LIVE UPDATES
Bota

Kryeredaktori i Charlie Hebdo: Njerëzit e vdekur nuk janë tabu për Putinin

Pasi revista Charlie Hebdo u sulmua nga persona të armatosur më 2015, ku mbetën të vdekur 12 persona dhe 11 u plagosën, Biard tha se i kupton më mirë se të tjerët rreziqet e mëdha që vijnë me publikimin e materialeve, që disa i konsiderojnë problematike.

4 August 2022, 08:24 Nga A.B

Kryeredaktori i Charlie Hebdo: Njerëzit e vdekur nuk janë tabu

Në një intervistë për Shërbimin gjeorgjian të Radios Evropa e Lirë, Gerard Biard, kryeredaktor i revistës satirike franceze Charlie Hebdo, flet për vështirësitë e krijimit të satirës në kohë lufte, veçmas në peizazhin e dëmtuar mediatik të Rusisë.

Pasi revista Charlie Hebdo u sulmua nga persona të armatosur më 2015, ku mbetën të vdekur 12 persona dhe 11 u plagosën, Biard tha se i kupton më mirë se të tjerët rreziqet e mëdha që vijnë me publikimin e materialeve, që disa i konsiderojnë problematike.

Ekstremistët islamikë që kryen sulmin më 2015 thanë se ata vepruan në hakmarrje ndaj publikimit të karikaturat që tallnin Profetin Muhamed. Dhe me rritjen e rrjeteve sociale, Biard tha se rreziqet janë shtuar, duke i bërë shënjestër të gjithë, jo vetëm gazetarët dhe aktivistët.

Radio Evropa e Lirë: Cili është mendimi juaj dhe i Charlie Hebdo për luftën në Ukrainë edhe arkitektin e saj kryesor, presidentin rus, Vladimir Putin?

Gerard Biard: Natyrisht, ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës. Frika kryesore me luftën është se ajo mund të çojë në një Luftë të Tretë Botërore. Por, unë mendoj se Lufta e Tretë Botërore veçse ka filluar. Ajo është një luftë mes shteteve me vlera, sisteme dhe institucione demokratike dhe shteteve që nuk i kanë këto vlera. Nuk bëhet fjalë vetëm për Rusinë, është edhe Kina, Irani dhe disa shtete edhe në Evropë, sikurse Turqia. Shtetet që nuk kanë kulturë të demokracisë.

Problemi kryesor sa i përket Rusisë – dhe i njëjti problem është edhe me Kinën – është se nuk ka kulturë të demokracisë, nuk ka bazë për këtë. Dhe lufta është e lehtë për diktatorët... Për shembull, [ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald] Trump tentoi që të bënte një grusht-shtet. Ai tentoi të qëndronte në pushtet, dhe siç e dimë, dështoi... Sepse në SHBA ju keni kulturë të demokracisë, keni institucione, keni diçka që duhet të mbroni. Por, këto gjëra nuk janë në Rusi. Ky shtet kurrë nuk ka qenë demokratik. I njëjti fakt vlen për Kinën.... Si mund të shisni demokracinë në një shtet që nuk është i interesuar që ta blejë atë?

Radio Evropa e Lirë: A mund të na tregoni se si është ta shohësh luftën në prizmin e satirës politike?

Gerard Biard: Problemi që keni kur e shikoni luftën përmes satirës është se duhet të përballeni me vdekjen e civilëve, dhe kjo është një prej tabuve më të mëdha. Duhet të jeni shumë precizë, shumë të saktë se cili është mesazhi juaj, pasi që satira zakonisht është e hapur për shumë interpretime. Duhet të zgjidhni me shumë kujdes mënyrën se si ta trajtoni çështjen.

Sa i përket luftës në Ukrainë, nëse shikoni karikaturat që kemi publikuar, në shumicën e kohës ne e përdorim luftën në Ukrainë për t’u përballur edhe me realitetet politike në Francë. Për shembull, unë tani po e shikoj këtë karikaturë që ne kemi bërë disa javë më parë, para mbajtjes së zgjedhjeve franceze: Në të është Putini duke luajtur me dron, por ky nuk është një dron i zakonshëm, ai ka fytyrën e [lideres të së djathtës ekstreme në Francë, Marine] Le Pen dhe në të shkruhet: “Droni i Putinit. A mund të fitojë?”... Dhe po ashtu ne kemi disa karikatura në të cilat është trajtuar karakteri i Putinit.

Me figurën e Putinit është e lehtë të bëhen karikatura sepse ai është diktator dhe diktatorët janë personazhet më të lehta për një karikaturist. Por, nuk ke aq shumë siguri nëse i portretizon të njëjtit. Por, për të mirë apo për të keq, ne jemi mësuar që të kërcënohemi, jo vetëm nga diktatorët, por nga pothuajse të gjithë në rrjetet sociale. Dhe në ditët e sotme, jo vetëm karikaturistët mund të kërcënohen, por kushdo.

Radio Evropa e Lirë: Nga shumë karikatura që Charlie Hebdo ka bërë për Putinin, cila është e preferuara juaj dhe cila e portretizon atë më së miri?

Gerard Biard: Është një në të cilën ai është portretizuar si gorillë. Nuk keni nevojë që ta shpjegoni këtë karikaturë. Mënyra se si Putini është paraqitur si gorillë me organe gjenitale shumë, shumë të vogla, mbi butonin e kuq bërthamor. Sapo ta shikoni këtë karikaturë e kuptoni menjëherë se bëhet fjalë për Putinin.

Radio Evropa e Lirë: Kur jemi te presidentët, le të flasim pak për presidentin tuaj, Emmanuel Macron. Shumë janë habitur me këmbënguljen e tij që të vazhdojë bisedat telefonike me Putinin, pavarësisht se Putin nuk ka shfaqur asnjë shenjë se dëshiron të bashkëpunojë. Plus, ka deklarata nga Macroni, të tilla si “nuk duhet ta poshtërojmë Rusinë apo Putinin”. Çfarë mendoni për qëndrimin e Macronit?

Gerard Biard: Kjo ka shumë të bëjë me mënyrën se si qëndron Macroni në aspektin politik. Objektivi i tij kryesor është që të udhëheqë. Sigurisht, ai tentoi, por dështoi sepse nuk është kaq e thjeshtë.

Ai tentoi të udhëhiqte “veprimin evropian” sa i përket luftës në Ukrainë. Ai tentoi që të ishte bashkëbiseduesi kryesor i Putinit në Evropë, por problemi është se Macron nuk e kuptoi se Putin nuk do diçka të tillë. Dhe ai nuk është i vetmi që u përpoq. Ka qenë edhe [ish-presidenti i Francës, Nicolas] Sarkozy i cili më 2008, kur Putini sulmoi Gjeorgjinë, shkoi në Moskë, në Kremlin. Ne nuk e dinim se çfarë i tha Putinit, por duke studiuar fytyrën e tij në fund të takimit, ne e kuptuam se si u përgjigj Putini. Ai i tha “shko në djall”. Ky është e vetmja përgjigje që Putin di: “Shko në djall. Unë bëj çfarë të dua”. Ndoshta në fjalë të tjera, por ai i tha edhe Macronit “shko në djall”.


Radio Evropa e Lirë: Nëse mund të bëjmë një pyetje filozofike lidhur me të drejtën për të tallur dikë, që është pjesë përbërëse e licencës artistike. Sa simbolike apo ironike është që në Rusi nuk ka mbetur asnjë media satirike?

Gerard Biard: Edhe në kohën sovjetike ka pasur publikime satirike. Putin është një autokrat i vërtet. Bashkimi Sovjetik ishte një sistem. Aty kishit shumë njerëz, por me Putinin, ju keni vetëm një person i cili dëshiron të kontrollojë gjithçka. Ai nuk toleron kundërshtime apo kritika. Asgjë. Ai ka arritur që të heshtë të gjitha kritikat. Njerëzit ende mund të bëjnë kritika, por përfundojnë në burg, apo vdesin. Ky është problemi kryesor me Putinin.

Radio Evropa e Lirë: Na kujtohet kur zëdhënësi i Kremlinit kritikoi Charlie Hebdon për karikaturën e vitit 2015 që kishte të bënte me rrëzimin e avionit rus në Egjipt, ngjarje në të cilën u vranë 224 persona. A ishte vdekja e civilëve një temë e ndjeshme në atë kohë? A nuk ishte ironike që karikatura juaj u quajt “sakrilegjike” dhe “blasfemike” kur shohim tani se çfarë po bën Rusia në Ukrainë?

Gerard Biard: Po, nëse flasim në përgjithësi vdekja e civilëve është një prej tabuve kryesore. Sa i përket Ukrainës, Putin nuk ka asnjë problem [me njerëzit e vdekur], nuk ka tabu. Sa i përket akuzave për “sakrilegj” dhe “blasfemi”, në këto kohë me mediat sociale çdo fjalë mund të jetë blasfemi.... Në ditët e sotme është e vështirë të jesh karikaturist apo artist satirik. Nuk mund të jesh artist satirik në Facebook. Është e pamundur./REL

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin