LIVE UPDATES
Bota

Kryeministri serb dha dorëheqjen, cila do të jetë lëvizja e radhës nga Vuçiç?

Duke folur në një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarët në Beograd, ai tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka pranauar vendimin e tij. Për më shumë se dy muaj në Serbi, mijëra studentë dhe qytetarë të tjerë kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në qytetin e Novi Sadit, ku, më 1 nëntor të vitit të kaluar, 15 persona humbën jetën nga shembja e strehës në stacionin hekurudhor.

28 January 2025, 12:36 Nga M.B
Kryeministri serb dha dorëheqjen, cila do të jetë lëvizja e
Millosh Vuçeviç

SERBIA- Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, dha dorëheqje nga posti, mes valës së protestave për tragjedinë në Novi Sad. Duke folur në një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarët në Beograd, ai tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka pranauar vendimin e tij.

"Unë besoj se politika që unë përfaqësoj, partia që unë drejtoj, duhet të demonstrojë nivelin më të lartë të përgjegjësisë dhe të futë norma të reja në politikën serbe, duke dëshmuar se është e përgjegjshme", tha Vuçeviq, njëherësh kryetar i Partisë Përparimtare Serbe në pushtet.

Për më shumë se dy muaj në Serbi, mijëra studentë dhe qytetarë të tjerë kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në qytetin e Novi Sadit, ku, më 1 nëntor të vitit të kaluar, 15 persona humbën jetën nga shembja e strehës në stacionin hekurudhor.

Incidenti ndodhi pasi ky stacion u rinovua dy herë në vitet e fundit nga një konsorcium kompanish, i udhëhequr nga Kina. Vuçeviç tha se "pas ngjarjeve të mbrëmshme, dorëheqja nga posti i kryeministrit është vendim i parevokueshëm".

"Unë do ta kryej punën time derisa të zgjidhet Qeveria e re. Kjo qeveri tani është në mandat teknik, në dorëheqje", tha ai.

Natën mes 27 dhe 28 janarit, disa studentë thanë se u sulmuan gjatë protestave në Novi Sad. Një studente, A.V., u pranua për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Vojvodinës. Sipas raportimeve të Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, incidenti ndodhi jashtë ambienteve të Partisë Përparimtare Serbe.

Presidenti i Serbisë, Vuçiç, tha një ditë më herët se të gjitha kërkesat e studentëve janë plotësuar. Gjatë atij fjalimi, ai kërkoi edhe ristrukturimin e Qeverisë së Serbisë, në krye të së cilës Vuçeviq ishte nga maji i vitit 2024. Përndryshe, më 30 dhjetor, Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Novi Sad ngriti aktakuzë kundër 13 personave, në lidhje me shembjen e srehës së stacionit.

Në mesin e të pandehurve janë: ish-ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës i Serbisë, Goran Vesiç, dhe ndihmësja e tij, Anita Dimoski, si dhe ish-drejtoresha e Ndërmarrjes Publike "Infrastruktura e Hekurudhave të Serbisë", Jellena Tanaskoviç.

Dhjetë të pandehur janë në paraburgim, Vesiç është në arrati, ndërsa Tanaskoviç dhe Dimoski janë në arrest shtëpiak. Prokuroria konfiskoi edhe dokumente nga institucione dhe kompani të shumta, si dhe urdhëroi një ekspertizë për të përcaktuar shkakun e shembjes së strehës së stacionit dhe përgjegjësit. Pasi që i renditi ato që i cilësoi si suksese të Qeverisë së tij, Vuçeviç tha se ajo që hodhi hije të madhe mbi mandatin e tij, ishte ngjarja në Novi Sad.

"Që nga ai moment, Serbia sikur ka mbetur e ngujuar në atë fatkeqësi", tha ai dhe paralajmëroi, gjithashtu, se gjatë ditës do të japë dorëheqje edhe kryetari i Novi Sadit, Millan Gjuriç.

"Kryetari i Novi Sadit dhe unë e konsiderojmë veten objektivisht përgjegjës për atë që ka ndodhur në Novi Sad dhe, për këtë arsye, e paguajmë me dëshirë çmimin politik", tha kryeministri i dorëhequr serb.

Me këtë veprim, sipas tij, plotësohen edhe kërkesat politike të një pjese të demonstruesve më ekstremë.

"Le të çojë kjo në qetësimin e situatës dhe në kthimin e dialogut politik e shoqëror", shtoi ai.

Atmosfera që është krijuar pas kësaj tragjedie, sipas tij, "nuk i përshtatet askujt". Ai, po ashtu, tha se në protesta ka ndërhyrje nga jashtë, por nuk specifikoi se për çka ose kë konkretisht e ka fjalën.

"Në këta tre muaj, kemi dëgjuar akuza të ndryshme ndaj organeve shtetërore, thirrje për rrëzimin e shtetit, kemi dëgjuar shumë deklarata të papërgjegjshme, jo vetëm nga opozita, por edhe nga ne në pushtet", tha Vuçeviq.

Neni 132 i Kushtetutës së Serbisë thotë se kryeministri e paraqet dorëheqjen te kryetari i Kuvendit dhe e njofton njëkohësisht presidentin e Republikës dhe publikun për vendimin e tij.

Kuvendi, në seancën e parë të radhës, konstaton dorëheqjen e kryeministrit. Mandati i Qeverisë përfundon në ditën e konfirmimit të dorëheqjes së kryeministrit. Pasi që Kuvendi ta konfirmojë dorëheqjen e kryeministrit, presidenti i Republikës është i detyruar të fillojë procedurën për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Qeverinë e re brenda 30 ditëve nga data e dorëheqjes së kryeministrit, presidenti i Republikës është i detyruar të shpërndajë Kuvendin dhe të shpallë zgjedhjet e reja./ REL

serbi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin