Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
. Lëshimi u krye nga zona e Wonsan dhe vjen pak para stërvitjeve të përbashkëta ushtarake mes Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.
KORE E VERIUT- Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi drejt detit në lindje të vendit, duke shënuar testin e parë raketor pas më shumë se 40 ditësh. Lëshimi u krye nga zona e Wonsan dhe vjen pak para stërvitjeve të përbashkëta ushtarake mes Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.
Koreja e Jugut e ka dënuar veprimin si një provokim dhe shkelje të rezolutave të Kombeve të Bashkuara, ndërsa SHBA ka deklaruar se testi nuk përbën një kërcënim të menjëhershëm për forcat amerikane apo aleatët e saj. Ushtritë e Koresë së Jugut, SHBA-së dhe Japonisë kanë rritur gatishmërinë dhe po monitorojnë situatën për zhvillime të tjera.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ushtria e Koresë së Jugut tha se raketa u lançua nga zona Wonsan në bregun lindor të Koresë së Veriut rreth orës 11:00 sipas kohës greke. Zyra presidenciale e Koresë së Jugut tha se kishte mbajtur një takim urgjent sigurie dhe e dënoi lançimin si një akt provokues që shkelte rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ushtria amerikane tha në një deklaratë se ishte në dijeni të lançimit të raketës dhe ishte në koordinim të ngushtë me partnerët e saj.
"Bazuar në vlerësimet aktuale, ky incident nuk përbën një kërcënim të menjëhershëm për personelin amerikan ose territorin amerikan, ose për aleatët tanë. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për mbrojtjen e territorit amerikan dhe aleatëve tanë në rajon", tha Komanda e Paqësorit e SHBA-së në një deklaratë.
Testi i raketës mund të lidhet me kritikat e fundit nga Kim Yo Jong, motra e fuqishme e udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, mbi lëshimin e raketave Tomahawk nga Japonia, tha Lim Eul-chul, një profesoreshë në Institutin e Studimeve të Lindjes së Largët në Universitetin Kyungnam. Koreja e Veriut ka kryer një sërë testesh këtë vit, duke përfshirë ato të raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi, raketave artilerie dhe armëve të tjera taktike.
Testi më i fundit i konfirmuar i armëve, në fund të qershorit, përfshinte një sistem të përmirësuar të lëshimit të raketave të shumëfishta 240 mm, raketa balistike taktike dhe një obus vetëlëvizës 155 mm, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve KCNA të Koresë së Veriut. Ushtria e Koresë së Jugut tha se ka rritur gatishmërinë e saj për lëshime të mëtejshme dhe po ndan informacion me Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë./Dosja.al
Pamje nga aksidenti GJERMANI- Një aksident i rëndë është regjistruar në qytetin Gelsenkirchen të Gjermanisë, ku dy ...
Lumi Danub EVROPA- Niveli i ujit në lumin Danub ka rënë aq shumë sa pjesë të themeleve të Urës&...
Foto ilustruse JEMEN- Rebelët Houthi morën përgjegjësinë për sulmet me raketa dhe dronë kundër forcave të qeve...
Magnus Brunner MAROK- Bashkimi Evropian kërkon të forcojë bashkëpunimin me Marokun për kontrollin e migracionit, duke paralajm&eum...
Pamje nga sulmet RUSI- Forcat e armatosura ukrainase goditën me dronë dy rafineri nafte ruse në rajonet Bashkortostan dhe Yaroslavl. Guverna...
Kandidatët FRANCË- Tre kandidatë të mundshëm për zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2027 kanë denoncuar se j...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar ditën e sotme se Shtetet e Bashkuara kanë sasi masive municionesh, pas raportev...
Foto ilustruse IRAN- Irani po finalizon një marrëveshje me Omanin për lëvizjen e anijeve përmes ngushticës së Hormu...
Foto ilustruese FRANCË- Një çift pensionistësh në Lainville-en-Vexin, ranë viktimë e një mashtrimi të m...
Anthony Fauci SHBA-Komisioni i Senatit të SHBA-së ka miratuar një rezolutë që e shpall ish-drejtorin e Institutit Kombëtar t...