LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Koncerti në Kroaci, 500,000 shikues për këngëtarin ekstremist

Më 5 korrik mbahet koncerti më i madh në historinë evropiane në Zagreb: Gjysmë milioni bileta janë shitur për koncertin e yllit të muzikës pop, ekstremistin e djathtë, Marko Perkoviq "Thompson".

5 July 2025, 10:39 Nga E. D
Koncerti në Kroaci, 500,000 shikues për këngëtarin
foto ilustruese

KROACI-  Kryeqyteti i Kroacisë nuk ka përjetuar kurrë një tension të tillë në prag të një eventi kulturor. Koncerti i këngëtarit nacionalist të djathtë, Marko Perkoviq, i njohur edhe si "Thompson", që zhvillohet të shtunën më 5 korrik 2025, në Zagreb, tejkalon të gjitha eventet e krahasueshme.

Kjo nuk ka të bëjë vetëm me pikëpamjet ekstreme politike të muzikantit 58-vjeçar, i cili e quan veten sipas mitralozit ("Thompson") që përdori në luftën e Kroacisë për pavarësi nga viti 1992 deri në vitin 1995.

E diskutueshmë është po ashtu se si qyteti me 800,000 banorë do të përballojë afërsisht 500,000 shikues të koncertit që kanë blerë bileta paraprakisht deri më sot. Duke pasur parasysh këtë turmë, ekziston frika e një kolapsit të trafikut, kujdesit shëndetësor dhe sigurisë publike në skenarin më të keq.

Edhe sigurimi i koncertit është një sfidë për Kroacinë, një vend me katër milionë banorë. Kësaj i shtohen shërbimet e emergjencës, parkimi dhe transporti publik.

Në të njëjtën kohë, debati rreth arsyeve të popullaritetit të Perkoviq vazhdon. Është e padiskutueshme që paraqitjet e "Thompson" në festime të ndryshme të fitores së ekipit kombëtar kroat të futbollit dhanë një kontribut të madh në karrierën e tij.

Politikanë kryesorë nga shteti më i ri anëtar i BE-së ishin të pranishëm në disa raste - edhe pse "Thompson" i lavdëron hapur fashistët ustashë kroatë, të cilët ishin aleatë me Gjermaninë e Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore, në këngët dhe koncertet e tij.

Ekstremizëm i djathtë i pranueshëm?

"Duke pasur parasysh zhvendosjen e përgjithshme djathtas, jo vetëm në Kroaci, por në të gjithë Evropën dhe botën, popullariteti i Thompson nuk është i habitshëm", thotë muzikologia dhe historiania Lada Durakoviq në një intervistë me DW.

Në Kroaci, arsyeja e suksesit të këngëtarit ekstremist të krahut të djathtë është më pak lufta midis kroatëve dhe serbëve në vitet 1990 sesa pushtimi serb i një të tretës së Kroacisë në vitin 1992 dhe çlirimi i mëvonshëm i vendit në vitin 1995. Gjatë kësaj periudhe, ekstremizmi i krahut të djathtë u bë i pranueshëm në shoqërinë kroate - me iniciativën e elitave të vendit.

Për shembull, përdorimi i përshëndetjes ustashe "Për atdheun - gati!" (kroatisht: Za dom - spremni) u legalizua. Thompson e përdor përshëndetjen në performancat e tij, për shembull, si hyrje në hitin e tij të parë dhe ndoshta më të madh, "Cavoglave" - ​​emri i fshatit nga vjen këngëtari dhe të cilin e mbrojti kundër luftëtarëve serbë gjatë luftës. Perkoviq demonstron hapur edhe qëndrimin e tij pro-kroat në këngë të tjera, të tilla si "Lijepa li si" (Sa e bukur je), në të cilën ai përshkruan një rajon të Bosnjë-Hercegovinës fqinje si pjesë të Kroacisë.

Reagimi ndaj frustrimit të thellë shoqëror

"Në një vend ku Akademia e Shkencave dhe Arteve e zbardh ikonografinë ustashe, simbolet ustashe në koncertet e Thompson nuk janë një skandal, por pjesë e procesit të normalizimit institucional të revizionizmit historik", thotë Lada Durakoviq.

Në këtë drejtim, Perkoviq është "pjesë e një politike kulturore të miratuar nga shteti". Për të paktën një pjesë të audiencës, popullariteti i Thompson është një vendim i vetëdijshëm ideologjik: "Këta njerëz ndajnë narrativën e tij; ata mbështesin banalizimin dhe relativizimin e krimeve fashiste".

Por është një thjeshtëzim i tepërt të shikosh popullaritetin e këngëtarit ekstremist të krahut të djathtë vetëm nga një perspektivë politike. Muzika e tij është të paktën po aq e rëndësishme: "Modele hard rock ose heavy metal me refrene melodike dhe ritme të forta, tranzicione të thjeshta harmonike, kitara të shtrembëruara, bateri të fuqishme, përdorimi i instrumenteve tradicionale dhe vokale të artikuluara dominuese emocionalisht - ky është thelbi i apelit të Thompson", thotë Durakoviq.

"Thompson ofron përgjigje për probleme të tilla si pasiguria materiale, çorientimi kulturor, boshllëku simbolik. Kush jemi ne? Çfarë kemi mbijetuar? Për çfarë kemi luftuar? A është kjo Kroacia që ëndërruam? Dhe përgjigjet e tij janë: Vuajtja juaj është legjitime, përkatësia ndaj popullit kroat është e shenjtë, sakrifica juaj është e vërtetë dhe historike".

"Thompson" është "një hartë e qëndrueshme afektive" për shumë njerëz në Kroaci, vazhdon Durakoviq. "E di si ndiheni - dhe muzika ime konfirmon se keni të drejtë", thotë ai.

Prandaj, Perkoviq nuk është si "çdo këngëtar, por një qendër emocionale për mijëra, një rregullator i ndjenjës së identitetit, një prodhues i një lloj kohezioni afektiv kolektiv që përcjell një ndjenjë rendi, kuptimi dhe përkatësie në një shoqëri me pasiguri të thellë"./DW

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin