14 March 2024, 17:37
Nga M.B
Vladimir Putin
MOSKA- Kremlini tha sot se komentet që bëri Presidenti Vladimir Putin për armët bërthamore gjatë një interviste për median shtetërore nuk ishin kërcënim për përdorim të tyre dhe akuzoi Shtetetet e Bashkuara se i nxorri qëllimisht komentet jashtë kontekstit. Presidenti Putin tha në një intervistë të publikuar të mërkurën se Rusia ishte teknikisht gati për luftë bërthamore dhe se nëse Shtetet e Bashkuara do të dërgonin forca në Ukrainë, veprimi do të konsiderohej një përshkallëzim i konsiderueshëm i konfliktit.
Duke komentuar deklaratat e zotit Putin, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre u tha gazetarëve se për Uashingtonin udhëheqësi rus po rikthen doktrinën e Moskës për armët bërthamore dhe akuzoi Rusinë se po përdor retorikë të papërgjegjshme bërthamore ndërsa ndodh konflikti në Ukrainë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha të enjten se Putin thjesht po i përgjigjej pyetjeve të gazetarit, duke theksuar rrethanat që tashmë dihen, në të cilat teorikisht Rusia do të detyrohej të përdorte armët bërthamore.
Peskov vuri në dukje faktin se zoti Putin, tha gjatë së njëjtës intervistë se nuk i ka shkuar në mend ideja e përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë. I pyetur mbi deklaratat e Shtëpisë së Bardhë, zëdhënësi Peskov tha se “komentet ishin nxjerrë qëllimisht nga konteksti. Zoti Putin nuk bëri kërcënime për përdorim të armëve bërthamore në Ukrainë”, tha ai. Deklaratat e zotit Putin në intervistën e publikuar dje, vijnë në prag të zgjedhjeve presidenciale në Rusi që mbahen nga 15 deri më 17 mars, në të cilat ai pritet të fitojë./ VOA
rusia arme berthamore
Bota
14 March 2024, 17:22
E. D
Chuck Schumer
IZRAEL- Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer i bëri thirrje të enjten Izraelit të mbajë zgj...
Bota
14 March 2024, 17:29
S.N
Stephan Willits
GREQI- Një pushues britanik në ishullin grek Korfuz, ra për vdekje nga ballkoni i hotelit disa orë pasi i propozoi t&e...
Bota
14 March 2024, 17:24
M.B
Forca e Sigurisë së Kosovës
KOSOVA- Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se në kuadër të bashkëpunimit...
Bota
14 March 2024, 17:19
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të mërkurën një projektligj që do ta detyrojë aplikacionin e vi...
Bota
14 March 2024, 16:38
E. D
MBRETËRIA E BASHKUAR- Mbretëria e Bashkuar dhe Turqia kanë nisur bisedimet për një marrëveshje të tregtisë së...
Bota
14 March 2024, 16:45
S.B
Ishulli në Karaibe
KARAIBE- Katër rrugë, pa makina apo polici, dhe 1200 njerëz të grumbulluar në një zonë sa d...
Bota
14 March 2024, 16:40
h.k
Foto ilustruese
BRUKSEL-BE-ja nuk do t’i njohë zgjedhjet ruse në “territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainë...
Bota
14 March 2024, 16:33
M.B
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të mërkurën se siguria e civilëve p...
Bota
14 March 2024, 16:25
h.k
Foto ilustruese
KOREJA E VERIUT-Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, iu bashkua trupave të tij në ushtrimin e përdorimit t&eum...
Bota
14 March 2024, 16:24
M.B
Manastiri i Deçanit
KOSOVA- Shtetet e QUINT-it kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës, e cila i ka kërkuar Agj...