LIVE UPDATES
Bota

Kur java bëhet vit: Ukrainasit që ndërtuan jetë të re në Gjeorgji

Unite Together mbështet ukrainasit që janë zhvendosur në Gjeorgji, pasi kanë ikur nga lufta në vendin e tyre, që nga shkurti i vitit 2022.

20 February 2023, 07:56 Nga A.B

Kur java bëhet vit: Ukrainasit që ndërtuan jetë të re

Në një rrugë të ngarkuar në periferi të Tbilisit, restoranti Pan Varenki është më modest.

Ngjyrat e flamurit të Ukrainës, e kaltër dhe e verdhë, mund të vihen re në tavolina dhe mure.

Në kuzhinën me mure xhami, gratë janë të zëna me palosjen e brumit dhe mbushjen e petëve ukrainase “varenyky”.

“Kur nuk ka më nevojë për punën tonë këtu në Gjeorgji dhe ukrainasit do të mund të kthehen në shtëpi, atëherë do të kthehemi edhe ne”, thotë 40-vjeçari Dmytro Korin.

Organizata e tij bamirëse, Unite Together, punoi me restorantin Pan Varenki, i cili organizoi një ngjarje për fëmijët refugjatë ukrainas, duke u përgatitur ushqime të ndryshme.

Unite Together mbështet ukrainasit që janë zhvendosur në Gjeorgji, pasi kanë ikur nga lufta në vendin e tyre, që nga shkurti i vitit 2022.

“Gjeorgjianët kanë qenë shumë mikpritës, por nuk mendoj se do të integrohemi përgjithmonë në Gjeorgji. Ne do të shkojmë në shtëpi kur të mundemi”, thotë Korin.

Ai dhe familja e tij ishin me pushime në Gudauri, në malet e Gjeorgjisë, kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Dhe, nuk u kthyen më në shtëpinë e tyre në Zaporizhja, në Ukrainën lindore.

Së bashku me familje të tjera refugjatësh ukrainas, ata janë duke jetuar në një hotel në Tbilisi. Korin drejton organizatën Unite Together, të cilën e ka themeluar në prag të luftës.

Organizata bamirëse mbledh fonde për t’i mbështetur ukrainasit në Gjeorgji, i ndihmon ata me shkolla dhe mbështetje tjetër.

Fondet e mbledhura në Gjeorgji përdoren gjithashtu për blerjen dhe dërgimin e barnave në qytete të ndryshme në Ukrainë.

“Nga ditët e para ishte shumë e qartë për ne se kemi mbështetje të madhe nga gjeorgjianët”, thotë Korin.

“Njerëzit me të vërtetë u përpoqën të na ndihmonin, psikologjikisht, financiarisht etj... Menduam se ndoshta do të ishim këtu vetëm për një javë, por me punën në Unite Together përfunduam duke qëndruar këtu”, shton ai.

Korin është një nga rreth 120.000 ukrainasit që kanë hyrë në Gjeorgji prej se Rusia ka nisur pushtimin e vendit të tyre një vit më parë.

Shumë prej tyre e kanë shfrytëzuar Gjeorgjinë si rrugë transiti për në destinacione të tjera, por shumë të tjerë edhe kanë qëndruar, duke marrë mbështetje në fillim nga Qeveria gjeorgjiane dhe më vonë nga organizatat ndërkombëtare, si Agjencia e OKB-së për Refugjatë dhe grupi humanitar çek, People In Need.

Në një vend me ekonomi të ngadalshme, papunësi në rritje dhe me mbi 280.000 persona të zhvendosur brendapërbrenda - shumica e të cilëve nga Abkhazia - mbështetja në pakësim për refugjatët ukrainas ka nisur ta shqetësojë komunitetin.

Ashtu si Korin, shumë refugjatë ukrainas që kanë arritur në Gjeorgji pas pushtimit të Rusisë, kanë nisur projekte dhe iniciativa - shumë prej të cilave janë në shërbim të mbështetjes së ukrainasve të tjerë.

“Të gjithë në Tbilisi na ndihmuan shumë, si në shkollë, ashtu edhe me familjen time”, thotë Olena Kukharevsk.

Duke qenë se ka punuar në një shkollë private në Ukrainë përpara se të nisej për në Gjeorgji, në mars të vitit të kaluar, Kukharevsk hapi seksionin ukrainas në Shkollën 41 të Tbilisit në muajin prill. Mbi 120 fëmijë u regjistruan atje kur u hap, ndërsa në fund të vitit shkollor, ky numër u rrit në 500.

Duke pasur parasysh kërkesat në rritje, Kukharevsk dhe kolegë të saj hapën dy departamente ukrainase në Batumi - qytet në bregun e Detit të Zi të Gjeorgjisë - ku mbi 1.000 fëmijë ndjekin mësimet.

“Qeveria gjeorgjiane u dha fëmijëve laptopë. Bizneset dhe shkollat ndërkombëtare këtu na dhanë ndihmë. U caktuan autobusë për t’i sjellë fëmijët në shkollë dhe anasjelltas”, thotë Kukharevsk.

“Ka ende probleme me tekstet ukrainase; ato janë të disponueshme vetëm në formë elektronike, dhe për shkollën fillore kjo është shumë e vështirë. Nuk mund t’i mësosh një fëmije të lexojë pa një libër”, thotë ajo.

Por, shkollat nuk janë problemi i vetëm për refugjatët ukrainas në Tbilisi.

Pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, qindra mijëra rusë u larguan po ashtu nga Rusia. Rreth 140.000 prej tyre hynë në Gjeorgji - vendin ku nuk kanë nevojë për viza.

Shumë nga rusët që u vendosën në Tbilisi, i përkisnin një klase të mesme urbane. Dhe, me rritjen e papritur të kërkesës për banesa, u rrit edhe tregu i qirave - mesatarisht mbi 200 për qind.

Kjo e bëri situatën gjithnjë e më të vështirë për refugjatët ukrainas, shumica e të cilëve u larguan duke lënë gjithçka pas vetes.

“Ukrainasit mund të gjejnë punë, por pagat nuk e mbulojnë koston e strehimit”, thotë Kukharevsk.

“Një tjetër problem është se ukrainasit duhet të qëndrojnë një vit në Gjeorgji përpara se të marrin një lloj statusi [të ligjshëm të banimit]”, shton ajo.

Anastasia, e cila kërkoi që mbiemri i saj të mos publikohet, u largua nga Dnjipro - qytet në Ukrainën qendrore që është bombarduar rëndë nga forcat ruse - menjëherë pas fillimit të luftës.

Prindërit e saj qëndruan në Ukrainë, ndërsa ajo shkoi fillimisht në kufi me Poloninë, përpara se të vendosej në Gjeorgji, bashkë me vajzën, motrën dhe mbesën e saj.
Në Ukrainë punonte si përkthyese, ndërsa në Tbilisi është në proces të hapjes së një furre të vogël buke.

“Unë e dua Tbilisin dhe faktin që njerëzit e mbështesin Ukrainën, që ka flamuj ukrainas nëpër ndërtesa. Kjo ta ngroh zemrën”, thotë ajo.

“Kam pasur një ide të shkoj në shtëpi - pa vajzën time - në shkurt, pasi më mungon shumë familja. Por, pas sulmeve të fuqishme në Dnjipro, këto plane kanë rënë. Dua që të përfundojë lufta dhe t’i shoh njerëzit e mi”, thotë Anastasia.

Më 14 janar, një sulm i Rusisë me raketa vrau së paku 46 persona në një bllok apartamentesh në Dnjipro.

Marta Drobina, një kuzhiniere 36-vjeçare ukrainase, e cila jetonte në Svalljava - qytet në Ukrainën perëndimore - arriti në Gjeorgji me makinë nga Polonia, pranverën e kaluar. Ajo është duke jetuar me qira në një apartament të vogël në periferi të Tbilisit, së bashku me djalin e saj, i cili ka nevoja të veçanta.

Drobina është duke punuar tashmë në një restorant hoteli, ku gatuan ushqime pan-evropiane për turistët.

Një herë në muaj, ajo merr një kupon ushqimi në vlerë prej 50 larish [rreth 19 dollarë] nga një organizatë joqeveritare. “OJQ-ja na dha një herë edhe një kupon prej 300 larish për rroba”, tregon ajo.

Derisa lufta në Ukrainë po hyn në vitin e dytë, mbetet të shihet nëse mbështetja për ukrainasit në Gjeorgji - qoftë nga Qeveria, qoftë nga popullata - do të vazhdojë.

Kukharevsk thotë se ukrainasit besojnë se do ta fitojnë luftën dhe do të kthehen në vendin e tyre, por gjasat që lufta të përfundojë shpejt, sipas saj, janë ende të zbehta./REL

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin