështjes një dimension tërësisht të ri - sipas këtyre të dhënave, Pheniani po përgatit deri në 12.000 ushtarë për luftën ruse kundër Ukrainës. Prej tyre, 1.500 janë transferuar tashmë në portin rus të Vladivostok. NIS tani madje po flet për 3.000 ushtarë të këtij vendi në Rusi. Sipas të njëjtave informacione, ata kanë marrë uniforma ruse për të fshehur identitetin e tyre. Ekipi i verifikimit të fakteve të DW ishte në gjendje të konfirmonte se pamjet e siguruara nga NIS tregojnë vendndodhje në Distriktin Ushtarak Lindor të Rusisë. As Rusia dhe as Koreja e Veriut ende nuk i kanë konfirmuar zyrtarisht këto pretendime.

"Për momentin ka pak informacione konkrete, ka vetëm shumë spekulime jo specifike”, thotë Nico Lange, një bashkëpunëtor i lartë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut (MSC), në një intervistë për DW. Nuk ka dyshim se për disa kohë, domethënë menjëherë pas vizitës së Vladimir Putin në Phenian, ekuipazhet e ndërtimit të forcave të armatosura të Koresë së Veriut kanë qenë në territoret e pushtuara dhe janë aktive në Ukrainë."

Lange shpjegon: "Por nuk duhet nxjerrë automatikisht një përfundim nga ky informacion që qarkullon tani se 12 mijë ushtarë të Koresë së Veriut luftuan së bashku me rusët në Ukrainë. Kjo nuk është vënë re deri më tani".

Ukraina kërkon ndihmën e Perëndimit kundër aleancës së re të Putinit


Megjithatë, nga këndvështrimi ukrainas, ky është një zhvillim shqetësues. Ndërsa presidenti rus Putin e prezanton veten si mikpritës i kujdesshëm i samitit të BRICS të kësaj jave, Kievi është i shqetësuar për mbështetjen e mëtejshme. I ashtuquajturi "plani i fitores" i Presidentit Volodymyr Zelensky ka dështuar të gjenerojë ndonjë vrull. Ukraina duhet të frikësohet se Donald Trump, i cili dëshiron të ndërpresë ndihmën me armë, do të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA në fillim të nëntorit. Ai kohët e fundit madje fajësoi Zelenskyn për pushtimin rus, në një podcast.

Vetë Zelensky e bëri të qartë gjatë fundjavës se partnerët e vendit të sulmuar nga Rusia duhet t'i përgjigjen "provave të qarta". "Ne nuk duhet të lejojmë që e keqja të rritet. Nëse bota hesht tani dhe nëse së shpejti shohim rregullisht ushtarë të Koresë së Veriut në front si dhe nëse rregullisht duhet të luftojmë kundër Shahedit (dronë kamikaze iraniane...), kjo nuk do t'i sjellë dobi askujt në botë dhe vetëm do ta zgjasë luftën", theksoi presidenti ukrainas.

Reagimi i përmbajtur i Perëndimit


Është thelbësore se si do të reagojë SHBA tani - në fund të fundit, Uashingtoni nuk është vetëm mbrojtësi më i madh i Ukrainës, por edhe fuqia mbrojtëse e Koresë së Jugut. SHBA është edhe anëtari më i rëndësishëm i NATO-s që flet hapur se ka "prova" për praninë e trupave të Koresë së Veriut në Rusi. Por ministri i Mbrojtjes Lloyd Austin është i rezervuar: "Çfarë po bëjnë saktësisht këta ushtarë atje? Kjo mbetet për t'u parë. Nëse ata synojnë të marrin pjesë në këtë luftë në emër të Rusisë, atëherë ky është një problem shumë, shumë serioz," tha ai në një takim në Romë.

Problemi është që ndoshta do të ndikojë më shumë në mandatin e administratës së ardhshme amerikane nën Donald Trump ose Kamala Harris. Eksperti i MSC Lange beson se edhe Evropa do të presë zgjedhjet në SHBA më 5 nëntor. "Për momentin, nuk i shoh vendet e mëdha në Evropë të bashkohen për të zhvilluar një strategji të përbashkët. Çfarë duam ne? Çfarë do të bëjmë kundër vetë Rusisë dhe kundër mbështetësve të Rusisë?".

Një zëdhënëse e NATO-s në Bruksel tha se nëse rezulton se këto trupa janë dërguar për të luftuar në Ukrainë, kjo paraqet "një përshkallëzim të rëndësishëm të mbështetjes së Koresë së Veriut për luftën e paligjshme të Rusisë dhe një shenjë të mëtejshme të humbjeve të Rusisë në vijën e frontit". Aleanca aktualisht po diskuton hapat e ardhshëm.

"Fakti që Evropa nuk ka reaguar ende ndaj vendosjes së supozuar të trupave të Koresë së Veriut është një lëshim fatal," thotë Roderich Kiesewetter, një ekspert gjerman i politikës së jashtme. Ai tha në Bundestag: "Shumë vende evropiane e kanë kërkuar këtë për një kohë të gjatë. Para së gjithash, Gjermania duhet të ndryshojë përfundimisht qëndrimin e saj për këtë çështje." Ai përsëriti kërkesat për të hequr kufizimet në gamën e armëve të dërguara në Ukrainë dhe duhet t'i dërgojë asaj sistemet më të fuqishme dhe duhet t'i bëjë një ftesë për anëtarësim në NATO.

Të mërkurën në mëngjes, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë thirri të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Koresë së Veriut - dhe i vuri në dukje diplomatit të Koresë së Veriut se siguria e Gjermanisë dhe rendi evropian i paqes kërcënohen nga mbështetja e mundshme e agresionit të Rusisë.

Win-win për Rusinë dhe Korenë e Veriut, por për sa kohë?


DW foli për koalicionin ruso-koreanoverior me Andrej Lankov, profesor i historisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Kokmin në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul. Ai thekson se nga pjesëmarrja e ushtarëve të Koresë së Veriut mund të përfitojë Rusia duke shmangur mobilizimet e mëtejshme. "Kjo luftë është e popullarizuar në Rusi, por vetëm nëse shumica e njerëzve nuk përfshihen në luftime dhe nëse lufta nuk ndikon në jetën e tyre të përditshme", theksoi Lankov. Sipas tij, në Rusi ka gjithnjë e më pak njerëz që janë të gatshëm të rrezikojnë jetën e tyre, edhe nëse ju ofrohen përfitime financiare që parashikohen në kontratat ushtarake.

Nga ana tjetër, Koreja e Veriut kërkon para dhe teknologji nga Rusia. "Një ushtar me kontratë në ushtrinë ruse merr 2.000 dollarë në muaj plus një bonus që mund të jetë deri në 20.000 dollarë. Pheniani do të ishte i kënaqur me gjysmën e këtyre parave për çdo ushtar," thotë Lankov. Teknologjia moderne është po aq e kërkuar: "Në rrethana të tjera, Rusia nuk do të ishte kurrë e gatshme të ndante teknologjinë me një vend kaq të paqëndrueshëm, por tani nuk ka zgjidhje tjetër". Koreja e Veriut përfiton nga kjo.

Por ky ekspert beson se bashkëpunimi nuk do të zgjasë shumë. Pas përfundimit të luftës në Ukrainë, marrëdhëniet mund të kthehen në nivelin e mëparshëm, sepse atëherë Koreja e Veriut nuk do të ishte më interesante ekonomikisht për Moskën./DW

rusia korea veriut ukraina shba

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin