6 July 2022, 08:16
Nga A.B
Scholz dhe Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i bindur dhe shpreson shumë që procesi i Berlinit që përfshin vendet e Ballkanit Perëndimor, do të rifillohet nga kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz. Kurti tha se zgjidhja për Ballkanin Perëndimor është Bashkimi Evropian dhe se drejt arritjes së këtij qëllimi duhet "Procesi i Berlinit 2.0”.
Këtë deklaratë kryeministri i Kosovës e bëri nga Greqia ku po merr pjesë në konferencën "Evropa Juglindore - a mund të ketë stabilitet dhe prosperitet në rajon?", organizuar nga Qeveria e Greqisë dhe "The Economist”.
"Unë besoj se me presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë dhe me kancelarin Scholz në Berlin, ne mund të ringjallim urën transatlantike, e cila në shekullin 21-të është edhe më e rëndësishme sesa në shekullin e 20-të. Procesi i Berlinit 2.0, nëse mund ta quajmë kështu, mund të sjellë një valë që mund t'i shtyjë përpara të gjitha anijet në Ballkanin Perëndimor, kryesisht disa nisma, programe të modeluara sipas EFTA EEA, diçka të ngjashme sikurse Norvegjia, Lihtenshtajni, Zvicra dhe Islanda kanë me BE-në, komitete dhe këshilla të përbashkët, mekanizma vëzhgimi, gjykatë të përbashkët me BE-në si vlerë dhe mekanizëm, jo jashtë BE-së”, tha Albin Kurti gjatë diskutimit në këtë konferencë.
Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij në Kosovë me 10 qershor, tha se Qeveria gjermane e ka vendosur si prioritet ndihmën për shtetet e Ballkanit Perëndimor që të përafrohen me Bashkimin Evropian dhe në këtë linjë ai tha se këtë vit do ta rijetësojë procesin e Berlinit me një takim në vjeshtë.
"Rajoni duhet të përparojë referuar krijimit të një tregu të përbashkët rajonal dhe katër marrëveshjet e rëndësishme për lëvizjen e lirë, të njerëzve, për njohjen e diplomave profesionale që duhet të lidhen shpejt”, tha kancelari Scholz.
Nga ana e saj qeveria e Kosovës vazhdon ta refuzojë nismën tjetër rajonale "Open Ballkan”, ndërsa sipas kryeministrit të Kosovës "Procesi i Berlinit do të përshpejtojë reformat dhe do t'i sjellë gjashtë shtetet e Ballkanit më pranë bllokut evropian”.
Procesi i Berlinit është një nismë e iniciuar në vitin 2014 nga kancelarja e atëhershme e Gjermanisë, Angela Merkel dhe ky proces ka në fokus ka lëvizjen e lirë të njerëzve, të shërbimeve, mallrave dhe kapitalit. Procesi i Berlinit përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinën. Me nismën e Gjermanisë, shtetet pjesëmarrëse në procesin e Berlinit janë: Gjermania, Austria, Bullgaria, Kroacia, Franca, Greqia, Polonia, Sllovenia dhe Italia./DW
albin kurti
Bota
6 July 2022, 07:49
A.B
Milan Radojciq
SERBI- Milan Radojçiq, një prej të dyshuarve të kërkuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq dhe ...
Bota
6 July 2022, 07:46
A.B
Whatssap
SHBA- Shumë shpejt do të mund ta përdorni aplikacionin e famshëm 'WhatsApp' pa qënë nevoja të dilni Online.
Wh...
Bota
6 July 2022, 00:37
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Kancelarja dhe sekretari i shëndetësisë kanë dhënë dorëheqjen nga qeveria, duke thë...
Bota
5 July 2022, 23:29
I.A
PE
BRUKSEL- Teksti përfundimtar i raportit për Serbinë, në formë rezolute, duhet të miratohet nesër në seancën...
Bota
5 July 2022, 23:27
k.m.
Foto ilustruese
GJERMANI- Rreth 200 oficerë të inteligjencës ruse punojnë në Agjencitë Gjermane të Sigurisë. Lajmi ...
Bota
5 July 2022, 23:20
k.m.
Karin Kneisl dhe Vladimir Putin
VJENË- Ish-ministrja e Jashtme austriake Karin Kneisl pretendon se ajo u detyrua të largohej nga vendi për s...
Bota
5 July 2022, 23:14
I.A
Foto ilustruese
LIBI- Të paktën 22 emigrantë, të gjithë nga Mali, vdiqën këtë të martë në një a...
Bota
5 July 2022, 23:05
I.A
Thalito do Valle
UKRAINË- Një modele dhe snajpere braziliane është vrarë nga një sulm raketor rus në Ukrainë vet&eu...
Bota
5 July 2022, 23:02
I.A
Viola von Cramon
KOSOVË- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Crammon, ka dhënë raportin e saj për...
Bota
5 July 2022, 22:37
I.A
Pamje nga protesta
MAQEDONIA E VERIUT- Incidente para Ministrisë së Jashtme në Maqedoninë e Veriut nga protestuesit. Tetovasot shkruan ...