LIVE UPDATES
Bota

Konferenca e Londrës, aleatët premtojnë miliarda dollarë për rindërtimin e Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i cili iu drejtua delegatëve përmes videos, tha se vendi i tij kishte nevojë për veprime, jo vetëm premtime.

21 June 2023, 20:55 Nga a.l
Konferenca e Londrës, aleatët premtojnë miliarda dollarë
Foto ilustruese

Aleatët e Ukrainës premtuan disa miliarda dollarë ndihma për të rindërtuar infrastrukturën e shkatërruar nga lufta, për të luftuar korrupsionin dhe për të ndihmuar në hapjen e rrugës së vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Duke theksuar nevojat e mëdha, diplomatët dhe udhëheqësit politikë në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës në Londër u kërkuan kompanive të sektorit privat të investojnë për të ringjallur një ekonomi të goditur nga pothuajse një vit e gjysmë luftë.

Delegatë nga më shumë se 60 vende morën pjesë në konferencë, e cila është njëkohësisht një forum për mbledhjen e fondeve dhe një mesazh për Rusinë se mbështetësit perëndimorë të Ukrainës do të jenë përkrah Kievit për një kohë të gjatë.

Sipas Bankës Botërore kostoja e rindërtimit vlerësohet në më shumë se 400 miliardë dollarë, një shifër që rritet çdo ditë krahas numrit të viktimave nga pushtimi rus. Politikanët nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara u zotuan se Rusia një ditë do të detyrohej të paguante për shkatërrimet – megjithëse zyrtarët e pranojnë se kjo ditë është ende e largët.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se Shtetet e Bashkuara do të japin më shumë se 1.3 miliardë dollarë ndihmë të re, duke përfshirë më shumë se 500 milionë dollarë për të rivendosur dhe përmirësuar rrjetin e dëmtuar energjitik të Ukrainës.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi 55 miliardë dollarë deri në vitin 2027, ndërsa Britania premtoi 305 milionë dollarë ndihmë dhe 3.8 miliardë dollarë garanci kredie të Bankës Botërore për Ukrainën. Gjermania njoftoi 416 milionë dollarë ndihma humanitare.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i cili iu drejtua delegatëve përmes videos, tha se vendi i tij kishte nevojë për veprime, jo vetëm premtime.

"Ne duhet të kalojmë nga vizioni në marrëveshje dhe nga marrëveshjet në projekte reale," tha ai.

Zoti Zelenskyy, i cili po bën presion që Ukraina të bashkohet me NATO-n dhe Bashkimin Evropian, u bëri thirrje udhëheqësve perëndimorë që të kenë "guximin" për të pranuar se vendi i tij është tashmë një pjesë kyçe e aleancave të tyre ekonomike dhe të mbrojtjes.

“Ne presim vetëm guximin e udhëheqësve të aleancës për ta njohur këtë realitet politikisht”, tha ai.

Presidenti Zelenskyy dëshiron të marrë një angazhim të plotë nga udhëheqësit e BE-së kur ata të takohen në tetor për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit.

Zonja Von der Leyen tha "Nuk ka asnjë dyshim se Ukraina do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian", por theksoi se Kievi duhet të përmbushë ende kushtet përpara se të fillojë bisedimet e anëtarësimit duke përfshirë uljen e korrupsionit dhe reformimin e gjyqësorit.

"Pavarësisht luftës, Ukraina ka përshpejtuar axhendën e saj të reformave me shpejtësi dhe vendosmëri mbresëlënëse," tha zonja von der Leyen. Ajo tha se reforma të tilla do të dërgonin "një mesazh të fuqishëm" për investitorët se ata do të kenë "transparencën, drejtësinë dhe institucionet funksionale që duhen për të investuar në Ukrainë”.

Sekretari Blinken theksoi gjithashtu rëndësinë e përpjekjeve kundër korrupsionit nga Ukraina, një vend i rrënuar prej kohësh nga korrupsioni. Ai tha se disa nga fondet amerikane do të shkojnë për përmirësimin e porteve dhe infrastrukturës kufitare dhe dixhitalizimin e procedurave doganore për të zvogëluar shkeljen e rregullave.

“Qëllimi është të rindërtojmë një Ukrainë që është e përshtatshme për BE-në”, tha Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, vendi i së cilës do të presë një tjetër konferencë për rimëkëmbjen vitin e ardhshëm.

Përpara konferencës, sekretari Blinken tha se Ukraina e pasluftës do të ketë nevojë për "ekonominë më të fortë të mundshme, demokracinë më të fortë" në mënyrë që të tërheqë investimet që do t'i nevojiten urgjentisht.

Konferenca synon të shfrytëzojë investimet e sektorit privat. Kryeministri britanik Rishi Sunak tha se firmat BT, Virgin, Philips dhe Hyundai Engineering janë midis më shumë se 400 kompanive nga 38 vende që janë zotuar të investojnë në Ukrainë.

Kryeministri Sunak tha se Ukraina është një "mundësi e madhe investimi" pavarësisht nga shkatërrimi në rritje nga sulmet ruse. Zoti Sunak bëri thirrje për investime në teknologji dhe energjinë e gjelbër për të ndihmuar në ndërtimin e "një Ukraine financiarisht më të fortë dhe teknologjikisht të avancuar".

Në konferencën e rimëkëmbjes të vitit të kaluar në Zvicër, Ukraina bëri thirrje që miliarda dollarë që i janë bllokuar Rusisë nga vendet perëndimore të përdoren për rimëkëmbjen e Ukrainës.

Kjo është ende në fazën e diskutimit në vende të ndryshme por Britania ndërmori një hap në këtë drejtim këtë javë, duke zgjatur sanksionet ndaj Rusisë në mënyrë që fondet të mbahen të ngrira derisa Ukraina të marrë kompensim për pushtimin.

“Le të jemi të qartë: Rusia po shkakton shkatërrimin e Ukrainës dhe Rusia përfundimisht do të përballojë koston e rindërtimit të Ukrainës”, tha zoti Blinken./VOA 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin