LIVE UPDATES
Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani po çimenton kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit

Duke kërcënuar dhe duke sulmuar dërgesat ndërkombëtare, Irani e ka çuar trafikun detar pothuajse në një paralizë të plotë, duke i dhënë vetes një levë të madhe ndaj fqinjëve të tij në Gjirin Persik dhe ndaj ekonomisë globale.

22 May 2026, 08:05 Nga D.S
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani po çimenton kontrollin mbi
ngushtica e hormuzit

SHBA- Pak pas nisjes së luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, Irani mori kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, një arterie kyç për furnizimet globale të naftës dhe gazit. Duke kërcënuar dhe duke sulmuar dërgesat ndërkombëtare, Irani e ka çuar trafikun detar pothuajse në një paralizë të plotë, duke i dhënë vetes një levë të madhe ndaj fqinjëve të tij në Gjirin Persik dhe ndaj ekonomisë globale.

Tani, Republika Islamike po e formalizon dominimin e saj mbi këtë nyje strategjike duke vendosur një regjim të ri transiti. Kjo po ndodh pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara, që kanë vendosur një bllokadë të tyre në ngushticë.

Autoriteti i Ngushticës së Gjirit Persik të Iranit (PGSA) – një trup i ri që është i ngarkuar për verifikimin dhe vendosjes së tarifave ndaj anijeve – filloi zyrtarisht funksionimin më 18 maj. Në një postim në X më 20 maj, ku u postua edhe një hartë, PGSA-ja përcaktoi zonën e kontrollit detar të Iranit në Ngushticën e Hormuzit.

Ky autoritet tha se kjo zonë përfshin hapësirën midis vijës që shtrihet nga “Kuh-e Mubarak në Iran deri në jug të Fuxhairasë në Emiratet e Bashkuara Arabe... deri te vija që lidh cepin e ishullit Keshm në Iran dhe Um Al-Kuvain në Emirate të Bashkuara Arabe”. Në postim u shtua se “transiti përmes kësaj zone me qëllim kalimin përmes Ngushticës së Hormuzit kërkon koordinim me autorizim nga Autoriteti i Ngushticës së Gjirit Persik”.

Irani, në praktikë, po “e shndërron ngushticën nga një korridor transiti, që ka ndërprerje, në një regjim lejesh, të administruar nga shteti, dhe të tarifave”, tha Windward, kompania për informacione detare, përmes një raporti të publikuar më 20 maj.

Edhe pse postimet e PGSA-së në X citohen nga mediat shtetërore, mbetet e paqartë se kush qëndron pas kësaj llogarie, cili entitet e mbikëqyr apo ku i ka zyrat, nëse ka. Madje, ky autoritet nuk ka as ueb-faqe. Gazetarja hulumtuese me bazë në Iran, Fatemeh Karimkhan, tha se “nuk ka të dhëna” për ekzistencën e PGSA-së.

“Është e habitshme që një llogari e paverifikuar në X mund të kontrollojë rrjedhën e lajmeve në këtë mënyrë”, shkroi ajo në X. Kjo lëvizje nga PGSA-ja nxiti reagime të ashpra nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke thënë se zona e pretenduar e kontrollit nga Irani zgjatet deri në ujërat territoriale të Emirateve.

“Regjimi po tenton të krijojë një realitet të ri i lindur nga një disfatë e qartë ushtarake, por përpjekjet për të kontrolluar Ngushticën e Hormuzit apo për të cenuar sovranitetin detar të Emirateve nuk janë asgjë tjetër veçse ëndrra me sy hapur”, shkroi në X më 21 maj Anwar Gargash, këshilltar presidencial në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërkaq, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) tha përmes një deklarate më 20 maj se ka koordinuar transitin e 26 anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit, që lidh Gjirin Persik me detin e hapur, gjatë 24 orëve paraprake.

“Trafiku përmes Ngushticës së Hormuzit po realizohet me leje dhe koordinim me Marinën e IRGC-së”, tha Garda Revolucionare. Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur që në mënyrë të pavarur ta verifikojë këtë pretendim.

Windward tha se më 20 maj, tre VLCC, apo transportues shumë të mëdhenj të naftës bruto, kaluan përmes Ngushticës së Hormuzit. Në mesin e tyre ishin dy anije të kontrolluara nga Kina dhe një anije cisternë me flamur të Koresë së Jugut. Dy ditë më herët, SHBA-ja shënjestroi një VLCC të lidhur me Iranin në Oqeanin Indian. Ky ishte sekuestrimi i tretë nga SHBA-ja i një cisterne të lidhur me Iranin që nga fillimi i bllokadës detare më 13 prill.

“Pamja e përgjithshme tregon një ngushticë që nuk është më një korridor i mbyllur, por një mjedis i kontestuar dhe me qasje të shkallëzuar, i formësuar nga zbatimi paralel amerikan dhe kontrolli administrativ iranian”, tha Windward.

Ekspertët detarë thanë se regjimi i ri iranian për lëshimin e lejeve dhe vendosjen e tarifave në Ngushticën e Hormuzit është i paligjshëm. Sipas Konventës së OKB-së për të Drejtën e Detit (UNCLOS), anijeve që kalojnë në mënyrë “paqësore” nëpër ujërat territoriale të një shteti nuk mund t’u ngarkohet tarifë. Por, kjo konventë – të cilën Irani e ka nënshkruar, por kurrë nuk e ka ratifikuar – parashikon gjithashtu se anijet mund të tarifohen për “shërbime specifike” që u ofrohen.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, juristi detar dhe eksperti për qeverisjen oqeanike, Ian Ralby, i përshkroi veprimet e Iranit si “qartazi të paligjshme, sipas të drejtës ndërkombëtare”. Ekspertët kanë ngritur gjithashtu dyshime mbi ligjshmërinë e bllokadës detare të Shteteve të Bashkuara ndaj anijeve dhe porteve iraniane, e cila ka ndërprerë tregtinë detare të Teheranit.

Fqinjët e Iranit – Iraku dhe Pakistani – si dhe India kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe me Teheranin, duke mbetur jashtë sistemit të tarifimit iranian. Por, të gjitha vendet e tjera përballen me detyrimin për të paguar një tarifë, e cila raportohet të jetë rreth 2 milionë dollarë për anije, në juan kinez ose në kriptovalutë.

Në nivelet aktuale, sistemi i tarifave i Iranit mund të gjenerojë deri në 3 miliardë dollarë në vit, thanë ekspertët. Kjo shifër mund të rritet deri në rreth 8 miliardë dollarë në vit nëse trafiku detar kthehet në nivelet që ishte para konfliktit, kur deri në 140 anije kalonin çdo ditë nëpër ngushticë.

“Operatorët që paguajnë tarifat e PGSA-së janë kryesisht aktorë të lidhur me Kinën dhe operatorë të flotës gri dhe flotës në hije që menaxhohen nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët nuk mund të sigurojnë mbulim në nivel shtetëror. Asnjë operator me flamur perëndimor nuk ka pranuar publikisht pagesë”, tha Windward në raportin e 20 majit.

Ekspertët thanë se pagesa e kësaj tarife mund t’i ekspozojë kompanitë e transportit detar ndaj sanksioneve amerikane. Pavarësisht rreziqeve, operatorët mund të jenë të gatshëm të bëjnë biznes me Iranin.

“Fatkeqësisht, nevoja për tregti detare si për daljen ashtu edhe për hyrjen në Gjirin Persik është aq e madhe, sa shumë operatorë potencialisht janë të gatshëm ta paguajnë atë tarifë”, tha Ralby, i cili drejton organizatën jofitimprurëse për sigurinë detare, Auxilium Worldwide./REL

ngushtica e hormuzit iran shba

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin