25 July 2022, 11:00
Nga d.a.
Stella Kyriakides
BRUKSEL- Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të nisin përgatitjet për valën e re të pandemisë COVID-19, që mund të ndodhë në vjeshtë dhe dimër, tha më 25 korrik shefja për shëndetësi e bllokut, duke theksuar se ka pasur “rritje shqetësuese” të shpërthimeve të virusit.
Komisionerja për Shëndetësi dhe Siguri Ushqimore e BE-së, Stella Kyriakides, po ashtu paralajmëroi se nuk ka vend për vetëkënaqësi, pasi pandemia nuk ka përfunduar.
“Fatkeqësisht, pandemia ka treguar rritje shqetësuese në disa shtete”, tha ajo për radion shtetërore të Qipros.
“Në dy muajt e fundit, ne jemi duke u përgatitur për vjeshtën dhe dimrin, të vetëdijshëm plotësisht se vala e re e pandemisë nuk mund dhe nuk duhet të rëndojë edhe më shumë ekonomitë dhe shoqëritë tona, veçanërisht në kohën kur ato janë prekur nga pushtimi rus i Ukrainës dhe inflacioni”, tha ajo.
Kyriakides, e cila është nga Qipro, i tha radios së këtij shteti se Komisioni Evropian u ka kërkuar shteteve anëtare që të përshpejtojnë vaksinimin me doza përforcuese të popullsisë mbi 60 vjeç dhe të grupeve të ndjeshme.
“Këta muaj duhet të jenë muaj përgatitor... në mënyrë që sistemet tona shëndetësore të jenë gati për valën e re të mundshme, e cila, për shembull, mund të kombinohet me gripin stinor”, tha ajo./REL/
stella kyriakides pandemia e covid 19
Bota
25 July 2022, 10:29
d.a.
emigrant
ITALI- Pothuajse 700 emigrantë, u shpëtuan të shtunën në brigjet jugore të Italisë. Në një njoftim t&...
Bota
25 July 2022, 10:21
d.a.
Mario Draghi
Nga Protothema
Italia po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme më 25 shtator, kundër traditave të saj politike të mb...
Bota
25 July 2022, 10:15
d.a.
Policia maqedonase
MAQEDONIA E VERIUT- Prokuroria Publike ka njoftuar se ka ngritur kallëzim penal ndaj 43-vjeçarit nga Shkupi, i cili ka tentu...
Bota
25 July 2022, 10:05
d.a.
Sunak dhe Truss
BRITANI- Rishi Sunak dhe Liz Truss u përplasën të dielën për politikën e imigracionit, pa...
Bota
25 July 2022, 10:00
d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Ukraina parashikon se do të rimarrë rajonin jugor të Khersonit deri në shtator ku Sergiy Khlan, një...
Bota
25 July 2022, 09:30
d.a.
Mianmar
MINAMAR- Junta e Mianmarit ka ekzekutuar katër të burgosur, duke përfshirë një ish-deputete nga partia e Aung San Suu...
Bota
25 July 2022, 09:12
d.a.
Bahamas
BAHAMAS- Një aksident ka ndodhur në brigjet e Bahamas, ku 17 emigrantë vdiqën dhe 25 u shpëtuan kur një varkë me...
Bota
25 July 2022, 09:04
d.a.
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, së bashku me Kryeministrin Albin Ku...
Bota
25 July 2022, 09:01
d.a.
Foto Ilustruese
BRITANI- Në mosmarrëveshjen mbi rregullat e Brexit-it për provincën britanike të Irlandës së Veriut, Kom...
Bota
25 July 2022, 08:59
d.a.
Mark Milley
SHBA- Sipas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ushtria kineze po bëhet gjithnjë e më agresive. Shefi i Shtabit t&...