LIVE UPDATES
Bota

Kurti politikisht “i vetmuar” për targat, opzita e lë vetëm

Sipas tyre, Kurti duhet t’i shqyrtojë dhe pranojë propozimet dhe kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë, që kanë ndihmuar në konsolidimin e shtetit të Kosovës.

23 November 2022, 13:04 Nga I>A
Kurti politikisht “i vetmuar” për targat, opzita e lë
Albin Kurti

KOSOVË- Qëndrimi “refuzues” dhe “i ngurtë” i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndaj çështjes së targave, e nxjerr Kosovën në anën e kundërt të politikave që ndjekin partnerët ndërkombëtarë, thonë përfaqësues të opozitës në Kosovë dhe njohës të proceseve politike. Sipas tyre, Kurti duhet t’i shqyrtojë dhe pranojë propozimet dhe kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë, që kanë ndihmuar në konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Ai “nuk mund të fitojë politikisht” nëse kundërshtarë ka Shtetet e Bashkuara dhe BE-në, thotë analisti politik, Artan Muhaxhiri. Sipas tij, refuzimi mund të kthehet në “bumerang të keq” për vetë Kosovën. Kurti nisi më 1 nëntor zbatimin e planit të tij për riregjistrimin e makinave me targa që i lëshon Serbia në veri të Kosovës, përkundër thirrjeve të SHBA-së dhe BE-së për ta shtyrë këtë proces. Serbët në veri, që kontrollohen në masë të madhe nga Beogradi zyrtar, i kundërshtojnë targat që i lëshon Kosova, RKS, dhe paralajmërojnë rezistencë ndaj tyre.

Kjo çështje i ka sjellë palët pranë konfliktit edhe në të kaluarën. Me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të pranueshme, Kurti u takua më 21 nëntor në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por pa sukses. Për dështimin e takimit, kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, hodhi përgjegjësinë te pala kosovare. Pas kërkesës së ambasadorit amerikan në Prishtinë, pastaj, Kurti shtyu një fazë të planit të tij për riregjistrimin e makinave, për t’u dhënë, siç u tha, edhe një shans përpjekjeve për gjetjen e një zgjidhjeje. Afati i shtyrjes së gjobave për shoferët që vozisin makina me targa serbe, skadon më 24 nëntor.

Xhavit Haliti, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e subjektit opozitar, Partisë Demokratike të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës duhet t’i respektojë propozimet, por edhe kërkesat e partnerëve perëndimorë lidhur me çështjen e targave.

“Çështja me targat, për mua është një ‘show’ [shfaqje] i panevojshëm. Është një ‘show’, ku realisht ka përfituar Vuçiq. Ai po e fut politikën kosovare në përplasje të panevojshme, për t’i thënë pastaj BE-së: ‘ja kush janë këta dhe nuk merret vesh askush me ta’. Në planin ndërkombëtar, Kosova ka humbur më shumë dhe pastaj edhe kryeministri [Kurti]”.

“Para se të vendosim që t’iu themi ‘jo’ të gjithë aleatëve tanë, ne duhet të shohim se a kemi fuqi të përballemi me të gjitha. Ku do të shkojmë ne vetëm?”, pyet Haliti.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës në opozitë, Avdullah Hoti thotë se Kosova duhet të vendosë ligjshmërinë në gjithë territorin e vendit dhe se partnerët e saj perëndimorë pajtohen me këtë. Por, siç shton ai, Qeveria e Kosovës duhet të koordinohet me këta partnerë për çështjen e targave.

“Aleatët po kërkojnë koordinim në veprime, për shkak të situatës komplekse në veri të Kosovës, e cila është rezultat i instrumentalizimit të komunitetit serb në ato komuna [me shumicë serbe] nga ana e Beogradit, për të mbajtur gjendjen e tensionuar”.

“Kosova ka arritur rezultate në fuqizimin e shtetësisë vetëm kur është koordinuar dhe kur ka siguruar mbështetjen e aleatëve. Nuk duhet ta testojmë se deri ku shkon mbështetja e aleatëve, sepse tregohet mosmirënjohje ndaj tyre dhe kjo nuk na shpie askund”, thotë Hoti për Radion Evropa e Lirë.

Për Pal Lekajn, nga partia tjetër opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, qëndrimi i Kurtit është “kokëfortësi” dhe “inat politik”.

“Mendoj që është një menaxhim i keq i zotit Kurti. Ai është larguar larg nga ata që ne i kemi quajtur miq ndërkombëtarë dhe me të cilët, së bashku, i kemi ndërtuar institucionet, por edhe së bashku e kemi bërë edhe luftën”.

“Nga kjo, ne po shohim që Kosova është kthyer në një pikë kritike, e sidomos veriu i Kosovës. E gjithë kjo na largon nga dialogu dhe marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thotë Lekaj.

Në takimin e 21 nëntorit, Kurti tha se propozimi i Borrellit, si ndërmjetësues i bisedimeve, që Kosova të shtyjë shqiptimin e gjobave për shoferët që vozisin makina me targa serbe, “është i papranueshëm” nëse nuk shoqërohet me angazhimin për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Kurti tha se Borrell ka hequr dorë nga “afati i marsit 2023”, për të finalizuar normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ai iu referua një plani të përfolur franko-gjerman për këtë çështje, megjithëse pretendimet e tij u hodhën poshtë nga zyrtarët e BE-së. Vuçiq, në anën tjetër, tha se Serbia e pranon propozimin e Borrellit që të mos lëshojë targa të reja për serbët në veri. Serbia, po ashtu, i kundërshton targat RKS, apo Republika e Kosovës, duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Njohësi i proceseve politike, Artan Muhaxhiri, profesor i sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se çështja e targave është shndërruar në një problem shumë të madh, sepse, sipas tij, nuk ka pasur vullnet për fleksibilitet dhe kreativitet politik të palëve. Ai thotë se në proceset ku bëhet fjalë për marrëveshje delikate ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më të rëndësishme janë “raportet e pushteteve”.

“Dihet pushteti i Kosovës në raport me pushtetin e BE-së, të SHBA-së dhe faktorëve tjerë relevantë. Është krejtësisht e pakuptimtë se ku e ka marrë guximin kryeministri Kurti që të tentojë t’ua imponojë temën e planit franko-gjerman në atë mënyrë, kur dihet se me gradualitet milimetrik shkohet në raste të tilla”.

“Balancimet, harmonizimet duhet të jenë maksimale dhe shumëdimensionale, në mënyrë që të ketë avancime për çështje fundamentale”, thotë Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se mosharmonizimi i vendimeve të Qeverisë së Kosovës me qëndrimet e SHBA-së dhe BE-së “lidhur me planin afatgjatë për çështjen e targave’, mund të kthehet në “bumerang të keq” për vetë Kosovën.

“Fatkeqësia më e madhe politike në këtë rast është se për herë të parë, pas 30 vjetësh, në njërin pol gjenden Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE-ja dhe Serbia, kurse në polin tjetër, si kundërshtare e tyre, gjendet Kosova”.

“Pra, është krejtësisht e pafalshme që [Kurti] e ka sjellë veten në këtë pozicion humbës politikisht, sepse është absolutisht krejt e qartë se nuk mund të fitojë politikisht, nëse si kundërshtarë politikë i ka Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-në”, thotë Muhaxhiri.

Në njoftimin për shtyrjen e shqiptimit të gjobave për targa ilegale deri më 24 nëntor, Kurti tha se “është i lumtur të punojë me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje”. Për këtë qëllim, të mërkurën në Bruksel u ftuan edhe kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç. Përveç BE-së e SHBA-së, shqetësim për përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës shprehen edhe Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe NATO-ja.

Marrë nga REL

albin kurti tensione në veri të kosovës

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin