8 March 2023, 18:06
Nga a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se plani i zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë “gjithëpërfshirës dhe efikas”. Gjatë një vizite në një biznes në Graçanicë më 8 mars, Kurti tha për gazetarët se po vazhdojnë përgatitjet për takimin e radhës të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, që do të mbahet më 18 mars në Maqedoninë e Veriut, shkruan REL.
“Pritjet tona janë që do të vazhdojnë përgatitjet për takimin e 18 marsit, që do të mbahet në Maqedoninë e Veriut, në Ohër. Dhe do të shohim se si do të mund t’ia bashkëngjisim propozimit të dakorduar evropian edhe një plan të mirëfilltë zbatimi që duhet të karakterizohet nga gjithëpërfshirja dhe nga efikasiteti”, tha Kurti.
Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë takimit të 27 shkurtit në Bruksel, u shprehën të gatshëm të punojnë për planin e zbatimit për propozimin evropian. Propozimi evropian synon t’i çojë palët drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
dialogu kosove-serbi
Bota
8 March 2023, 17:46
a.l
Gomonet e emigrantëve
BRITANI- Ministrja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman, tha sot se propozimi i qeverisë për të ndaluar...
Bota
8 March 2023, 17:41
k.m.
Tonino Picula
PODGORICË- Raportuesi i Parlamentit Evropian për Malin e Zi, Tonino Picula, do të udhëheqë delegacionin e këti...
Bota
8 March 2023, 17:40
a.l
Siri
SIRI- Shtatë persona duke përfshirë disa civilë u vranë të mërkurën nga një sulm me dron që syn...
Bota
8 March 2023, 17:20
a.l.
Burri merr në krahë gruan e tij dhe e hedh nga trageti
INDONEZI- Një video tronditëse është duke qarkulluar në media, k...
Bota
8 March 2023, 17:17
a.l
Tik Tok
ÇEKI- Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike dhe e Informacionit të Republikës Çeke ka paralajmëruar...
Bota
8 March 2023, 17:10
a.l
Jens Stoltenberg
RUSI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nuk është shprehur optimist lidhur me betejën që&e...
Bota
8 March 2023, 17:01
a.l
Dhëndri dhe nusja ndërrojnë kostumet e veshjes
AUSTRALI- Një video është duke u bërë viral në media dhe rrjete...
Bota
8 March 2023, 16:51
a.l
Marshimi në Greqi
GREQI- Kanë përfunduar protestat për aksidentin e trenave në Larisa ku humbën jetën 57 persona. N...
Bota
8 March 2023, 16:48
a.l
Kinematë në Greqi
GREQI- Kinematë historike "Attikon" dhe "Apollo" të cilat ndodheshin në kryqëzimin e Christos Ladas-St...
Bota
8 March 2023, 16:45
a.l
Memoriali në Greqi
GREQI- Për të disatën herë, memoriali për viktimat e Marfin u bë shënjestër e protestu...