LIVE UPDATES
Bota

Komisioni i 6 janarit, pritet të publikojë detaje 'të papritura' mbi sulmin në Capitol

Komisioni pritet të paraqesë prova të reja nga Shërbimet Sekrete lidhur komunikimet e tyre atë ditë me ish-presidentin Donald Trump. Komisioni pritet të botojë një përbledhje të gjetjeve të tij përpara fundit të këtij viti.

13 October 2022, 18:49 Nga k.m.
Komisioni i 6 janarit, pritet të publikojë detaje 'të
Donald Trump

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve, që po heton sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar të vitit 2021, pritet të zbulojë detaje "të papritura" në seancën që mbahet sot pasdite. Kjo ka gjasa të jetë seanca e fundit publike përpara zgjedhjeve për Kongresin që mbahen në nëntor, të cilat përkojnë me mesin e mandatit të një presidenti në detyrë.

Komisioni pritet të paraqesë prova të reja nga Shërbimet Sekrete lidhur komunikimet e tyre atë ditë me ish-presidentin Donald Trump. Komisioni pritet të botojë një përbledhje të gjetjeve të tij përpara fundit të këtij viti.

Sipas anëtarëve të komisionit zoti Trump, pasi humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, nisi një përpjekje të pashembullt për të penguar Kongresin që të çertifikojë fitoren e Joe Biden-it. Kjo rezultoi me një sulm të dhunshëm ndaj Kapitolit, shoqëruar me viktima.

Seanca e të enjtes pasdite, që shënon të 10-tën seancë publike të komisionit, pritet të përqëndrohet në "gjendjen emocionale" të zotit Trump atë ditë dhe rolin qendror që ai luajti në përpjekjen shumëplanëshe për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve, sipas një ndihmësi të komisionit që foli pa u identifikuar.

Zoti Trump, pasi humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, nisi një përpjekje të paprecedentë për të penguar Kongresin që të çertifikojë fitoren e Joe Biden-it. Rezultati ishte dhuna në Kapitol, që rezultoi me viktima.

“Turma udhëhiqej nga disa grupe ekstremiste, ata komplotuan paraprakisht se çfarë do të bënin”, tha për rrjetin televiziv CNN ligjvënësja demokrate Zoe Lofgren, anëtare e komisionit. "Këta individë, njiheshin nga njerëz të rrethit të Trump-it", shtoi ajo.

Mbledhja e komisionit zhvillohet në një Kongres pothuajse bosh për shkak të zgjedhjeve. Disa nga personat, në mesin e mijërave atyre që ishin mbledhur përreth Kapitolit më 6 janar, konkurrojnë tashmë për një vend në Kongres, një pjesë gëzojnë mbështetjen e zotit Trump.

Seanca do të shërbejë për argumentet përmbyllëse të dy ligjvënësve të vetëm republikanë të këtij komisionit, Liz Cheney dhe Adam Kinzinger, të cilët nuk gëzojnë më mbështetje as nga zoti Trump, as nga partia e tyre. Ata nuk pritet të jenë më anëtarë të Kongresit, pasi zonja Cheney humbi zgjedhjet paraprake, ndërsa zoti Kinzinger vendosi të mos rikandidojë.

Një tjetër anëtare e komisionit, ligjvënësja demokrate Elaine Luria, ish pjestare e forcave të Marinës, pritet të përballet në një garë të fortë për rizgjedhjeje, kundër senatorit të shtetit të Virxhinias Jen Kiggans, një ish-pilot i Marinës.

Ndryshe nga seancat e kaluara, sot nuk pritet të ketë dëshmi që do të transmetohen drejtpërdrejtë, megjithëse komisioni pritet të ndajë informacione nga intervistat e tij të fundit, përfshirë pjesë nga dëshmia e Ginni Thomas, një aktiviste konservatore dhe bashkëshortja e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Clarence Thomas. Ajo ishte në kontakt me Shtëpinë e Bardhë përpara se të ndodhte 6 janari.

Po kështu priten informacione të reja rreth lëvizjeve të nënpresidentit të atëhershëm Mike Pence, i cili kryesonte seancën e përbashkët të dy dhomave të Kongresit më 6 janar.

Për javë të tëra komisioni ka qenë në bisedime me Shërbimin Sekret, pasi lëshoi një fletëthirrje për dorëzimin e disa mesazhe telefonike nga ajo ditë. Ish-ndihmësja e Shtëpisë së Bardhë, Cassidy Hutchinson, tha se një ish-ndihmës i Shtëpisë së Bardhë i kishte thënë se zoti Trump kishte reaguar me zemërim ndaj një punonjësi të shërbimeve sekrete që drejtonte makinën presidenciale, i cili dyshohet se për arsye sigurie nuk kishte pranuar ta çonte ish-presidentit në Kapitol, më 6 janar.

Disa punonjës të Shërbimeve Sekrete i kanë hedhur poshtë deklaratat e zonjës Hutchinson mbi ngjarjen. Ndërkohë mbetet e paqartë nëse do të mund të gjenden mesazhet telefonike që mungojnë, të cilat Shërbimeve Sekrete thonë se janë fshirë gjatë një procesi të përmirësimit të teknologjisë. Seanca pritet të zbulojë detaje të reja nga një numër i madh dokumentesh e provash të siguruara nga Shërbimet Sekrete.

Komisioni planifikon të shfaqë pamje të reja video të tubimit para Shtëpisë së Bardhë të siguruara nga Shërbimet Sekrete. Zoti Trump mbajti një fjalim aty, përpara se të inkurajonte mbështetësit e tij të armatosur, të marshonin drejt Kapitolit dhe sikurse u shpreh ai që të "luftonin me forcë".

Sipas zëdhënësit të Shërbimeve Sekrete Anthony Guglielmi, agjencia i ka dorëzuar komisionit mbi 1.5 milionë faqe dokumente dhe video survejimi. Komisioni ka zhvilluar 1500 intervista dhe ka siguruar dokumente të panumërta duke arritur të bëjë një hetim të plotë të veprimeve të zotit Trump që nga humbja e tij në zgjedhjet e nëntorit deri në ditën e sulmit ndaj Kapitolit.

"Ai e ka përdorur një gënjeshtër të madhe për të destabilizuar demokracinë tonë", tha ligjvënësja Lofgren, i cila ka shërbyer si ndihmëse në Dhomën e Përfaqësuesve gjatë hetimit për shkarkimin e Riçard Niksonit në vitin 1974.

Seanca dëgjimore e kësaj jave pritet të jetë paraqitja e fundit publike përpara zgjedhjeve. Por ndihmësit thonë se hetimi vazhdon. Komisioni i 6 janarit ka kryer hetime për më shumë se një vit. Ai u krijua nga Dhoma e Përfaqësuesve pasi senatorët republikanë bllokuan formimin e një komisioni të ngjashëm me atë që u krijua me 11 shtator, pas sulmeve terroriste të vitit 2001.

Sipas rregullores, komisioni pritet të paraqesë një raport mbi gjetjet e tij, me gjasë në muajin dhjetor. Komisioni shpërndahet 30 ditë pas publikimit të raportit dhe me konstituimin e Kongresit të ri në janar.

Nëse fitojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, republikanët pritet të heqin dorë nga hetimet mbi 6 janarin e të hapin të tjera çështje duke u përqendruar kryesisht tek presidenti Biden, familja dhe administrata e tij.

Të paktën pesë persona humbën jetën më 6 janar, apo si pasojë e kësaj ngjarjeje, përfshirë dhe një mbështetëse të zotit Trump, që u qëllua për vdekje nga Policia e Kapitolit. Ndaj më shumë se 850 personave janë ngritur akuza nga Departamenti i Drejtësisë lidhur me sulmin në Kapitol, disa prej të cilësëve kanë marrë dënime me burgim afatgjatë. Disa udhëheqës e bashkëpunëtorë të grupeve ekstremiste si ‘Oath Keepers’ dhe ‘Proud Boys’ janë akuzuar për rebelim./VOA

donald trump sulmi ne capitol

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin