Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Deti Arabik lidh veriun e Gjirit të Omanit dhe më pas Ngushticën e Hormuzit.
IRAN- Komanda Qendrore e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se aeroplanmbajtësi, USS George Washington, ka arritur në Detin Arabik. Deti Arabik lidh veriun e Gjirit të Omanit dhe më pas Ngushticën e Hormuzit.
Ky dislokim vjen në kohën kur presidenti amerikan, Donald Trump, pretedon se Uashingtoni ka kontroll mbi Ngushticën e Hormuzit, teksa Irani thotë se rruga jetike ujore do të mbetet e mbyllur derisa SHBA-ja të zbatojë disa kushte të Republikës Islamike.
CENTCOM publikoi më 20 gusht një fotografi në X të ekuipazhit të aeroplanmbajtëses në kuvertë, në Detin Arabik, dhe tha se Grupi Sulmues i Aeroplanmbajtëses George Washington kishte hyrë një ditë më parë në zonën e përgjegjësisë së komandës dhe do të operojë në rajon si pjesë e dislokimit të planifikuar.
The Wall Street Journal, CNN dhe NBC News raportuan se USS George Washington po dërgohej në Lindjen e Mesme për të zëvendësuar USS Abraham Lincoln. CNN, duke cituar një zyrtar amerikan, tha se rotacioni ishte planifikuar paraprakisht.
Kjo lëvizje vjen në mes të raportimeve për mungesa ushqimesh dhe furnizimesh, probleme teknike, rënie të moralit dhe shqetësime për shëndetin mendor në bordin e aeroplanmbajtësit Lincoln, pas muajsh qëndrimi në det.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se raportimet për kushtet e vështira në bordin e anijes ishin “krejtësisht të shtrembëruara” dhe se ushtria po bënte gjithçka të mundur për të mbështetur ekuipazhin.
Abraham Lincoln u largua nga San Diego në nëntor të vitit 2025 dhe ka qëndruar për më shumë se tetë muaj i dislokuar, përfshirë më shumë se 200 ditë radhazi pa hyrë në një port për të bërë një ndalesë substanciale. Dislokimet e aeroplanmbajtësve amerikanë zakonisht zgjasin rreth gjashtë deri në nëntë muaj, megjithëse mund të zgjaten gjatë kohës së luftës./REL
Foto ilustruse KOLUMBI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolumbi, ku një minierë është shembur, ndërsa si pas...
Foto ilustruese TIRANË- Çmimet e karburanteve në Shqipëri kanë shënuar një tjetër rritje të menj&...
Foto ilustruese EUROPË- Nga Spanja dhe Franca te Portugalia, Greqia dhe Italia, lista e vendeve evropiane të prekura nga zj...
Pamje GJERMANI- Stuhi të forta dhe dy tornado shkaktuan dëme të mëdha materiale dhe vdekjen e një gruaje në disa lande të...
Aleksandër Vuçiç Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se i ka kërkuar sekretarit të përgjithsh&...
pamje nga vendngjarja UKRAINË- Të paktën 16 persona u vranë dhe më shumë se 40 u plagosën në Kiev dhe zon&eum...
SHBA- Afrimiteti i presidentit amerikan Donald Trump me këshilltaren e tij ka nxitur spekulime për një marrëdhënie të munds...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi vendosjen e sanksioneve ekonomike të paprecedentë kundër Iranit, duke e pë...
UKRAINË- Rusia lëshoi një breshëri raketash dhe dronësh kundër Kievit, duke vrarë të paktën 11 persona dhe plagos...
Për dekada me radhë, debati në Iran për Detin Kaspik është përqendruar shpesh rreth një pyetjeje në dukje të...