LIVE UPDATES
Bota

"Kujdes, sulm!", DW: Pararojë në luftën kundër disinformimit në Francë

5 maji i 2017 ishte për Francën moment vendimtar: hakerët postuan në një faqe interneti 20 mijë e-maile të ekipit të atëhershëm zgjedhor të Emanuel Macronit. Nxjerrja e padëshiruar e informacioneve në rrjet ndodhi direkt para zgjedhjeve të balotazhit të 7 majit 2017, midis kandidatëve për president, Macron dhe Marine Le Pen.

10 April 2024, 12:59 Nga N.F
"Kujdes, sulm!", DW: Pararojë në luftën kundër
Foto ilustruese

FRANCË- Lufta e Francës kundër manipulimeve dhe disinformimit në internet po tërheq vëmendjen ndërkombëtare. Kjo politikë duket premtuese në prag të zgjedhjeve të BE-së në qershor dhe Lojërave Olimpike në Paris në korrik.

5 maji i 2017 ishte për Francën moment vendimtar: hakerët postuan në një faqe interneti 20 mijë e-maile të ekipit të atëhershëm zgjedhor të Emanuel Macronit. Nxjerrja e padëshiruar e informacioneve në rrjet ndodhi direkt para zgjedhjeve të balotazhit të 7 majit 2017, midis kandidatëve për president, Macron dhe Marine Le Pen.

Për punonjësit e ekipit të atëhershëm zgjedhor ishte e qartë se "Kishin të bënin me një sulm masiv dhe të koordinuar hakerësh, që kishin si synim të destabilizonin demokracinë.” Nuk është e qartë kush ishte përgjegjës për manovrën e bërë, sipas të përditshmes franceze "Le Monde”, sulmi ishte kryer nga hakera që kishin marrë detyrë prej Rusisë.

Vepra dhe jo fjalë

Të ashtuquajturat "rrjedhje të padëshiruara informacionesh të Macronit”, nuk e penguan zgjedhjen e tij si president. Por ato bënë që në Francë njerëzit të fillonin të mendonin ndryshe. Ndërkohë vendi bën pjesë në vendet pararojë që luftojnë manipulimin e informacioneve, thonë ekspertët. Ky sukses mund të jetë sidomos i rëndësishëm për zgjedhjet europiane të 6 qershorit dhe Lojërat Olimpike verore.

"Që prej 2017 ne jemi të ndërgjegjshëm sa i rrezikshëm është disinformimi,” shpjegon në një bisedë me Deutsche Wellen, Marc-Antoine Brillant.

Ai është shef i qendrës franceze (Viginum) për kontrollin e ndikimit digjital nga vendet e huaja dhe ka 50 punonjës.

Kjo qendër është krijuar më 2021 dhe varet nga kryeministri. "Demostratat e jelekëve të verdhë të fundit të 2018-ës, Corona, atentati ndaj mësuesit të historisë, Samuel Pati në tetor të 2020, tregojnë se manipulimi është bërë më masiv,” thotë Brillant.

Informacione joserioze me mbulesë serioze

Viginum zbulon rregullisht disinformacione. Këtu bën pjesë edhe e ashtuquajtura fushata "Sozitë” që u zhvillua në shtatë vende të BE-së. Në këtë fushatë u hodhën në portale të caktuara lajme jo të vërteta dhënë nga media që në sipërfaqe duken si media të njohura, por në fakt janë marka të falsifikuara. Si objektiv ishte vënë justifikimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Ose i ashtuquajturi "Rrjeti- Portal- Kombat”: 193 faqe interneti ishin krijuar nga një ndërmarrje e gadishullit të Krimesë, pushtuar që në vitin 2014 nga Rusia, nga ku u shpërnda propaganda proruse në Francë, Gjermani dhe Poloni.

Kujdes: Sulm!

"Viginum është një rrugë demokratike, transparente për të luftuar sulme të tilla, me shtetin e së drejtës,” thotë Brillant. "Ne krijojmë rezistencë, duke i bërë njerëzit të vetëdijshëm për ekzistencën e sulmeve të tilla.”

Franca ndodhet mes vendeve pararojë, thekson Jiore Craig, bashkëpunëtore shkencore në Institutin londinez për Dialog Strategjik. Specialistja për integritetin digjital merret që nga viti 2013 me manipulimin e zgjdhjeve në gjithë botën.”Që prej zgjedhjeve amerikane dhe referendumit të Brexit-it të 2016-ës ne e dimë se informacionet e falsifikuara kërkojnë të minojnë demokracinë tonë”, thotë ajo për Deutsche Wellen.

"Kontrollet e fakteve nuk mjaftojnë"

"Zgjedhjet parlamentare europiane të 2019-ës dhe Corona kanë treguar se vetëm kontrollet e fakteve nuk mjaftojnë. Ajo që na duhet është një qasje sistematike që të na tregojë kush përhap lajme të gabuara në cila rrjete të internetit. Këtë koncept Franca e ka vënë në jetë si një ndër vendet e para."

Për David Colon, profesor historie në Universitetin e shkencave politike të Parisit, thotë se ka kohë që nuk kemi më të bëjmë vetëm me atributet "e vërtetë” ose "e gabuar”. "Sulmuesit mundohen të krijojnë sa më shumë konfuzion që të jetë e mundur dhe mundohen të shkatërrojnë besimin tonë tek institucionet demokratike,” thotë ai i bindur. Colon është një nga ekspertët drejtues të Francës në çështjet e manipulimit të informacioneve. Për të pushtimi rus i Ukrainës përbën momentin e kthesës. Këto sulme, që kanë ardhur kryesisht nga pala ruse, patën filluar më herët.

"Në shkurt 2004 Dimitri Medvedev, njeriu besnik i Putinit dhe më vonë president i vendit, tha se Kremlini duhet të përkrahë partitë europiane që janë kundër sistemit – sipas Moskës në Francë këto parti janë partia ekstremiste e djathtë RN e ish-kandidates për presidete Marine Le Pen dhe partia shumë e majtë, LFI,” thotë ai.

Rusia si aktor kryesor disinformimi: "Mbjellje dyshimi"

Le Pen pati marrë në vitin 2014 një kredi prej nëntë milionë eurosh nga një bankë me qendër në Pragë, banka First Czech-Russian Bank. "Duke ndihmuar parti të tilla, Rusia do që të nxisë përçarjen në shoqërinë tonë, në mënyrë që ajo të shkatërrohet vetë,” shton Colon. "Kremlini nxit frikën nga aktet terroriste dhe kërkon kështu që të mbjellë dyshimin, nëse është apo jo në gjendje Franca që të organizojë Lojërat Olimpike dhe Paralimpike", thotë ai.

Edhe Lutz Güllner, drejtor i sektorit për komunikimin strategik në Ministrinë europiane për çështjet e jashtme (EAD), mendon se Rusia është aktori kryesor i disinformimit. Sektori i tij me 42 punonjës, ka krijuar një rrjet të qeverive europiane për paralajmërimin e hershëm të rreziqeve.

"Struktura e Francës është krijuar shumë mirë,” thekson ai dhe përmend një vend tjetër pararojë: Suedinë. "Atje është krijuar e ashtuquajtura "Agjenci për mbrojtjen psikologjike”, që merret kryesisht me zbulimin por edhe me reagimin dhe krijimin e rezistencës nëpërmjet fushatave të synuara të edukimit”.

"Franca nuk është më kot objektiv fushatash manipulimi”, shpjegon Arthur de Liedekerke. Ai është drejtor për çështjet europiane të firmës konsultuese belge, Rasmussen Global dhe ka punuar më parë si këshilltar për çështjet strategjike në ministrinë e Jashtme franceze. "Ushtria jonë është prezente në disa vende të ndryshme, ne shpesh organizojmë takime të mëdha të niveleve të larta dhe aktivitete ku politikanët tanë prezantojnë rregullisht çështje provokuese, si ajo e para pak kohësh, sipas të cilës Macron nuk mbështet dërgimin e trupave tokësore në Ukrainë.”

Pas përvojës së viteve të kaluara studiuesi Colon bën një bilanc pozitiv të luftës sistematike kundër disinformimit: "Franca është mbase shpesh objektiv i këtyre sulmeve, por tani ne jemi duke u mbrojtur kundër tyre. Ka kohë që Franca nuk është më e dobët.”

Marrë nga DW

france hakera lojra olimpike

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin