LIVE UPDATES
Bota

Kryengritja rinore që duket sikur s'ka fund! Analiza e DW: Çfarë duan të arrijnë studentët serbë dhe cilat janë kërkesat e tyre?

Për rreth një vit, ata po marshojnë, demonstrojnë dhe bllokojnë universitetet. Ndonjëherë studentëve u janë bashkuar më shumë se 300.000 vetë – janë protestat më të mëdha në historinë e Serbisë.

27 October 2025, 08:20 Nga M.L
Kryengritja rinore që duket sikur s'ka fund! Analiza e DW:
Foto nga protestat

SERBI- Prej gati një viti studentët në Serbi janë në protesta. Cilat janë kërkesat e tyre dhe çfarë ushqen shpresën për të qenë në gjendje të zbatojnë demokracinë në vend? Për rreth një vit, ata po marshojnë, demonstrojnë dhe bllokojnë universitetet. Ndonjëherë studentëve u janë bashkuar më shumë se 300.000 vetë – janë protestat më të mëdha në historinë e Serbisë.

Një kryengritje rinore që duket sikur nuk do të mbarojë kurrë, por rezultati i së cilës është plotësisht i pasigurt. Një kryengritje kundër korrupsionit, kundër sundimit autoritar të Presidentit Aleksandar Vuçiç, i cili po përgjigjet me propagandë nëpërmjet mediave pro-qeveritare, duke pretenduar se është një “revolucion me ngjyra” i orkestruar nga jashtë.

Si mund të zgjojë një brez shpresë të re për të përmbysur regjimin që ka sunduar 6.7 milionë banorët e këtij vendi të Ballkanit Perëndimor me grusht të hekurt që nga viti 2012? Dhe çfarë u jep studentëve besimin për të kapërcyer dekada nepotizmi?

“Korrupsioni vret”

E gjitha filloi më 1 nëntor 2024, në orën 11:52 të paradites. Papritmas, një tendë masive prej betoni e stacionit të trenit në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh i vendit, u shemb. Gjashtëmbëdhjetë vetë u vranë. Ajo që e bëri këtë edhe më të rëndë ishte se stacioni i ishte nënshtruar kohët e fundit një rinovimi në shkallë të gjerë, por askush nuk e kishte kontrolluar qëndrueshmërinë e tendës. Opozita dhe disa media të pavarura folën për korrupsion, dhe studentët shpejt iu bashkuan.

“Mendoj se kjo ishte pika e fundit që e derdhi kupën”, thotë Jelena Popadiç, një studente nga Novi Sadi, me të cilën DW foli disa herë gjatë vitit. “Vjedhja ka ndodhur këtu për aq kohë sa njerëzit janë mësuar me të, në një mënyrë të çuditshme. Por tani korrupsioni ka kushtuar jetë njerëzish.”

Kryengritje e brezit Z

Pas tragjedisë u zhvilluan tubime përkujtimore në të gjithë vendin, në mes të kryqëzimeve, gjithmonë në orën 11:52 të paradites. Menjëherë pas kësaj, filluan bllokadat e të gjitha universiteteve shtetërore. Studentët u organizuan në të ashtuquajturat seanca plenare, bazuar në parimin e demokracisë së drejtpërdrejtë.

Vuçiç, figura kryesore e Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, një parti “gjithëpërfshirëse” pa një ideologji të qartë që manovron midis Perëndimit, Rusisë dhe Kinës – fillimisht u habit nga shkalla e kryengritjes. Por ai nuk ishte i vetmi: Në Serbi, brezi Z, e cila më parë konsiderohej politikisht e painteresuar, po ngrihej për herë të parë.

“Përveç mobilizimit të qytetarëve dhe më të moshuarve, ata ia dolën mbanë edhe me mobilizimin e të rinjve”, thotë Vladan Djokic, Rektor i Universitetit të Beogradit.

“Ata madje iu drejtuan njerëzve më të rinj se vetja – nxënësve të shkollave të mesme, madje edhe nxënësve të shkollave fillore. Kjo jep shpresë se brezat e ardhshëm do të kujdesen për shoqërinë tonë dhe do të kontribuojnë në mënyrë aktive për një shtet më të mirë dhe më demokratik, ku sundimi i ligjit është më shumë sesa thjesht një fjalë”, theksoi Djokic në një intervistë me revistën javore Vreme.

Presidenti Vuçiç fillimisht iu përgjigj këtij kundërshtari të ri dhe të paparashikueshëm me një përzierje kërcënimesh dhe lëshimesh, ndërroi qeverinë dhe u premtoi të rinjve kredi të lira për strehim. Por nga perspektiva e studentëve, pika më e rëndësishme mbeti e paplotësuar: një hetim i drejtë për shembjen e çatisë dhe publikimi i të gjithë dokumentacionit mbi rinovimin e stacionit.

Sulme brutale nga policia

Që nga vera, kur bllokadat e universiteteve përfunduan dje qeveria u hoqi pagat e profesorëve, akuzat kundër policisë për sulme brutale janë shtuar. Dhjetëra protestues paqësorë janë rrahur, ndërsa të tjerë kanë qenë në paraburgim për muaj të tërë, të akuzuar për përpjekje për të përmbysur “rendin kushtetues”.

Në një intervistë të kohëve të fundit me Frankfurter Allgemeine Zeitung, Vuçiç përsëri nuk paraqiti prova për një komplot të madh nga agjencitë perëndimore të inteligjencës – por ai e la të nënkuptohej përsëri.

“Unë kurrë nuk thashë se gjithçka ishte organizuar nga jashtë. Por është financuar mirë nga jashtë, sepse këta njerëz nuk kanë para të mjaftueshme për ta paguar vetë”, tha Vuçiç. “Për shembull, këta studentë që kanë bllokuar universitetet duhet të hanë gjithashtu tre herë në ditë.”

BE-ja spektatore?

Për një kohë të gjatë, Bashkimi Evropian heshtte për aludime të tilla, pasi ishte e lehtë të punohej me Vuçiçin. Njohës të situatave në Ballkan thonë, se kjo për shkak të gatishmërisë së tij për të bërë kompromis për çështjen e Kosovës – dhe se ai i premtoi Gjermanisë litium serb dhe gjysmë-fshehurazi furnizoi Ukrainën me armë dhe municione, pavarësisht “miqësisë së tij tradicionale” me Rusinë.

Por tani edhe kjo po ndryshon. Partia Popullore Evropiane (PPE) po shqyrton statusin e asociuar të partisë së Vuçiçit në aleancën konservatore. Gjatë vizitës së saj të fundit në Beograd, Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, mbeti dukshëm e ftohtë ndaj Vuçiçit.

Kjo qeveri as nuk po e çon Serbinë drejt BE-së dhe as nuk po zbaton reformat e nevojshme, thotë Naim Leo Besiri, drejtor i Institutit për Çështje Evropiane, një OJQ me seli në Beograd.

“Kjo është arsyeja pse njerëzit kanë qenë në rrugë për një vit. Sepse çdo ditë ka dikë në forcat e policisë që rreh njerëz – dhe e di se nuk do të shihet kurrë si përgjegjës”, tha Besiri për DW. Por për sa kohë që nuk del një alternativë e qartë politike ndaj Vuçiçit, BE-ja do ta ketë të vështirë të bashkëpunojë me askënd tjetër përveç qeverisë aktuale serbe.

Studentët përgatisin lista zgjedhore

Shumë veta besojnë se kjo alternativë mund të vijë nga radhët e studentëve. Nga protestat në rrugë dhe bllokadat e universiteteve, ata tani janë zhvendosur drejt politikës tradicionale – dhe po kërkojnë zgjedhje të reja. Vuçiç deri më tani e ka hedhur poshtë këtë, por lë të kuptohet se kjo mund të ndodhë vitin e ardhshëm.

Presidenti i monitoron nga afër sondazhet e opinionit. Një listë profesorësh, intelektualësh dhe aktivistësh të të drejtave civile që po përpilohet aktualisht nga studentët është qartësisht në kryesim – edhe pse zyrtarisht nuk ekziston ende. Por një kryesim në sondazhe nuk ka shumë rëndësi në Serbi. Qeveria ka fituar qartë të gjitha zgjedhjet në vitet e fundit – jo vetëm sepse kontrollon sektorin publik dhe mobilizon ose zhvat votat e atyre që janë të punësuar atje.

Studentët nuk dekurajohen. Ata janë të përgatitur të mbrojnë çdo fletë votimi sa herë që mbahen zgjedhjet. Ata vazhdojnë të distancohen nga opozita e vendosur në Serbi, e cila është e fragmentuar, e dobët dhe i mungon shumë besimi.

Çfarë i dallon ato nga protestat e mëparshme, të dështuara kundër sundimit të Vuçiçit? “Mendoj se ndryshimi qëndron te njerëzit. Njerëzit e kanë kuptuar se është tani ose kurrë”, thotë studentja Jelena Popadiç. “Ata nuk do të dorëzohen. Të rinjtë nuk kanë asgjë për të humbur. Jeta këtu thjesht nuk ka kuptim. Ky është shansi ynë i fundit.

Një tjetër tubim masiv është planifikuar për të shtunën, më 1 nëntor, në Novi Sad – ku gjithçka filloi me një tragjedi një vit më parë. Autoritetet kanë paralajmëruar tashmë për dhunë të dyshuar të afërt – një paralajmërim që studentët e interpretojnë si një kërcënim të maskuar të dhunës policore. Por ata nuk janë të frikësuar./ DW

protestat e te rinjve ne serbi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin