16 August 2024, 20:49
Nga E. D

KOSVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur publikisht kryeministrit Albin Kurti në lidhje me debatet rreth hapjes së urës mbi Lumin Ibër. Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka adresuar pyetjen publike të Kurtit se nga cila anë e urës është ai.
Ai thotë se ka pasur përpjekje për të ndarë Pejën dhe Mitrovicën me lum, dhe madje edhe tërë Kosovën, në emër të një shkëmbimi territorial. Deklarata e Haradinajt vjen në një kohë kur diskutimet për urën mbi Lumin Ibër janë bërë çështje e nxehtë politike, duke theksuar ndarjet e thella në qëndrimet politike brenda Kosovës.
"Nuk është hera e parë që kanë provuar të më pozicionojnë "këndej ose andej ure", duke dashur të ma vendosin kufirin ne mes! Kanë provuar edhe Pejën të ma ndajnë me lum, kanë provuar që të ndajnë Mitrovicën me lum, besa edhe krejt Kosovën duke i vendosur disa kufij të ri, në emër të njëfarë shkëmbimi territorial. Por, as atëherë e as sot, s'kanë gjetur te unë aleat të ndarjes, e nuk do të gjejnë kurrë. Albin Kurti, përmes sejmenëve të tij, ma paska bërë një pyetje publike se "nga cila anë e urës" jam unë! Po pse u dashka që unë të jem në njërën anë të urës! Unë jam ku kam qenë gjithmonë, në çdo milimetër të territorit të Kosovës dhe se tek Ura e Ibrit nuk ka dy anë. Po ju që po pyesni nga cila anë, a po sugjeroni që atë pjesë ta ndani në dysh, apo si e keni hallin?! Ose në cilën anë jeni ju, që ta marrim vesh njëherë e mirë!", tha Haradinaj në postim.
ramush haradinaj albin kurti
Bota
16 August 2024, 19:50
E. D
foo ilustruese
GAZA- Bisedimet për armëpushimin në Gazë do të vazhdojnë javën e ardhshme në Kajro, ...
Bota
16 August 2024, 19:12
e.a
KQZ
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 9 shkurtin e vitit 2025 datën kur do të mbahen zgjedhjet e rregullta parlam...
Bota
16 August 2024, 19:00
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur linë e majmunit, e përhapur në Kongo dhe vende t...
Bota
16 August 2024, 18:38
E. D
pamje nga vendngjarja
SHBA- Një vajzë 8-vjeçare ka rrahur një grabitës të armatosur që hyri në dyqanin e pijeve t...
Bota
16 August 2024, 18:15
E. D
pamje nga vendngjarja
TURQI- Një përleshje me grushte shpërtheu në parlamentin e Turqisë të premten kur një deputet i op...
Bota
16 August 2024, 17:50
E. D
pamje nga vendngjarja
KOSOVË- Policia e Kosovës në një aksion në hotelin “Rajska Banja” në Banjskë të Z...
Bota
16 August 2024, 17:44
E. D
Josep Borrell
IZRAEL- Shefi i diplomacisë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se do të propozojë sanksionimin e zyrtarëve t&...
Bota
16 August 2024, 17:40
E. D
fotot ilustruese
HAGË- Gjykata speciale në Hagë ka zgjatur paraburgimin ish-liderëve të UÇK Hashim Taçi dhe Kadri Ve...
Bota
16 August 2024, 17:22
E. D
Donal Trump
SHBA- Fjala që mbi të gjitha po shënon fillimin e fushatës zgjedhore amerikane është çuditshme, që do...
Bota
16 August 2024, 16:36
E. D
SHBA- Rrethanat e sakta që çuan në tërheqjen dramatike të Presidentit Joe Biden nga gara zgjedhore e vitit 2024 kanë qenë...