LIVE UPDATES
Bota

Korrupsion në Spanjë/ A po lëkundet qeveria spanjolle?

Udhëheqësi i opozitës Alberto Núñez Feijóo e quan Pedro Sánchez-in një "ujk në tufën e zyrtarëve të korruptuar". I përmenduri përgjigjet se Partia Popullore (PP) e Feijóo-s është një "enciklopedi e korrupsionit", dhe kështu vazhdon e gjitha, sipas motos: kush është më i korruptuar, e majta apo e djathta?

25 June 2025, 08:10 Nga E. D
Korrupsion në Spanjë/ A po lëkundet qeveria spanjolle?
foto ilustruese

SPANJË- "Dorëheqje", bërtasin njëzëri deputetët e opozitës në krye të qeverisë në parlamentinspanjoll. Që në orët e para të mëngjesit salla është e paqetë dhe kryetari i seancës duhet të ndërhyjë disa herë për të kërkuar respekt.

Udhëheqësi i opozitës Alberto Núñez Feijóo e quan Pedro Sánchez-in një "ujk në tufën e zyrtarëve të korruptuar". I përmenduri përgjigjet se Partia Popullore (PP) e Feijóo-s është një "enciklopedi e korrupsionit", dhe kështu vazhdon e gjitha, sipas motos: kush është më i korruptuar, e majta apo e djathta?

Me sa duket, Sánchezi ka kaluar në sulm. Pas publikimit të zbulimeve të fundit rreth skandalit të korrupsionit në partinë e tij, ai me përulësi i kërkoi falje popullit të enjten e kaluar. Ai e shqiptoi fjalën "më fal" tetë herë me një shprehje të zymtë në fytyrë.

Sánchez - i painformuar për realitetin

Që atëherë, titujt e gazetëve kanë vazhduar njësoj. Dhe madje edhe gazetat më miqësore ndaj qeverisë e shohin kryeministrin të lëkundur. "Sánchez e ka shteruar besueshmërinë e tij", pohon gazeta El País. Në rastin më të mirë, vazhdon gazeta, ai do të ishte një menaxher i keq personeli.

Të gjitha variantet e tjera supozojnë një shkallë të caktuar njohurie ose tolerance për atë që po bënin bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Por Sánchezi vazhdon të thotë se nuk ishte i informuar për gjithçka.

Santos Cerdán konsiderohet një njeri i besuar i ngushtë i udhëheqësit të partisë Sánchez. Ai akuzohet se ka "menaxhuar" ryshfete për kontrata ndërtimi.

Një person i besuar i Sánchezit në qendër të vëmendjes

Zbulimet e fundit kanë të bëjnë me Santos Cerdán-in, numrin tre në Partinë Socialiste të Punëtorëve Spanjolle. Cerdán konsiderohet një person i besuar i ngushtë i udhëheqësit të partisë Sánchez dhe luajti një rol të rëndësishëm në rikthimin e Sánchezit në pozicionin numër një të partisë tetë vjet më parë.

Sipas një raporti të Njësisë Qendrore të Hetimeve dhe Operacioneve (UCO), e cila është specializuar në krimet e korrupsionit, Cerdán, i cili që atëherë ka dhënë dorëheqjen, dyshohet se "ka menaxhuar" ryshfete të paligjshme për kontrata ndërtimi. Shuma përfshinte qindra mijëra euro. Hetuesit i kanë paraqitur me detaje gjetjet e tyre në gati 500 faqe.

Me sa duket, ata shohin prova të një organizate kriminale, të dokumentuara në bisedat e regjistruara midis Cerdánit dhe ish-Ministrit të Punëve Publike José Luis Ábalos dhe këshilltarit të tij Koldo García. Hetimet kundër këtyre dy figurave kanë shkaktuar zemërim në Spanjë për muaj të tërë.

Partia Popullore kishte mobilizuar tashmë 50.000 vetë për të protestuar kundër qeverisë para publikimit të fundit. Slogani: "Mafia ose demokraci".

Korrupsioni, temë e përsëritur në politikën spanjolle

E gjithë kjo ndodh pothuajse saktësisht shtatë vjet pasi qeveria e PP-së u rrëzua nga një mocion mosbesimi për shkak të një çështjeje korrupsioni. Pedro Sánchez drejton që atëherë. Në atë kohë, zyrtarë të lartë të partisë konservatore u dënuan me burgim të gjatë.

Nuk është çudi që qytetarët tani kanë përshtypjen se politika spanjolle, qoftë e krahut të djathtë apo të majtë, është e korruptuar. Politologu spanjoll Víctor Lapuente Gine, studiues në Universitetin e Göteborgut, e shpjegon këtë në këtë mënyrë: në administratën publike, karrierat shpesh varen nga partitë politike.

Sipas Gine, ka shumë agjenci të dedikuara për të luftuar korrupsionin, duke përfshirë zyrat e prokurorëve specialë dhe departamentet e transparencës: "Ne kemi shumë institucione, më shumë se në shumë vende të tjera, por ato janë qartësisht joefektive."

Lapuente kërkon bashkëpunim të përmirësuar midis këtyre institucioneve dhe transparencë më të madhe në dhënien e kontratave. Megjithatë, asnjë nga partitë kryesore nuk ka ndërmarrë ndonjë reformë të thellë deri tani. Kjo pavarësisht thirrjes së Sánchezit për "tolerancë zero" për korrupsionin në debatin aktual parlamentar.

Deri tani nuk ka shenja për mocion mosbesimi
Po tani? Kryeministri po përpiqet të fitojë kohë. Ai gjithashtu dëshiron të vlerësojë nëse shumica e tij parlamentare, tashmë e paqëndrueshme, e mbështet atë. Sánchez qeveris me koalicionin e krahut të majtë "Sumar". Ky koalicion tani këmbëngul të jetë "e majta e pastër". Disa deputetë shqyrtojnë largimin nga koalicioni. Megjithatë, për të mbijetuar një mocion të mundshme mosbesimi, Sánchezi do të kishte nevojë edhe për mbështetjen e grupeve parlamentare që e zgjodhën Kryeministër. Kjo përfshin partinë e udhëheqësit separatist katalanas Carles Puigdemont, i cili zakonisht kërkon një çmim në këmbim të mbështetjes së tij. 

Shumica rivale

Megjithatë, udhëheqësi i opozitës Feijóo mund të ketë nevojë edhe për këto grupe parlamentare për të shprehur mosbesimin ndaj Sánchez. Sot, ai u kërkoi atyre në Parlament të vendosin nëse duan të vazhdojnë skemën e korrupsionit. Edhe pse partia e Feijóo-s, Partia Popullore (PP), ka më shumë vende në Parlamentin Spanjoll sesa Social Demokratët, asaj i mungojnë katër vota për të paraqitur mocionin.

Ndërkohë, e gjithë Spanja vazhdon të pyesë veten a dinte diçka Sanchezi. Dhe nëse qeveria e tij do t'i mbijetojë kësaj krize. Politologu Lapuente beson se "me Sánchez-in, çdo gjë është e mundur". Megjithatë, ai nuk sheh praktikisht asnjë shans që Sánchez të arrijë rezultat pozitiv po u mbajtën zgjedhje.

Megjithatë, legjislatura e rregullt zgjat ende dy vjet. Ajo tashmë pritet të karakterizohet nga një luftë akuzash për korrupsion, ashtu si debati parlamentar. Vetë Sánchez është cilësuar në disa raste si i mbaruar, por ai gjithmonë ka arritur të rikthehet./DW

spanje

Sondazh

Bota 24 June 2025, 22:51 r.ll

E keqja e re e NATO-s: Spanja

pedro sanchez HAGË- Kanadaja dikur ishte problemi më i madh i NATO-s për shkak të shpenzimeve të saj të pamjaftueshme p&...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin