LIVE UPDATES
Bota

Kur do të përfundojë vala e të nxehtit në Europë? Si pritet të jetë pjesa tjetër e verës

Italia është përfshirë nga valë të nxehti pothuajse të vazhdueshme, që nga mesi i qershorit. Në pjesë të vendit parashikohet të ketë temperatura rekord mbi 40 gradë Celsius. Spitalet e qytetit kanë raportuar gjithashtu një rritje prej 20 % të njerëzve, që kërkojnë kujdes urgjent për sëmundjet e lidhura me motin e nxehtë.

13 August 2024, 20:09 Nga N.F
Kur do të përfundojë vala e të nxehtit në Europë?
Foto ilustruese

EUROPË- Pjesa më e madhe e Europës është duke u ‘pjekur’ gjatë ditëve të fundit, ndërsa kontinenti përballet me valën e fundit të të nxehtit. Pothuajse e gjithë Franca ka parë disa ditë me temperatura tepër të larta mbi 30 gradë Celcius në të gjithë vendin. Vapa ekstreme erdhi pasi vendi u përball me përvjetorin e katastrofës së vitit 2003, që pa 15,000 njerëz të vdekur për shkak të nxehtësisë ekstreme më 11 gusht.

Italia është përfshirë nga valë të nxehti pothuajse të vazhdueshme, që nga mesi i qershorit. Në pjesë të vendit parashikohet të ketë temperatura rekord mbi 40 gradë Celsius. Spitalet e qytetit kanë raportuar gjithashtu një rritje prej 20 % të njerëzve, që kërkojnë kujdes urgjent për sëmundjet e lidhura me motin e nxehtë.

Që nga e premtja, Spanja është duke u përballur me atë, që ka të ngjarë të jetë vala më intensive e të nxehtit në vend. Organizata kombëtare meteorologjike Aemets tha se temperaturat mund të kalojnë 40 gradë Celsius në zonat e Andaluzisë dhe verilindjes. Temperaturat e larta dhe moti i thatë kanë rritur gjithashtu rrezikun e zjarrit në shumë vende.

E hëna ishte dita më e nxehtë deri më tani këtë vit në Mbretërinë e Bashkuar, me temperatura 34 gradë Celsius të regjistruara në zonën e Kembrixhit. Moti i nxehtë vjen pasi ekspertët e Institutit të Barcelonës për Shëndetin Global zbuluan se nxehtësia e madhe vrau më shumë se 47,000 njerëz në Europë vitin e kaluar. Ndërsa kjo periudhë e nxehtësisë ekstreme pritet të përfundojë para fundit të javës, mund të mos jetë ende fundi i temperaturave të larta të këtij viti. Ja çfarë parashikojnë ekspertët.

Pse i nxehti ndihet kaq shumë në Europën Qendrore dhe Perëndimore?

Lars Lowinski, meteorolog për Weather & Radar, thotë se një kombinim i nxehtësisë dhe lagështisë po e bën motin vërtet të pakëndshëm për shumë njerëz në Europën Perëndimore.

I nxehti ndihet më shumë kur lagështia në ajër është e lartë. Kur ka më shumë lagështi në ajër, djersa nuk avullon aq shumë, që do të thotë se trupi nuk arrin të ulë temperaturën e tij.

Ajo që është e dukshme, shton Lowinski, është se moti i ngrohtë po ndikon gjithashtu në veriun e largët të Europës, duke kaluar Rrethin Arktik deri në Spitsbergen. Temperaturat atje arritën në 20 gradë Celcius të dielën – një rekord për muajin gusht.

Kur do të përfundojë kjo valë e të nxehtit në Europë?

Lehtësimi mund të jetë në horizont gjatë ditëve të ardhshme, pasi vala e të nxehtit fillon të shuhet. Por kushtet do të vazhdojnë në pjesët lindore dhe jugore të kontinentit.

Ndërkohë, pjesët lindore dhe veçanërisht juglindore të Europës do të kenë kushte shumë më të ngrohta se mesatarja gjatë kësaj fundjave. Kjo vjen pas një korriku të nxehtë rekord në ato zona, veçanërisht në Ballkan.

Pse Europa është kaq e nxehtë tani?

“Këtë herë, moti i nxehtë është shkaktuar nga një “shtëllungë” ajri shumë të ngrohtë nga Afrika veriore dhe Spanja, i cili lëvizi drejt veriut përpara një sistemi me presion të ulët në Atlantik,” shpjegon Lowinski.

“Ndërsa këto inkursione të ajrit të nxehtë nga jugu nuk janë të pazakonta gjatë verës, ka pasur një tendencë, që këto masa të ngrohta ajrore të bëhen edhe më të nxehta për shkak të ndryshimeve klimatike.”

Temperaturat e sipërfaqes së detit rreth Europës kanë qenë gjithashtu të larta, shton ai, veçanërisht në Mesdhe ku ndonjëherë janë 4 deri në 6 gradë Celsius më të ngrohta se normalja për gushtin.

“Temperaturat e ujit në Mesdhe janë shpesh midis 26 dhe 30 gradë Celcius, gjë që çon në edhe më shumë nxehtësi dhe lagështi atje, kështu që edhe zonat bregdetare nuk do të shohin shumë lehtësim.”

A do të vazhdojë moti i nxehtë i Europës për pjesën tjetër të gushtit?

Megjithëse parashikimet afatgjata të motit janë ndonjëherë të pasigurta, Lowinski thotë se ne mund të nxjerrim disa tendenca të përgjithshme dhe jo parashikime të sakta. Dhe, në përgjithësi, tendencat tregojnë se kushtet më të ngrohta se normalja ka të ngjarë të vazhdojnë, veçanërisht në të gjithë Europën jugore dhe juglindore.

Megjithatë, ajo që mund të thuhet është se uji shumë i ngrohtë në Mesdhe dhe rreth shumë brigjeve të Europës Perëndimore do të mbetet një problem në javët e ardhshme, pasi deti mund të ruajë shumë ngrohtësi. Temperaturat e ujit ndryshojnë shumë më ngadalë se temperaturat e tokës.

“Kjo në thelb do të thotë se e gjithë ngrohtësia e ruajtur në det do të vazhdojë të mbështesë motin më të ngrohtë dhe më të lagësht, përveç nëse ka një ndryshim të madh në modelin e motit diku në vjeshtë,” thotë Lowinski.

Ai paralajmëron se këto temperatura më të larta të sipërfaqes së detit dhe më shumë lagështi në atmosferë, nënkuptojnë gjithashtu më shumë prurje për shi dhe stuhi. / Euronews

Marre nga Monitor

 

europe vale e te nxehtit

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin