LIVE UPDATES
Bota

Krisja e marrëdhënieve Trump-Musk/ Politico: Ja 7 republikanët e bllokuar në mes të "divorcit"

Pas këtij përçarjeje, disa republikanë kanë ngecur në mes, duke u përpjekur të vendosin hapin e radhës.

6 June 2025, 18:52 Nga M.B
Krisja e marrëdhënieve Trump-Musk/ Politico: Ja 7 republikanët e
Donald Trump dhe Elon Musk

SHBA- Tensioni mes Presidentit Donald Trump dhe Elon Musk shpërtheu më në fund të enjten, duke mbyllur me shumë gjasë një nga aleancat më të rëndësishme të historisë së fundit politike.

Pas këtij përçarjeje, disa republikanë kanë ngecur në mes, duke u përpjekur të vendosin hapin e radhës. A duhet të mbajnë anën e Trump, liderit të partisë me ndikim të madh në çdo aspekt të jetës politike? Apo të mbështesin Musk, pasuria e të cilit mund t’u vijë në ndihmë në zgjedhjet e ardhshme, ose në garën për ta pasuar Trump në 2028, edhe pse ai po kërcënon të ndalë donacionet për ligjvënësit që mbështesin “megapaketën” republikane? Apo të përpiqen të kënaqin të dyja palët?

Musk, 53 vjeç, tashmë ka nisur të vendosë një vijë të qartë për të ardhmen mes tij dhe Trump, 78 vjeç, duke i bërë thirrje republikanëve që të kalojnë në anën e tij. “Pak ushqim për mendjen ndërsa e mendojnë këtë çështje,” shkroi Musk në X si përgjigje ndaj aktivistes së ekstremit të djathtë Laura Loomer. “Trump ka edhe 3.5 vite si president, por unë do të jem këtu për 40+ vjet.”

Këta janë republikanët që po vëzhgohen nga afër për të parë se si do të navigojnë pasojat e kësaj përçarjeje:


JD Vance

Krisja e marrëdhënieve Trump-Musk/ Politico: Ja 7 republikanët e

Zëvendëspresidenti dhe pasuesi i mundshëm i lëvizjes politike të Trump mund të jetë humbësi më i madh i kësaj përplasjeje. Duke qenë se ndihma financiare nga Musk për të ardhmen është në rrezik, Vance — që pritet të kandidojë për president në 2028 — ka interes të ndërmjetësojë marrëdhënien. Ai nuk do të donte të prishte lidhjet me Musk, por gjithashtu ka nevojë për mbështetjen e Trump nëse do të trashëgojë bazën e tij elektorale.

Musk duket se e mbështet ende Vance, pasi ka shpërndarë një postim në X ku bënte thirrje që Trump të shkarkohej dhe që Vance ta zëvendësonte. Të dy ndajnë disa qëndrime politike, përfshirë përkrahjen e partisë gjermane të ekstremit të djathtë, AfD. Në prill, Vance ishte optimist për marrëdhënien Trump-Musk: “Eloni do të mbetet mik dhe këshilltar për mua dhe presidentin,” tha ai. Por parashikimi i tij duket i gabuar tani.

Ron DeSantis

Krisja e marrëdhënieve Trump-Musk/ Politico: Ja 7 republikanët e

Guvernatori i Floridës ka pasur një marrëdhënie të vështirë me Trump — dikur aleat, më pas rival në zgjedhjet e 2024-s. Megjithatë, pasi Trump erdhi në pushtet, DeSantis e ka mbështetur publikisht dhe ka nënshkruar ligje që përforcojnë axhendën e Trump për emigracionin. Ai gjithashtu është një përkrahës i madh i Musk. Musk e ndihmoi DeSantis-in në nisjen e fushatës së tij presidenciale përmes një eventi të mbajtur në X Spaces — që u karakterizua nga shumë probleme teknike. Musk gjithashtu kontribuoi me 10 milionë dollarë në fushatën e tij. Në ditët e fundit të Musk në administratën Trump, DeSantis e lavdëroi për udhëheqjen e tij dhe kritikoi paketën e pajtimit buxhetor, duke e quajtur atë “tradhëti ndaj votuesve”.
Një email për mbledhje fondesh nga komiteti politik i DeSantis këtë javë e lavdëronte Musk si hero të luftës kundër shpenzimeve të tepërta.

Stephen dhe Katie Miller

Krisja e marrëdhënieve Trump-Musk/ Politico: Ja 7 republikanët e

Përplasja Trump-Musk mund të shkaktojë tension edhe brenda çiftit Miller. Stephen Miller, zëvendësshefi i fuqishëm i stafit të Trump, është i martuar me Katie Miller, e cila së fundmi punoi si ndihmëse e Musk në DOGE, por dha dorëheqjen për të punuar drejtpërdrejt për Musk. Stephen Miller dikur e këshillonte Musk për donacionet politike, por marrëdhënia e tyre mund të jetë ftohur. Tani Miller është një mbrojtës i zëshëm i paketës që Musk po e sulmon publikisht. Musk e hoqi Miller nga lista e ndjekësve në X — një shenjë e mundshme e përçarjes.

Vivek Ramaswamy

Krisja e marrëdhënieve Trump-Musk/ Politico: Ja 7 republikanët e

Dikur i përzgjedhur për të bashkë-udhëhequr DOGE me Musk, Ramaswamy u tërhoq përpara Ditës së Inaugurimit dhe kandidoi për guvernator të Ohios. Edhe pse e mbrojti fuqishëm Trumpin në zgjedhjet e 2024-s, ai përqafon stilin ekonomik të Musk — reduktim të kostove dhe konservatorizëm libertarian.

David Sacks

Krisja e marrëdhënieve Trump-Musk/ Politico: Ja 7 republikanët e

Një sipërmarrës nga Afrika e Jugut dhe mik i Musk, Sacks u bë pjesë e orbitës së Trump përmes tij. Ai drejton politikat e administratës për inteligjencën artificiale dhe kriptovalutat. Por tërheqja e kandidaturës së Jared Isaacman për NASA mund të jetë shenjë se Sacks po largohet nga Uashingtoni. Megjithatë, përqafimi i industrisë së kriptos nga Trump mund ta mbajë Sacks në anën e presidentit dhe ta largojë nga Musk.

Thom Tillis

Krisja e marrëdhënieve Trump-Musk/ Politico: Ja 7 republikanët e

Ndërsa Senati përpiqet të bashkojë radhët për të kaluar paketën e pajtimit, Tillis është mes atyre që ndihen më shumë nën presion — është në fushatë të vështirë për rizgjedhje dhe ka nevojë për mbështetjen e të dyve: Trump dhe Musk. Të mërkurën, Tillis e quajti Musk “shumë i zgjuar” dhe theksoi se “ka burime”. Ai mund të jetë ndër të parët që detyrohet të zgjedhë njërin, dhe mënyra se si vepron mund të shërbejë si udhërrëfyes për republikanët e tjerë para zgjedhjeve të 2026-s. Asnjëri prej tyre — Vance, DeSantis, Stephen dhe Katie Miller, Ramaswamy, Sacks dhe Tillis — nuk kanë komentuar ende publikisht mbi këtë përplasje./ Politico

elon musk donald trump


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin