LIVE UPDATES
Bota

Ku shkuan milionat e ndara për investime kapitale?

Projektet në të cilat u investua, përfshinë: rrugë lokale, kanalizime, kanale të ujitjes, çerdhe, objekte spitalore, digjitalizim të sistemit të arsimit e të tjera.

29 December 2023, 19:23 Nga h.k
Ku shkuan milionat e ndara për investime kapitale?
Foto ilustruese

KOSOVË-Nga 820 milionë eurot e ndara për projekte kapitale në Kosovë, në vitin 2023, u shpenzuan 560 milionë, tha ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Pjesa më e madhe e tyre u ekzekutua në gjashtëmujorin e dytë të vitit. Kjo, sipas Muratit, ndodhi për shkak të hezitimit të kompanive punëkryese për t’u angazhuar në fillim të vitit, kur çmimet e lëndës së parë dhe të materialeve ndërtimore ishin më të shtrenjta.

Projektet në të cilat u investua, përfshinë: rrugë lokale, kanalizime, kanale të ujitjes, çerdhe, objekte spitalore, digjitalizim të sistemit të arsimit e të tjera.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për këtë temë, në një konferencë për media më 28 dhjetor, Murati nuk specifikoi se në cilat komuna është investuar, e as sa.

Sipas Informatorit për qytetarë për Buxhetin 2023, të publikuar nga Ministria e Financave, shuma e mjeteve për projekte kapitale për nivelin qendror ishte 604 milionë euro, ndërsa për nivelin lokal 216 milionë.

Eksperti i çështjeve ekonomike, Ismet Mulaj, thotë se projektet është dashur të përfundojnë në fund të vitit dhe jo të fillojnë.

Instituti për Studime të Avancuara, GAP, gjeti se miliona euro shkuan për projekte të vjetra. Ndërsa, sipas disa përfaqësuesve të opozitës, shuma të mëdha parash, të destinuara për investime kapitale, u ndanë si “lëmoshë”.

GAP-i, i cili monitoron punën e institucioneve të Kosovës, publikoi këtë muaj një raport, ku tha se me buxhetin e vitit 2023, dhjetëra miliona euro u ndanë për projekte kapitale, të cilat kishin filluar disa vite më parë.

Për shembull, mbi 22 milionë euro u ndanë për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugës magjistrale Prishtinë - Mitrovicë, që nisi në mars të vitit 2010, ndërsa 20 milionë u ndanë për rehabilitimin e linjës hekurudhore Fushë Kosovë-Han i Elezit - projekt ky i nisur qysh në vitin 2016.

GAP-i analizoi nëntë muajt e parë të vitit, përkatësisht deri në shtator, dhe tha se për projekte kapitale u shpenzuan vetëm 263.7 milionë euro, si nga niveli qendror, ashtu edhe ai lokal.

Rrona Zhuri, hulumtuese në këtë institut, thotë për Radion Evropa e Lirë se nga kjo shumë, 163.5 milionë euro u shpenzuan nga ministritë dhe institucionet tjera shtetërore, ndërsa 100.2 milionë nga komunat.

Në të dyja nivelet, mbi 1.700 projekte të parapara kapitale, as që nisën, sipas GAP-it.

Në nivelin qendror prin Ministria e Infrastrukturës me 167 projekte të pafilluara, pasuar nga Ministria e Kulturës me 165 të tilla.

Në nivelin lokal, ndërkaq, prin Komuna e Vushtrrisë me 138 projekte të pafilluara kapitale, pasuar nga Istogu me 92 dhe Mitrovica e Jugut me 41, gjithnjë sipas GAP-it.

Murati, i cili udhëheq Ministrinë e Financave - përgjegjëse për mjetet që ndahen - nuk iu përgjigj REL-it.

Ngjashëm nuk u përgjigjën as tri komunat me më së shumti projekte të pafilluara.

Por, sipas Sazan Ibrahimit, udhëheqës i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ato e kanë shpenzuar rreth 70 për qind të buxhetit të paraparë për projekte kapitale.

Ai thotë se projektet e komunave kanë vlera të vogla financiare, krahasuar me ato të nivelit qendror.

Duke mos specifikuar se për çfarë projektesh bëhet fjalë dhe për cilat komuna, Ibrahimi shton se ato, sivjet, kanë pasur vetëm 23 për qind të fondeve të parapara për projekte kapitale.

“Sa i përket planifikimit dhe shpenzimit këtë vit, sikurse vitin e kaluar, niveli qendror ka çaluar, sepse nuk ka mundur t’i shpenzojë mjetet. Mendoj se niveli qendror ka kapacitete jo të mjaftueshme sa u përket shpenzimeve për investime kapitale”, thotë Ibrahimi për Radion Evropa e Lirë.

Si arsye të mosrealizimit të shumë projekteve kapitale deri në muajin shtator, Zhuri, nga Instituti GAP, numëron disa: planifikimin e dobët, mungesën e kapaciteteve zbatuese, vonesat në procedurat e prokurimit dhe problemet në shpronësim.

Probleme gati të ngjashme, ndër vite, evidentoi edhe Zyra Kombëtare e Auditimit.

Zhuri thotë se me investime kapitale do të mund të nxitej zhvillim më i madh ekonomik e, rrjedhimisht, mundësi të reja punësimi. Por, viteve të fundit, thotë ajo, fokusi i Qeverisë së Kosovës ka qenë më i theksuar te subvencionet dhe transferet, të cilat, siç shprehet, kanë ndikim afatshkurtër në ekonomi.

Qeveria e Kosovës, së voni, mori vendim që të ndajë nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët nën 16 vjeç, për muajin dhjetor.

Vendimi i saj nxiti kritikat e disave që thanë se mjetet e destinuara për projekte kapitale, u ndanë si “lëmoshë”.

“S’ka çerdhe të reja, s’ka rritje të pagave në arsim, s’ka asnjë reformë që tre vjet, s’ka sigurime shëndetësore, s’ka asnjë ndryshim të politikave fiskale... Derisa në kurriz të rritjes së çmimeve qytetarët paguajnë dyfish më shumë tatime, çohen e ndajnë lëmoshë nga 100 euro, sepse kjo është puna më e lehtë, sepse kjo është gjëja e vetme që dinë të bëjnë”, shkroi në Facebook ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në një postim në platformën X, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, nga Partia Demokratike e Kosovës, shkroi:

“Suficiti i tmerrshëm i mbetur nga mosshpenzimi në investime kapitale (shkolla, çerdhe, ujësjellës, rrugë) - të obliguara me Ligjin për Buxhet 2023 - tash çkepet për lëmoshë. Rriti investimet! Pastaj, rriti pensionet! Ndali këto veprime populiste buxhetore”.

Ministri i Financave, Murati, njoftoi këtë javë se shtesat e njëhershme për fëmijë dhe pensionistë tashmë janë ndarë.

Gjatë këtij viti, Qeveria ndau subvencione edhe për qëllime të tjera, si për gratë e punësuara për herë të parë në sektorin privat, për energji elektrike, për pajisje efiçiente të ngrohjes, për platformën e punësimit “Superpuna” e të tjera.

Qasja e Qeverisë duhet të ndryshojë, thotë eksperti i çështjeve ekonomike, Ismet Mulaj, i cili në të kaluarën ka shërbyer si ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë.

Sipas tij, Qeveria duhet t’i ketë prioritet investimet kapitale, nga të cilat rezulton zhvillimi ekonomik, e jo ndihmat.

“Dëshira për të ndarë subvencione, është e gabuar, sepse qytetari i Kosovës duhet të aftësohet që të mbijetojë me të ardhurat e fituara dhe jo me ndihmë të shtetit”, thotë Mulaj.

“Çdo shpenzim në fund të vitit, është shpenzim i shpejtë, i paplanifikuar siç duhet dhe, realisht, ekzekutohet në kushte jo të favorshme”, shton ai.

Sipas vetë ministrit Murati, në gjashtë muajt e parë të vitit u shpenzuan vetëm 150 milionë euro të buxhetit për investime kapitale, ndonëse në një postim në Facebook, më 8 korrik, ai tha se tremujori i dytë shënoi “dinamikë rekorde” të këtyre investimeve.

“Pas adresimit dhe rregullimit të shumë problemeve me projektet, kontratat e shpronësimet, sivjet ka nisur një dinamikë e re e investimeve kapitale nga organizatat buxhetore. Tremujori i dytë i vitit 2023 ka shënuar nivelin prej 110 milionë eurosh investime kapitale, që njëkohësisht është niveli më i lartë i regjistruar”, tha Murati atëkohë.

Krahasuar me vitin paraprak, sipas tij, bëhej fjalë për më se “dyfishim të dinamikës”.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, për projekte kapitale u shpenzuan vetëm pak mbi 79 milionë euro. Në periudhën e njëjtë të vitit 2021, për të njëjtin qëllim u shpenzuan rreth 129 milionë euro, kurse në vitin 2020 rreth 92 milionë euro.

Më 14 dhjetor, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për Buxhetin e vitit 2024, i cili kap vlerën e 3.3 miliardë eurove.

Nga kjo shumë, mbi 850 milionë euro parashihet të shkojnë për shpenzime kapitale.

Por, në raportin e Institutit GAP thuhet se 83 për qind e shumës së buxhetit për investime kapitale në vitin 2024 do të jenë për vazhdimin e projekteve të mëhershme dhe vetëm 17 për qind janë të planifikuara për projekte të reja.

Sipas një raportimi të REL-it, vitin e kaluar, mospërfundimi i projekteve kapitale në kohë kalon shpesh pa u ndëshkuar./REL

ekonomia e kosoves

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin