LIVE UPDATES
Bota

“Kosova e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë për dialogun”, Escobar ngre shqetësimin: Shohim të marrë trajtë një Ballkan i dy shpejtësive

Gjatë intervistës Escobar preku disa tema të ‘nxehta’ si dialogu Kosovë-Serbi apo dhe integrimi i vendeve të Ballkanit në BE.

21 September 2023, 07:52 Nga a.l
“Kosova e ka të qartë se çfarë duhet të
Gabriel Escobar

Gabriel Escobar një intervistës me Zërin e Amerikës shprehu shqetësimin se deklaroi se shohin të marrë trajtë një Ballkan i dy shpejtësive. Gjatë intervistës Escobar preku disa tema të ‘nxehta’ si dialogu Kosovë-Serbi apo dhe integrimi i vendeve të Ballkanit në BE.

Zëri i Amerikës: Çfarë u kuptua nga takimet e bëra me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor? A u treguan bindës në angazhimin për të vazhduar në rrugën e integrimit euroatlantik që ata kanë zgjedhur?

Gabriel Escobar: Kjo varet se me cilët udhëheqës ishte takimi, apo jo? Mund t’ju them tashmë se jam i shqetësuar se po shohim të marrë trajtë një Ballkan i dy shpejtësive. Kemi në njërën anë anëtarët e NATO-s që janë shumë të përkushtuar ndaj orientimit të tyre në NATO dhe atij evropian, dhe pastaj kemi tre të tjerët që po vështirësohen. Prandaj në takimet e mia, unë kam thënë në mënyrë të përsëritur se Shtetet e Bashkuara mbështesin rrugëtimin euroatlantik për të gjithë ata. Dhe do të donim që të zgjidhnin dallimet e brendshme dhe rajonale që po i pengojnë të përparojnë.

Zëri i Amerikës: A mund të na thoni emrat e personave për të cilët po flisni?

Gabriel Escobar: Më lejoni t’ja filloj me Maqedoninë e Veriut. E falenderoj Maqedoninë e Veriut për rolin e arsyeshëm udhëheqës dhe rolin udhëheqës evropian, si kryesuese e OSBE-së. Mendoj se ajo që Maqedonia e Veriut provon vazhdimisht është se janë një partner shumë i mirë. Dhe në këtë drejtim, do të donim ta shihnim pjesë të Bashkimit Evropian si një partner shumë i mirë edhe aty. Shqipëria ka qenë e shkëlqyer në përqasjen për vendin që ka në Këshillin e Sigurimit, si dhe në rrugë dypalëshe dhe në kuadrin e NATO-s. Me Malin e Zi, patëm disa takime shumë të mira me presidentin e ri. E siguruam atë se është një partner i mirëpritur dhe i rëndësishëm i komunitetit transatlantik dhe i bëmë thirrje të inkurajojë krijimin e një qeverie ku marrin pjesë vetëm palë të përqëndruara tek Evropa dhe të përkushtuara ndaj NATO-s. Dhe ai tha se do të veprojë kështu. Pra, ne jemi të kënaqur që e mori këtë mesazh të rëndësishëm dhe që ai do të ndërmarrë veprime për këtë.

Zëri i Amerikës: Dua t’ju pyes edhe për Bosnjën, dhe pastaj do t’ju pyes gjithashtu edhe për Serbinë.

Gabriel Escobar: Patjetër. Siç e dini, Bosnja ka disa sfida shumë të mëdha. Mendoj se sfida më e madhe tani është se Dodiku po sfidon bazat e stabilitetit dhe sigurisë të Bosnjë-Hercegovinës për mbi 25 vjet – që është pra Marrëveshja e Paqes e Dejtonit, si dhe të gjitha strukturat brenda saj, përfshirë paqeruajtjen dhe përfaqësuesin e lartë. Pra kjo është realisht sfida më e madhe për Bosnjë-Hercegovinën në këto momente. Kështu që së bashku me zërat e përgjegjshëm duhet të zgjidhim se si ta forcojmë Dejtonit dhe si ta lëvizim përpara Bosnjë-Hercegovinën përgjatë rrugëtimit të saj evropian.

Zëri i Amerikës: Siç u njoftua të hënën, Serbia nuk iu bashkua zgjatjes së sanksioneve ndaj Rusisë. A patët mundësinë ta diskutonit këtë çështje me Presidentin Vuçiç këtu në Nju Jork, dhe çfarë i thatë atij?

Gabriel Escobar: Nuk e kam takuar Presidentin Vuçiç. Do të doja ta them që ne mendojmë se Serbia duhet të vendosë sanksione. Nuk ka ndonjë detyrim ligjor për të vepruar kështu dhe është qartësisht një vend që mund të drejtojë vetë politikën e tij të jashtme. Por nuk është në të mirë të imazhit të Serbisë që të qëndrojë në periferi të familjes evropiane. Pra kjo është ajo që e kemi thënë vazhdimisht dhe do ta përsëris.

Zëri i Amerikës: A ka ndonjë arsye të veçantë përse nuk e takuat Presidentin Vuçiç? A do ta takoni?

Gabriel Escobar: Është thjesht çështje e momentit të duhur. Shpresoj ta takoj këtë javë.

Zëri i Amerikës: Serbia dhe Kosova janë ende në një rënie të gjatë. A ka ardhur koha për një lloj përqasjeje të re nga BE-ja dhe SHBA-ja që do të ndikonte tek vendosmëria e tyre?

Gabriel Escobar: Jo. Nëse do të më duhej të thoja diçka, nuk do të jetë për një përqasje të re nga partnerët brenda dialogut. Ka ardhur koha për një përqasje të re për disa nga personat që e kanë marrë dialogun si një opsion vetëm “po apo jo”. Dhe e kam fjalën konkretisht për qeverinë e Kosovës. Ata kanë një detyrim të qartë për çfarë duhet të bëjnë. Dhe mendoj se deklarata e Borrellit ishte shumë e qartë. Serbinë e inkurajojmë të vazhdojë të jetë konstruktive dhe e duruar, por gjithashtu vazhdojmë t’i kërkojmë Serbisë të mos bëjë ndonjë gjë destabilizuese brenda Kosovës. Do të duhet të vazhdojmë të punojmë me dialogun. Nuk ka alternativë. Nuk ka alternativë për rajonin përveç integrimit evropian.

Zëri i Amerikës: Cili është komenti juaj për kritikat e shprehura nga Kryeministri Kurti për ndërmjetësin Miroslav Lajçak?

Gabriel Escobar: Lajçaku gëzon besimin e plotë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara. Të gjitha vendet e BE-së bënë një deklaratë të përbashkët pas dështimit të bisedimeve, me mbështetje për Lajçakun. Është diçka me të cilën duhet të përballen. Lajçaku nuk do të largohet. Dialogu nuk do të largohet. Dhe nuk mendoj se një vend prej një milion e gjysmë do ta bindë komunitetin transatlantik prej 700 milionësh që të ndryshojë taktikat e tij. Mendoj se duhet të ketë një përqasje më pragmatike nga qeveria e Kosovës. Më duhet të them edhe diçka tjetër. Gjatë javës së fundit jam alarmuar nga sulmet personale ndaj Lajçakut që ekzistojnë në sferën shoqërore të Kosovës. I kërkova Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurti që t’i dënojnë këto sulme. Nuk po them se vijnë nga qeveria e Kosovës, por qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë e qartë se sulmet personale ndaj përfaqësuesit të posaçëm janë të papranueshme.

Zëri i Amerikës: Edhe diçka në lidhje me Malin e Zi, që nuk ka ende qeveri. Ju thatë se patët mundësinë t’i diskutoni disa çështje me Presidentin Milatoviç. Për çfarë biseduat me të dhe a përcollët rekomandimin amerikan për të mos përfshirë në qeveri ish-Frontin Demokratik, të cilin e konsideroni anti-perëndimor?

Gabriel Escobar: Nuk e kam takuar ende Presidentin Milatoviç. Do të takohem me të. Por ai pati takime shumë të rëndësishme, shumë frutdhënëse dhe shumë pozitive me Këshilltarin Chollet, me Sekretarin e Shtetit, dhe me përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë. Në të gjitha këto takime, Shtetet e Bashkuara ishin shumë të qarta se duam të shikojmë vetëm palë që janë të përqëndruara tek integrimi evropian dhe të përkushtuara ndaj NATO-s dhe që ndajnë gjithashtu pozicionin tonë për sa i përket çështjes së Rusisë. Mendoj se jemi shumë të qartë për këtë dhe ai sinjalizoi se është dakord për këtë. Pra duam që të shohim formimin e qeverisë, por duam ta inkurajojmë atë (Presidentin Milatoviç) t’i bashkojë palët. Ai ka një rol shumë të rëndësishëm si kreu i shtetit, që t’i japë popullit mesazhin e duhur. Pra jemi të sigurt që e kuptoi atë që donim të thonim./VOA

gabriel escobar

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin