1 January 2023, 10:30
Nga A.B

Kroacia më 1 janar ndryshoi monedhën e saj në euro dhe zyrtarisht hyri në zonën pa viza të Evropës, Shengen – dy ngjarje të rëndësishme për këtë shtet që është anëtarësuar në Bashkimin Evropian pothuajse një dekadë më parë.
Në mesnatë, ky shtet ballkanik ndryshoi monedhën nga kuna në euro dhe u bë anëtari i 20-të i Eurozonës.
Po ashtu, Kroacia u bë shteti i 27-të që hyri në zonën e udhëtimit pa pasaporta, Shengen, zonë që mundëson lëvizjen e lirë mes shteteve anëtare të mbi 400 milionë banorëve.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë më vonë gjatë të dielës Kroacinë për të shënuar këto arritje.
Ekspertët thanë thënë se përdorimi i euros do t’i ndihmojë Kroacisë që të ruajë ekonominë në kohën kur inflacioni është rritur në mbarë botën pas pushtimit rus të Ukrainës, që ka rritur çmimet e ushqimit dhe karburanteve.
Niveli i inflacionit në Kroaci në nëntor arriti në 13.5 për qind, që është nivel më i lartë krahasuar me 10 për qind inflacion në Eurozonë.
Por, kroatët kanë ndjenja të përziera kalimit në euro. Përderisa ata mirëpresin futjen në zonën Shengen, shumë të tjerë janë të shqetësuar se kalimi në euro do të çojë në rritje të çmimeve.
“Do të qajmë për kunën tonë, çmimet do të rriten”, tha për AFP-në, Drazen Golemac, një pensionist nga Zagrebi.
Megjithatë, përdorimi i euros veçse është i përhapur në Kroaci, teksa rreth 80 për qind e depozitave bankare janë në euro.
Zyrtarët kanë mbrojtur vendimin që t’i bashkohen Eurozonës dhe Shengenit, me kryeministrin kroat, Andrej Pllenkoviq, që tha më herët gjatë kësaj jave se këto janë “dy qëllime strategjike për integrim më të thellë evropian”.
Kroacia, ish-republikë jugosllave, me 3.9 milionë banorë, u anëtarësua në BE më 2013.-REL
kroacia
Bota
1 January 2023, 10:10
A.B
Spitali
KOSOVE- Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit gjatë festimeve për Vitin e Ri në Kosovë. Në mesin e të...
Bota
1 January 2023, 09:39
A.B
SUEDI-Suedia sot më 1 janar ka marrë kryesimin e Presidencës së radhës të Bashkimit Evropian (BE) e cila ndryshon një her&e...
Bota
1 January 2023, 09:55
A.B
Banesa
KOSOVE- Një apartament në Fushë Kosovë është përfshirë nga tymi e flaka si pasojë e djegies së...
Bota
1 January 2023, 08:22
A.B
Lufta
UKRAINE- Teksa e gjithë bota festonte natën e ndërrimit të viteve, në kryeqytetin e Ukrainës në Kiev, janë d&...
Bota
1 January 2023, 08:13
A.B
Festimet
SHBA- Nju Jorku është ndër të fundit që ka pritur vitin e ri. Nata kulmoi me një numërim mbrapsht kur nj&e...
Bota
1 January 2023, 01:51
A.B
SHBA- Kjo deklaratë heshti ligjvënësit amerikanë.
Kina “po ndjek në mënyrë agresive aftësitë hipersonike me ...
Bota
31 December 2022, 23:38
A.B
Putin
RUSI- Spekulime të ndryshme ka pasur për shëndetin e presidentit rus Vladimir Putin ndërkaq së fundmi u pikas diçka t...
Bota
31 December 2022, 23:16
A.B
Santa Claus
TIRANE- Ndodh që shëndeti ynë mendor nuk është në gjendjen më të mirë. Ndjenjat e pakëndshme,...
Bota
31 December 2022, 22:29
A.B
Princ Harry
BRITANI- Sipas një sondazhi të YouGov të Vitit të Ri për The Times të Londrës, pothuajse gjysma e brita...
Bota
31 December 2022, 22:05
A.B
Me përfundimin e vitit 2022 përfundon formalisht edhe kryesimi i radhës i Bashkimit Evropian nga Republika Çeke.
Ky shtet, për gja...