LIVE UPDATES
Bota

Kush është Lupço Palevski, i dyshuari për vrasjen e 14-vjeçares në Shkup?

Palevski ishte aktiv në rrjetet sociale me podkastin e tij “Krsh”, si drejtues i lëvizjes “E treta”, një grupim politik me bindje pro-ruse ku ai përçonte mesazhe me nxitje nacionaliste.

6 December 2023, 13:28 Nga A.B
Kush është Lupço Palevski, i dyshuari për vrasjen e
Palço

I ekspozuar në media, aktiv në politikë dhe biznesmen i dyshuar, kështu mund të përshkruhet profili i Lupço Palevskit - Palço, i dyshuar për vrasjen e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit, Pançe Zhezhovski nga Velesi.

Palevski ishte aktiv në rrjetet sociale me podkastin e tij “Krsh”, si drejtues i lëvizjes “E treta”, një grupim politik me bindje pro-ruse ku ai përçonte mesazhe me nxitje nacionaliste.

Mbrëmjen e 21 nëntorit, një ditë para rrëmbimit të 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski, ai kishte bërë një njoftim në rrjetin social Facebook se emisioni i radhës i paraparë për të dielën, do të shtyhej për të martën, më 23 nëntor.

Ditën e rrëmbimit të Zhezhovskit ai nuk bëri asnjë postim, ndërsa pas rrëmbimit të 14-vjeçares në disa raste ka shkruar se fëmijërinë e kishte kaluar pranë shkollës “Pestaloci”, e njëjta ku mësonte Vanja Gjorçevska.

Derisa vazhdonin kërkimet për Vanjën, në postimet e tij, i dyshuari për rrëmbimin dhe vrasjen e saj, përdorte gjuhë të urrejtjes dhe nacionalizëm ekstrem.

Lupço Palevski dhe katër persona të tjerë, përfshirë dhe të atin e vajzës, pas një hetimi intensiv nga policia dhe prokuroria maqedonase, rezultuan të jenë autorët e rrëmbimit, ndërsa Palevski edhe ekzekutor i tyre.

Një ditë para publikimit të hetimeve, Palevski ishte arratisur nga Maqedonia e Veriut, ndërsa më 5 dhjetor, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, njoftoi se ai ishte arrestuar në Turqi dhe se tashmë kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij, derisa të dyshuarit e tjerë tashmë ndodhen në paraburgim në Shkup.

Lupço Palevski-Palço, ish-themelues i javores “Start”, përmes së cilës ai donte të ishte i pranishëm në media, kështu që përveç podkast-it të tij personal, i cili ka 2500 ndjekës, ai mori hapësirë edhe në portalin pro-rus “Infomax”, sipas hulumtimeve mbi ndikimin rus në Maqedoninë e Veriut.

Palço për opinionin e gjerë njihet që nga viti 1998 kur u bë kryetar i degës së Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) në Shkup, e cila tani drejtohet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ekspertët e kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë thonë se pikërisht kjo është periudha kur atij i jepet mundësia të afrohet me ish-drejtorin e policisë sekrete në atë periudhë, Zoran Verushevski.

Emri i Lupço Paleskit-Palço u bë “i pakëndshëm” për shumëkënd kur u bë e ditur se ai u arrestua me dyshimin se fshihej pas kanalit në Youtube “Nikola Tesla” ku në vitin 2017 ishin publikuar bisedat e përgjuara të politikanëve, gazetarëve, biznesmenëve dhe personazheve publike.

Prokuroria Speciale Publike që ishte formuar në vitin 2016 për hetimin e përgjimeve, kishte zbuluar se përmes kanalit “Tesla”, Palevski ka bërë shantazhe të ndryshme mbi personat e përgjuar, por pavarësisht kësaj ai është liruar.

Ai arriti deri aty saqë disa nga bisedat e përgjuara i kishte lëshuar të dëgjoheshin në sheshin e qytetit të Prilepit, por edhe atëherë u arrestua dhe më pas u lirua.

Për ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Pavle Trajanov, është e qartë se ka pasur mbrojtje nga zyrtarë të lartë të policisë edhe atëherë edhe tani.

“Në atë kohë, Ministria e Brendshme kishte dyshime se ai po i përdorte për shantazh, por atëherë ishte aktuale dhe kaloi. Por, supozoj se ai ka qenë në komunikim me njerëz të MPB-së për një kohë të gjatë dhe kjo pyetje duhet t'i drejtohet drejtpërdrejt ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ai tani mban përgjegjësi politike dhe duhet të thotë nëse Palevski ka komunikuar me shërbimet. Fakti që deri më tani nuk ka epilog më serioz për kaq shumë prej veprave të tij, është befasues”, thotë Trajanov.

Ai për një kohë të gjatë merrej me biznese në fushën e ndërtimtarisë dhe ndërtoi objekte në qendër të Shkupit, disa prej tyre ndërtime pa leje, e më i famshmi ndër to është objekti i njohur si “Tifani”.

Në vitin 2021, në emër të Palevskit u regjistrua Shoqata e qytetarëve për popullarizimin e mendimit të lirë dhe mediave “Desna Republika” (Republika e Djathtë), adresa e së cilës është gjithashtu në qendër të Shkupit.

Themelues të saj janë edhe 14 persona të tjerë, në mesin e tyre janë edhe disa nga të dyshuarit aktualë për dy vrasjet.

Në fillim të këtij viti, në janar, u themelua partia politike djathtiste Desna, adresa e së cilës është në vendbanimin Kisella Voda.

Emri i saj do të thotë se Lupço Palevski-Palço është i djathtë, i cili promovon ide radikale për shkak të “tradhtive” që po i ndodhnin Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas raportimeve, ai kundërshtonte fuqishëm integrimin euroatlantik të vendit dhe promovon disa nga idetë për afrim me Rusinë.

Tubimet që ai organizonte me përkrahësit e tij shpesh mbaheshin nëpër objektet e kishave.

Partia ka krijuar edhe një deklaratë për mosndryshimin e emrit, statusit dhe dinjitetit të Kishës Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopata e Ohrit.

Përmes një njoftimi në profilin e saj në Facebook, partia Desna ka lëshuar një deklaratë, në të cilën pretendon se pjesa tjetër e anëtarësimit është përballur me tronditje dhe mosbesim për zhvillimet. Sipas njoftimit, kjo parti kërkon dënim të rreptë për Lupço Palevskin dhe anëtarët që dyshohen për kryerjen e aktit mizor të vrasjes së 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit, Pançe Zhezhovski.

Partia njofton se do të ngrijë anëtarësimin, funksionet dhe aktivitetet e të akuzuarve deri në përfundim të procesit.

Spasovski e quajti “përbindësh”, opozita e akuzon si “bashkëpunëtor”

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ditën që doli me detajet e hetimin, ishte zotuar se do të bënte gjithçka për arrestimin e rrëmbyesit dhe ekzekutorit të viktimave.

“Do të bëj gjithçka, ju premtoj, që ky person ose nëse preferoni, ky përbindësh, gjurmët e të cilit po e ndjekim sapo të shkelë në tokën tonë, të dalë para drejtësisë”, pati deklaruar Spasovski.

Mirëpo, opozita e akuzoi Spasovskin se ka palogjikshmëri në hetim dhe e pyeti ministrin e Brendshëm nëse Palço kishte vërtet informacion për të dhe për këtë arsye ishte arratisur përtej kufirit.

Por, Spasovski i mohoi këto akuza, ndërsa mbrëmjen e 5 dhjetorit kur njoftimin arrestimin e Palevskit në Turqi tha se të gjitha ata që e keqpërdorin këtë rast, janë “politikanë amatorë”, kurse të gjithë të tjerët që vazhdojnë të nxisin urrejtje dhe të përhapin dezinformata, do të japin llogari./REL

palço vanja gjorçevska

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin