LIVE UPDATES
Bota

Kurti: Buxheti i shtetit për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro

Kurti bëri të ditur se buxheti për pagat pritet të jetë 805 milionë euro, që i bie 30% më lartë sesa para pesë viteve.

31 October 2023, 17:11 Nga I.A
Kurti: Buxheti i shtetit për vitin 2024 do të jetë 3
Albin Kurti

KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka miratuar projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2024. Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka lavdëruar punën e Qeverisë për gjatë mandatit të tij, teksa ka njoftuar se buxheti për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro. 

“Kemi rritur ekonominë, janë shtuar vendet e punës. Kjo është si rezultat i masave të suksesshme për rritjen e ekonomisë. Buxheti i shtetit për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro”, tha ai.

Kurti deklaroi se do të rriten pagat në sektorin publik dhe se do të ketë investime të shumta.

“Ky buxhet është i të gjithëve. Si Qeveri e kemi detyrë të menaxhojmë mirë, e të shtojmë vendet e reja të punës. Kemi edhe sfida tjera që do të përballemi”, tha Kurti.

Kurti bëri të ditur se buxheti për pagat pritet të jetë 805 milionë euro, që i bie 30% më lartë sesa para pesë viteve.

Fjala e Kurtit:

Sot si pikë të rendit të ditës e kemi miratimin e buxhetit për vitin 2024, e që njëkohësisht i bie të jetë buxheti i tretë vjetor që po e miratojmë, pas atyre për vitet 2022 dhe 2023. Që prej marrjes së mandatit në mars të vitit 2021 deri më tani, jemi ballafaquar me më shumë sfida globale se cilado Qeveri tjetër që nga paslufta. Gjasat për një pandemi siç ishte ajo e Covid-19 janë një në 100 vjet. Çmime të energjisë që i pamë vitin e kaluar nuk ishin parë asnjëherë më parë e ndoshta krahasimi më i përafërt është me krizën e naftës në vitet e 70-ta, pra një krizë e tillë mund të ndodhë një herë në 50 vjet. Inflacion dyshifror në nivel global herën e fundit ishte parë në vitet e 80-ta, pra diçka që ndodhë një herë në 40 vjet.

Shpeshherë mjafton një krizë e këtyre përmasave që ta gjunjëzojë një Qeveri apo një shtet. Për fatin tonë si Qeveri, tri kriza globale, me gjasa të vogla të ndodhin ngjanë brenda një mandati, dhe megjithëkëtë, ia dolëm shumë më mirë sesa të tjerët na e prognozonin. Menaxhuam pandeminë, tejkaluam krizën energjetike, dhe mbështetëm qytetarët për t’u përballur me inflacionin. Dhe jo vetëm që menaxhuam këto kriza me sukses, por arritëm që përgjatë këtyre viteve të vështira, edhe të rrisim ekonominë edhe vendet e punës si asnjëherë më parë. Për këta 31 muaj të mandatit tonë, ekonomisë i’u shtuam 60 mijë vende pune, ku gjysma e të punësuarve janë të rinj e të reja nën moshën 25 vjeçare. Kjo si rezultat i politikave e masave të suksesshme për rritje të ekonomisë e të punësimit ku ndër tjera: mbështetëm bujkun me subvencione të rritura, mbështetëm prodhuesit vendorë me subvencionim të kredive investuese, mbështetëm bizneset dhe punësimin e grave, mbështetëm bizneset dhe punësimin e komuniteteve jo-shumicë, mbështetëm sektorin e teknologjisë informative me bursa e kuponë për kurse, familjet pa asnjë të punësuar përmes masës Qeveria për Familjet i përkrahëm, mbështetëm punësimin e personave me aftësi të kufizuara, si dhe mbështetëm drejtpërdrejtë edhe punësimin e të rinjve nëpërmjet programit Superpuna.

Asnjë Qeveri para kësaj tonës, e madje as të gjitha ato marrë së bashku, nuk kanë bërë kaq shumë masa mbështetëse për krijimin e vendeve të reja të punës. Rritja e vendeve të punës po vazhdon, e me të edhe ekonomia apo bruto prodhimi vendor, që për herë të parë do të tejkalojë shifrën prej 10 miliardë euro në vitin që po vjen. Kjo gjithsesi është diçka për t’u shënuar. Rritëm edhe të hyrat buxhetore pa e ndryshuar asnjë politikë fiskale. Projeksioni për të hyrat tatimore për vitin 2024 është 2 miliardë e 705 milionë euro, e që kur krahasohet me vitin e fundit para pandemisë që është viti 2019, i bie se po mbledhim 1 miliardë e 43 milionë euro më shumë, apo rreth 63% më shumë. Para se të vinim ne në Qeveri, tatimi që mblidhej nga korporatat nuk tejkalonte shifrën 95 milionë euro në vit siç ishte në 2019-tën , e me Qeverinë tonë për vitin 2024 do të jenë 217 milionë euro apo më shumë se dyfishim, pa ndryshuar shkallën tatimore për korporata.

Një ekonomi më e fortë e me më shumë vende pune, na mundëson edhe rritje të buxhetit. Ky buxhet do të shkojë në një rritje të mbështetjes së sektorëve prioritarë dhe në zbatim të programit tonë qeverisës. Për vitin 2024, buxheti i Republikës së Kosovës do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro. Për sektorin publik, kemi thënë qysh në fillim të këtij viti se koeficienti i pagave për vitin 2024 do të jetë 110 euro, dhe këtë po e realizojmë. Pra, po i rrisim pagat në sektorin publik ashtu siç kemi thënë. Të gjitha përllogaritjet e buxhetit te kategoria e pagave janë duke marrë për bazë edhe rritjen e koeficientit. Dhe, gjithsej buxheti për paga parashihet që të jetë 805 milionë euro, apo rreth 30% më lartë sesa buxheti para 5 viteve. Me këtë buxhet, kujdes e rëndësi të veçantë po i japim mbrojtjes e sigurisë, prandaj për vitin 2024 kemi shtuar numrin e policëve për edhe 500 të tjerë, dhe numrin e ushtarëve edhe për 600 të tjerë. Buxheti për Ministrinë e Punëve të Brendshme për herë të parë do të tejkalojë 216 milionë euro, dhe për Ministrinë e Mbrojtjes do të jetë mbi 153 milionë euro, apo rreth 370 milionë euro për sektorin, e që i bie rreth 22% më shumë sesa viti 2023 në të cilin ndodhemi aktualisht.

Edhe arsimi do të ketë mbështetjen e nevojshme, për ndërtimin e çerdheve, zbatimin e reformave, dhe mbështetjen e të rejave e të rinjve me bursa. Bashkë me grantin që u ndahet komunave, mbështetja buxhetore për arsimin do të arrijë në 370 milionë euro apo rreth 20% më shumë sesa viti 2023. Shëndetësia vazhdon të jetë prioritet i yni, dhe do të vazhdojë të investohet në renovim të spitaleve e blerje të pajisjeve të teknologjisë së fundit, ashtu që më të dashurit tanë të mos kenë nevojë të udhëtojnë jashtë vendit për të kërkuar shërim. Prandaj për vitin 2024 ShSKUK-së i është shtuar buxheti për 25%, kurse për shëndetësinë si sektor në tërësi kemi ndarë mbi 340 milionë euro përfshirë edhe grantin për komunat. Punë dhe drejtësi ka qenë sllogani ynë, andaj edhe buxhetin e kemi rritur për këtë dikaster. Krahasuar me vitin 2023, Ministrisë së Drejtësisë i kemi ndarë 31% më shumë buxhet ashtu që të zbatohen deri në fund reformat e nisura në drejtësi.

Sivjet morëm lajmin më të mirë në dekada për sportistët tanë, se do të jemi shtet mikpritës për Lojërat Mesdhetare 2030, dhe kjo duhet të përcillet edhe me investimet përkatëse në sport e infrastrukturë për të cilat jemi zotuar. Andaj kemi rritur buxhetin si asnjëherë më parë për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke i ndarë mbi 58 milionë euro për investime kapitale vetëm për vitin 2024, e trendi njëjtë do të vazhdojë edhe për vitet pasuese, sepse duam t’i tregojmë botës se Kosova po bëhet konkurrent serioz në sport. Do të vazhdojmë mbështetjen për investime të reja kapitale në infrastrukturë rrugore e hekurudhore, në zona të reja ekonomike, në diga e rrjete të ujësjellësit, dhe në kapacitete të reja energjetike. Për këtë kemi paraparë një buxhet prej 860 milionë euro për investime kapitale. Me këtë buxhet është paraparë edhe investimi në digjitalizim dhe e-qeverisje që do ta zbatojmë bashkë me Bankën Botërore. Njësoj do të fillojë edhe zbatimi i reformës sociale gjatë vitit të ardhshëm, e cila do të prekë familjet që kanë më së shumti nevojë për mbështetjen me dorën e shtetit.

Pikturën e zhvillimit ekonomik po e kompletojmë me Fondin Sovran, i cili tashmë ka marrë formë përmes projektligjit të dorëzuar në Kuvend, dhe me kapitalin themeltar të paraparë në këtë buxhet do t’i japim edhe substancën e nevojshme për operacionalizim. Duhet të mos harrojmë që ky buxhet nuk është vetëm për Qeverinë e i Qeverisë, por edhe i komunave. Për vitin 2024 kemi ndarë 742 milionë euro për komunat e Kosovës, ku nga kjo shumë 635 milionë euro janë grant që u ipet komunave nga Qeveria, kurse 107 milionë euro të tjera janë të hyra vetanake të cilat komunat i mbledhin. Pra, qytetarë të nderuar, ky buxhet është i të gjithëve, e për të gjithë, sepse janë taksat e tatimet të të gjithëve të cilat e mbushin buxhetin e përbashkët të shtetit tonë për shoqërinë tonë. Si Qeveri, e kemi për detyrë që paratë që mbledhim, t’i mirëmenaxhojmë, e t’i rishpërndajmë ashtu që të sigurojmë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, shtim të vendeve të reja të punës, dhe mirëqenie e dinjitet për të gjithë qytetarët e vendit. Ka edhe sfida tjera që na presin deri në fund të mandatit, por që, edhe ato do t’i tejkalojmë me sukses, sepse idetë e mira dhe programi i drejtë na prijnë, kurse vullneti e bindja nuk na mungojnë. 

albin kurti qeveria e kosovës

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin