LIVE UPDATES
Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump u bën thirrje forcave iraniane t’i ulin armët

Ai i ka bërë këto deklarata teksa shqetësimet sa shkojnë e rriten që lufta e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit po përhapet në gjithë Lindjen e Mesme, dhe nuk po prek vetëm aleatët arabë të Uashingtonit, por edhe vendet tjera që nuk janë pjesë e Gjirit, sikurse Azerbajxhani, Turqia, Qiproja dhe madje Shri Lanka, rreth 3.900 kilometra larg. 

6 March 2026, 16:31 Nga E.d
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump u bën thirrje forcave iraniane
Foto ilustruse

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump u ka bërë thirrje anëtarëve të ushtrisë dhe policisë iraniane si dhe Gardës Revolucionare Islamike të Iranit që t’i ulin poshtë armët, duke u premtuar “imunitet të plotë” nëse e braktisin udhëheqjen klerikale të shtetit.

Ai i ka bërë këto deklarata teksa shqetësimet sa shkojnë e rriten që lufta e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit po përhapet në gjithë Lindjen e Mesme, dhe nuk po prek vetëm aleatët arabë të Uashingtonit, por edhe vendet tjera që nuk janë pjesë e Gjirit, sikurse Azerbajxhani, Turqia, Qiproja dhe madje Shri Lanka, rreth 3.900 kilometra larg. 

Trump, duke folur nga Shtëpia e Bardhë më 5 mars, u ka bërë thirrje forcave të sigurisë që të rreshtohen me popullin iranian dhe të ndihmojnë në rrëzimin e Qeverisë që e ka udhëhequr shtetin prej Revolucionit Islamik të vitit 1989.

“U bëj thirrje edhe një herë të gjithë anëtarëve të Gardës Revolucionare Islamike, ushtrisë dhe policisë që t’i ulin armët. Tani është koha të rreshtoheni me popullin iranian dhe të ndihmoni në kthimin e shtetit tuaj”, ka thënë Trump.

Ai u bëri thirrje edhe diplomatëve iranianë që janë nëpër vende të ndryshme që të kërkojnë azil dhe të ndihmojnë në formësimin e të ardhmes së Iranit.

“U bëjmë thirrje diplomatëve iranianë nëpër botë që të kërkojnë azil dhe të ndihmojnë në krijimin e një Irani të ri dhe më të mirë, me potencial të madh”.

Më vonë, në një intervistë për transmetuesin NBC News, Trump ka thënë se nuk po e shqyrton angazhimin e trupave amerikane tokësore në Iran.

“Është humbje kohe. Ata kanë humbur gjithçka. E kanë humbur marinën. Kanë humbur gjithcka që mund të humbnin”, ka thënë ai për NBC News në një thirrje telefonike, duke shtuar se komenti i ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araqchi se Irani është gati nëse do të ketë ndonjë pushtim tokësor është “koment shterpë”.

Pretendimet për humbje të mëdha ushtarake

Presidenti amerikan ka pretenduar se kapacitetet e ushtrisë iraniane janë degraduar rëndë pas luftimeve të fundit.

“Në vetëm tre ditë, armët anti-ajrore janë zhdukur. Nuk kanë forcë ajrore. Nuk kanë mbrojtje ajrore”, ka thënë Trump.

“Të gjithë aeroplanët e tyre janë shkatërruar. Komunikimet e tyre janë shkatërruar”.

Sipas tij, 60 për qind e raketave iraniane dhe 64 për qind e lansueseve të raketave janë shkatërruar dhe që marina e Iranit i ka humbut 24 anije.

Ai e ka akuzuar Teheranin për sulme kundër disa vendeve të Gjirit, përfshirë Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Ata po e sulmonin gjithë Lindjen e Mesme. Më pas ne u angazhuam dhe e prishëm festën e tyre”, ka thënë mes tjerash presidenti amerikan.

Diskutimet për liderin e ri

Disa orë më parë, Trump ka thënë se Uashingtoni do të ndihmojë në zgjedhjen e liderit të ri në Iran, pasi lideri suprem, Ali Khamenei është vrarë në fazat fillestare të luftës që ka nisur më 28 shkurt.

Trump, duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters, e ka hedhur poshtë mundësinë që Mojtaba Khamenei, djali i liderit suprem të vrarë, të dalë në krye të shtetit, duke e quajtur “peshë të lehtë”.

“Ne duam të përfshihemi në procesin e zgjedhjes së personit që do ta udhëheqë Iranin në të ardhmen” është cituar të ketë thënë ai sipas agjencisë.

“Nuk mund të shkojmë çdo pesë vjet dhe ta bëjmë këtë gjë sërish… duhet të jetë dikush që është i mirë për popullin, i mirë për shtetin. Djali i Khameneit është i papranueshëm për mua. Ne duam një figurë që do të sjellë harmoni dhe paqe në Iran”, ka thënë Trump në një intervistë për Axios.

Hegseth: Lufta sapo ka nisur

Ndërkohë, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth e ka paralajmëruar Teheranin se ka gabuar nëse ka menduar që Shtetet e Bashkuara nuk mund ta vazhdojnë luftën, duke shtuar se forcat amerikane sapo kanë nisur të luftojnë.

Pentagoni ka thënë më 5 mars se ushtria amerikane i ka fundosur më shumë se 30 anije iranaine dhe që sulmet me raketa balistike nga Irani kanë rënë për 90 për qind prej ditës së parë të luftës. Sipas tij rreth 60 për qind e lansuesve të raketave janë shkatërruar./REL

shba iran konflikt

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin