LIVE UPDATES
Bota

Komisioni Europian i përgjigjet kërcënimeve të Trump për bashkëpunim me Kanadanë: Nuk po kthehemi kundër askujt

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi të mërkurën se dëshiron të hapë rrugën që Kanadaja të bëhet anëtarja e parë e asociuar e Bashkimit Evropian.

17 September 2026, 14:54 Nga E.d
Komisioni Europian i përgjigjet kërcënimeve të Trump
Ursula von der Leyen dhe Donald Trump

BRUKSEL- Presidenti amerikan, Donald Trump po hap një front të ri me Bashkimin Evropian, këtë herë me rastin e propozimit të Ursula von der Leyen për të hapur rrugën që Kanadaja të bëhet anëtarja e parë e asociuar e BE-së. Presidenti amerikan e përshkroi idenë si qesharake dhe paralajmëroi se nëse e konsideron këtë veprim armiqësor ndaj Shteteve të Bashkuara, mund të përgjigjet me tarifa shumë të larta ose edhe duke kufizuar tregtinë me Evropën.

"Nëse e bëjnë dhe unë e konsideroj të paktën një veprim armiqësor, unë do të vendos tarifa shumë të rënda ose do të ndaloj tregtinë me Evropën për shumë gjëra. Nëse ka qëllim të mirë, atëherë në rregull. Nëse ka qëllim të keq, ne do të vendosim tarifa shumë të rënda për Evropën", u tha Trump gazetarëve, duke e përshkruar propozimin si qesharak.

Komisioni Evropian u përgjigj duke u përpjekur ta bënte të qartë se iniciativa nuk drejtohet kundër Shteteve të Bashkuara.

“Siç e bëri të qartë Presidenti ynë dje, forcimi i propozuar i partneritetit tonë me Kanadanë nuk drejtohet kundër askujt tjetër, por synon fuqizimin tonë të ndërsjellë ”, tha zëdhënësi i Komisionit, Olof Gill .

Propozimi i Von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi të mërkurën se dëshiron të hapë rrugën që Kanadaja të bëhet anëtarja e parë e asociuar e Bashkimit Evropian. Propozimi u bë gjatë fjalimit të saj vjetor për Gjendjen e Unionit në Parlamentin Evropian në Strasburg, në prani të Kryeministrit kanadez Mark Carney. Ai kishte thënë më parë gjatë javës se Ottawa kërkon një aleancë unike me BE-në, por e bëri të qartë se nuk po kërkon anëtarësim të plotë në Bashkim.

"Ne duam ta çojmë marrëdhënien tonë me Kanadanë në nivelin më të lartë të mundshëm", tha von der Leyen , duke propozuar të hapë rrugën që Kanadaja të bëhet "anëtarja e parë e asociuar" e Bashkimit Evropian.

Megjithatë, aktualisht nuk ka status të institucionalizuar të anëtarit të asociuar në Traktatet Evropiane. Versione të ndryshme të një marrëdhënieje të ndërmjetme me BE-në janë formuluar herë pas here, por pa u krijuar një kategori e tillë zyrtare.

Çfarë kërkon Kanadaja?

Qeveria Carney po kërkon aleanca të reja ndërkombëtare në një kohë të përkeqësimit të ndjeshëm të marrëdhënieve me Uashingtonin dhe deklaratave të përsëritura nga Donald Trump në lidhje me Kanadanë dhe sovranitetin e saj.

Në të njëjtën kohë, Brukseli dhe Ottawa po kërkojnë të forcojnë bashkëpunimin me njëri-tjetrin, si për të kufizuar varësinë e tyre ekonomike nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina, ashtu edhe për të forcuar, siç argumentojnë të dyja palët, demokracinë dhe një rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Bashkëpunimi mund të përfshijë prodhimin, krijimin e një aleance teknologjike, integrimin e pjesëve të industrive të mbrojtjes, Inteligjencën Artificiale, energjinë, lëndët e para kritike, bateritë, teknologjitë kuantike, sigurinë kibernetike dhe sigurinë ekonomike në përgjithësi./Dosja.al

shba be kanada

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin