LIVE UPDATES
Bota

Kriza në Francë/ Analiza e DW: Ideale për Rusinë?

Në Francë mbretëron kaos politik. Kjo ushtron presion mbi Presidentin Emmanuel Macron dhe ka pasoja ndërkombëtare.

20 September 2025, 14:02 Nga I.A
Kriza në Francë/ Analiza e DW: Ideale për Rusinë?
Protesta

FRANCË- Demonstrata, siç ndodh shpesh në Francë, i ngjante një feste rruge. Tullumbace të mëdha ngriheshin nga kamionët e sindikatave. Altoparlantët lëshonin muzikë. Përgjatë rrugës së marshimit nëpër Parisin lindor, shitës të shumtë shisnin salçiçe dhe pije. Sipas autoriteteve, 55.000 vetë morën pjesë në protestë në Paris dhe 500.000 në të gjithë Francën. Sindikatat raportuan për një milion protestues në të gjithë vendin. Megjithatë, protesta e gëzueshme shprehu zemërimin në rritje të popullit francez ndaj politikanëve të vendit, veçanërisht Presidentit Emmanuel Macron. Sipas sondazheve, vetëm 17% e francezëve kanë një mendim pozitiv për të, një nivel historik i ulët.

Presioni në rritje mbi të ka pasoja ndërkombëtare. Carine Torset, e cila demonstroi në Paris atë të enjte (18.09.2025) pasdite me rreth 50 kolegë që punojnë në industrinë e videolojërave, ishte gjithashtu e zemëruar për situatën politike. "Kjo është hera e parë që marrim pjesë në një demonstratë me një grup", tha për DW anëtarja 33-vjeçare e sindikatës CGT. Ajo foli për "tronditjen" dhe njëfarë dorëzimi që ndjeu kur ish-kryeministri François Bayrou njoftoi në mesin e korrikut se donte të kursente rreth 44 miliardë euro vitin e ardhshëm dhe të ulte deficitin buxhetor të Francës në 4.6% të produktit të brendshëm bruto (PBB).

Njoftimet i shtynë sindikatat franceze të caktonin ditën e protestës për në shtator, veçanërisht pasi Bayrou donte të eliminonte dy festa zyrtare, të zbatonte shkurtime në sektorin e kujdesit shëndetësor dhe të reformonte sigurimin e papunësisë.

Fakti që kryeministri ndërkohë humbi votëbesimin në Parlament dhe se Presidenti Macron e ka zëvendësuar atë me të besuarin e tij, Sébastien Lecornu, deri tani Ministër i Mbrojtjes i Francës, nuk i ndryshon shumë gjërat për Torset-ën. "Lecornu është edhe më i keq se Bayrou dhe me siguri do të dëshirojë të zbatojë masa edhe më të ashpra shtrënguese", theksoi ajo. "Më në fund na duhet një kryeministër i krahut të majtë që do të bëjë diçka për punëtorët me paga të ulëta dhe do të ndëshkojë të pasurit".

Kaosi në Francë ka pasoja në nivelin e BE

Edhe pse Lecornuja e braktisi planin për heqjen e festave zyrtare, ai ende nuk e ka zbuluar projektbuxhetin e tij, të cilin duhet ta paraqesë në Parlament në fillim të tetorit. Kryeministri po negocion planet me grupet parlamentare, ku nuk ka shumicën, por mbështetet në një qeveri të paqëndrueshme të pakicës së konservatorëve të qendrës dhe të djathtë. Ish-ministrat po veprojnë si një qeveri kalimtare.

Kjo ndikon në të ashtuquajturin motor franko-gjerman, i konsideruar si pionier në Bashkimin Evropian (BE), sipas Paul Maurice, sekretar i përgjithshëm i Komitetit të Studimit Cerfa për Marrëdhëniet franko-gjermane në qendrën kërkimore Ifri me seli në Paris. "Puna në nivelet e shumta administrative të komiteteve dypalëshe vazhdon, por sipas një rregulloreje të vitit 2024, ministrat kalimtarë në Francë marrin vendime vetëm kur është absolutisht e nevojshme, për shembull, në një krizë financiare", shpjegoi eksperti për DW. "Për më tepër,  për të nxitur projekte janë të nevojshme para, për shembull, për investimet në mbrojtje, të cilat janë një nga prioritetet në nivel evropian."

Kaosi i brendshëm politik ndihet edhe në nivel panevropian, shton Sophie Pornschlegel. Ajo është  studiuese politike në qendrën kërkimore të majtë liberale Progressives Zentrum, me seli në Berlin. "Macroni është aq i zënë brenda vendit saqë ka më pak kohë për t'u përqendruar në politikën e jashtme dhe Evropën. Përveç kësaj, ndryshimet e vazhdueshme ministrore pengojnë dhe ngadalësojnë punën në këshillat evropiane të ministrave, të cilët janë përgjegjës, për shembull, për politikën bujqësore", thotë Pornschlegel.

"Për më tepër, fakti që Franca tani ka një kryeministër tjetër të ri, të katërtin në dy vjet, ka një efekt sinjalizues, edhe në tregjet financiare", theksoi ajo për DW. Franca tani paguan po aq shumë për rifinancimin e borxhit të saj publik sa Italia, borxhi publik i së cilës është 130% e PBB-së, rreth 20 pikë përqindjeje më i lartë se ai i Francës. "Në diplomaci, është gjithashtu e rëndësishme të përçohet forca. Por tani për tani, mbizotëron imazhi stereotipik i një France në grevë", beson ekspertja.

Një arsye gëzimi për Putinin, presidentin rus?

Jean Pisani-Ferry, studiues në institutin e kërkimit ekonomik Bruegel në Bruksel dhe profesor i ekonomisë në Universitetin Sciences Po në Paris, gjithashtu beson se situata aktuale dëmton pozicionin e Francës. "Presidenti i një vendi, ekonomia e të cilit po përballet me vështirësi financiare, është domosdoshmërisht i dobësuar. Zëri i tij ka më pak peshë, madje edhe në negociatat në nivel evropian", tha Pisani-Ferry në një intervistë me DW. "Ekuilibri buxhetor duhet të rivendoset. Por nuk do të jetë e lehtë. Është e rëndësishme që ekonomia franceze të vazhdojë të rritet. Kursime prej 44 miliardë eurosh janë shumë. Për më tepër, masat duhet të shpërndahen në mënyrë të barabartë midis atyre që fitojnë pak dhe atyre që fitojnë shumë."

Për Jan Rovny-n, profesor i politikës në Qendrën për Studime Evropiane dhe Politikë Krahasuese në Sciences Po Paris, situata e Francës ka pasoja. "Nëse Franca dobësohet, dobësohet edhe BE. Kjo i kënaq regjimet konkurruese si Kina dhe Rusia", tha ai për DW. "Për presidentin rus Vladimir Putin, ajo që po ndodh aktualisht në Francë është ideale. Ai ndoshta pret më shumë greva, më shumë paqëndrueshmëri politike dhe bashkë me të, një ngritje të së djathtës ekstreme. Putini do të përpiqet t'i nxisë më tej këto tendenca duke përhapur lajme të rreme." "Në fund të fundit, ai dëshiron të destabilizojë vendet evropiane dhe të mbjellë kaos politik."

Shumë protestues të enjten i injoruan këto konsiderata. Ashtu si Thierry Dubert, i cili më parë punonte si menaxher prodhimi në një fabrikë të dedikuar për shkatërrimin e municioneve të Luftës së Parë Botërore. "Duhet të ketë përsëri dalje në pension në moshën 60 vjeç, jo 64 vjeç, siç do të ndodhë së shpejti. Sot, punonjësit trajtohen vetëm si burim, por ne jemi njerëz. Unë jam kundër kthimit në Mesjetë", kërkoi pensionisti 62-vjeçar, i cili mori pjesë në demonstratë me një këmishë me zinxhirë./DW

kriza në francë

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin