23 July 2024, 12:12
Nga N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi si “të padrejtë dhe të dëmshëm” vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për t’ua hequr regjimin e vizave qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta serbe, të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.
Ky vendim, sipas tij, është “edhe dekurajues për integrimin e serbëve të Kosovës”. Por, shtoi Kurti, “ne nuk kemi mundësi të mëdha që të ndikojmë në vendimet e Brukselit”. Kurti i bëri këto komente për gazetarët, gjatë përurimit të disa hapësirave të rinovuara në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian e morën vendimin e lartpërmendur më 22 korrik. Vendimi pritet të hyjë në fuqi ditën e 20-të pas botimit në Gazetën Zyrtare të BE-së.
Serbët e Kosovës, që posedojnë pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë, janë aktualisht të vetmit qytetarë të Ballkanit Perëndimor që u duhen viza për të udhëtuar në zonën e lëvizjes së lirë, Schengen.
Komisioni Evropian propozoi heqjen e vizave për ta qysh në nëntor të vitit të kaluar. Kosova nuk i njeh pasaportat e Drejtorisë Koordinuese të Serbisë, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Brendshme serbe në Beograd, dhe mbajtësit e tyre nuk mund të fluturojnë me to nga Aeroporti i Prishtinës.
Autoritetet në Kosovë i inkurajojnë qytetarët serbë që të pajisen me pasaporta të Kosovës. Qytetarët me pasaporta biometrike të Kosovës gëzojnë liberalizimin e vizave nga 1 janari i këtij viti./ REL
kosove kurti pasaport be
Bota
23 July 2024, 11:57
N.F
Kamala Harris
SHBA- Kamala Harris do të vizitojë shtetin fushë beteje të Wisconsin në tubimin e parë që ...
Bota
23 July 2024, 11:46
N.F
Musk
SHBA- Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, ka pohuar se kompania do të prodhojë robotë humanoidë për të filluar pu...
Bota
23 July 2024, 11:32
N.F
Harold Wilson
ANGLI- Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Harold Wilson, pranoi të shesë arkivin e tij t&e...
Bota
23 July 2024, 11:34
E. D
Jill Biden
PARIS- Spektakli i ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike mund të mbesë në hije nga ‘human drama&rs...
Bota
23 July 2024, 11:15
N.F
Foto ilustruese
BRAZIL- Peshkaqenët në ujërat e brigjeve të Brazilit kanë rezultuar pozitivë për kokainë, thonë...
Bota
23 July 2024, 11:10
N.F
Kosove
KOSOVË- Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) tha se pronarët e pompave të mbyllura të karburanteve në komunat me shumic&e...
Bota
23 July 2024, 10:58
E. D
fotot ilustruese
PARIS- Një turiste dyshohet se është përdhunuar nga 5 burra në Paris, pak ditë para se të startojnë...
Bota
23 July 2024, 10:58
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së po paralajmëron për një stuhi të re, t&e...
Bota
23 July 2024, 10:53
E. D
fotot ilustruese
RUSI- Një sulm me dronë në një traget në Rusinë jugore la të vrarë së paku një person dh...
Bota
23 July 2024, 10:45
N.F
Sheikh Hasina
BANGLADESH- Kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina, fajësoi kundërshtarët e saj politikë për trazirat vdekjepru...