LIVE UPDATES
Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Marrëveshja me Uashingtonin i përçan predikuesit e linjës së ashpër në Iran

Por, derisa një memorandum paraprak mirëkuptimi me Uashingtonin ka nisur të japë fryt, e njëjta bazë mbështetëse ka filluar të shfaqë përçarje, dhe rëndësia e këtyre ndasive është shumë më e thellë sesa mospajtimet për një marrëveshje të caktuar.

29 June 2026, 07:27 Nga D.S

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Marrëveshja me Uashingtonin i

IRAN- Debati mbi marrëveshjen e mundshme të Iranit me Shtetet e Bashkuara ka kaluar përtej klasës politike të vendit dhe është shtrirë edhe në institucionet fetare dhe tubimet popullore, të cilat prej kohësh kanë shërbyer si baza më besnike e mbështetjes për Republikën Islamike.

Qëkurse shpërtheu lufta dhe u vra udhëheqësi suprem, ajatollah Ali Khamenei, në sulmet amerikano-izraelite, klerikët e afërt me shtetin dhe recituesit e elegjive fetare kanë luajtur rol shumë të madh në mobilizimin e mbështetjes publike për Republikën Islamike dhe Forcat e Armatosura, përmes tubimeve të natës në sheshet e Teheranit dhe predikimeve fetare në gjithë vendin.

Por, derisa një memorandum paraprak mirëkuptimi me Uashingtonin ka nisur të japë fryt, e njëjta bazë mbështetëse ka filluar të shfaqë përçarje, dhe rëndësia e këtyre ndasive është shumë më e thellë sesa mospajtimet për një marrëveshje të caktuar. Për vite me radhë, kleri fetar dhe tubimet popullore kanë qenë ndër instrumentet më të besueshme të mobilizimit politik në dispozicion të Republikës Islamike.

Tani, në mes të një procesi diplomatik historik, pikërisht këto instrumente po amplifikojnë kontradiktat e brendshme të shtetit – në një kohë kur udhëheqësi i ri suprem ende nuk është shfaqur publikisht dhe nuk është dëgjuar fare në kamera.

Të njohur në persisht si "madahan", recituesit e elegjive fetare udhëheqin ceremonitë e zisë dhe prej kohësh kanë shërbyer si mobilizues kyç politikë për Republikën Islamike.

Përçarja u thellua pasi Mojtaba Khamenei, i cili pasoi të atin si udhëheqësi i ri suprem i Republikës Islamike, publikoi një deklaratë ku tha se ai "në parim kishte pasur një qëndrim ndryshe" ndaj marrëveshjes, por kishte dhënë pëlqimin pasi presidenti Masud Pezeshkian kishte marrë përsipër personalisht përgjegjësinë për rezultatin.

Përfaqësuesit e vijës së ashpër e interpretuan këtë formulim si një shenjë se vetë udhëheqja ishte, në rastin më të mirë, ngurruese, dhe e përdorën atë për ta arsyetuar kundërshtimin e tyre gjithnjë e më publik.

Disa recitues elegjish kanë shkuar edhe më tej se kritikat. Në pamje filmike që u shpërndanë gjerësisht në internet, një "madah" i quajtur Mohammad Ali Bakhshi lëshoi një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj Pezeshkianit, duke paralajmëruar se, nëse nuk plotësoheshin kushtet e vendosura nga udhëheqësi suprem, "ne e dimë çfarë të bëjmë me një teh dhe me fytin tënd".

Kërcënimi shkaktoi një reagim të ashpër publik nga një zëdhënës i lartë presidencial, i cili e quajti atë " fyerje ndaj votës së miliona iranianëve".

Reza Narimani, një tjetër recitues elegjish i afërt me establishmentin, përdori një predikim të fundit për të sulmuar Pezeshkianin lidhur me deklaratat e presidentit se qeveria kishte vënë në dispozicion të divizionit ajror-hapësinor të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) 20 milionë fuçi naftë, në mënyrë që ai të mund të luftonte.

Narimani e quajti këtë mënyrë të paraqitjes së çështjes fyerje ndaj forcave të armatosura.

"A do të fillojë tani qeveria ta qarkullojë një thes për mbledhje donacionesh në ceremonitë mortore, duke u kërkuar njerëzve të kontribuojnë për ushtrinë?" pyeti ai.

Ai gjithashtu pretendoi se udhëheqësi suprem kishte deklaruar shprehimisht se ishte kundër negociatave dhe marrëveshjes, duke argumentuar se ishte "e qartë" se nuk duhej të ishin zhvilluar bisedime fare.

Jo të gjithë predikuesit kanë mbajtur këtë qëndrim. Meysam Motiee, një nga recituesit më të njohur të elegjive fetare të afërt me shtetin, i drejtoi kritikat jo ekipit negociator, por atyre që po sulmonin komandantët ushtarakë për pranimin e marrëveshjes së përkohshme me Uashingtonin.

"Si mund ta lejojë dikush veten të ulet nën kondicioner, me këmbët kryq, dhe t'u drejtohet komandantëve të gardës, ushtrisë dhe forcave të sigurisë me gjuhën më fyese?" tha ai.

"Pikërisht këtë e dëshiron kundërrevolucioni", theksoi ai.

Qëndrimi i tij u kritikua menjëherë nga media e vijës së ashpër Raja News, e cila e akuzoi se po sulmonte protestuesit në rrugë në vend që të kërkonte llogari nga zyrtarët. Ndërkohë, sipas raportimeve, presioni po ushtrohet edhe nga nivelet më të larta të pushtetit.

Një recitues elegjish i quajtur Mohammad Taheri deklaroi në një tubim të fundit nate në Teheran se Khamenei kishte udhëzuar personalisht figurat fetare t'u thoshin turmave të shmangnin çdo deklaratë që mund të dobësonte qeverinë ose ekipin negociator – një pretendim që, megjithëse nuk është verifikuar, pati peshë të konsiderueshme politike./REL

konflikti në lindjen e mesme iran shba

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin