17 November 2022, 18:40
Nga I.A

SHBA- Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi thotë se nuk do të kandidojë për një post drejtues, një lëvizje që shënon fundin e një epoke dhe krijon një ndryshim të madh për demokratët e Dhomës. Në një fjalim në katin e Dhomës të enjten, Pelosi mbrojti arritjet legjislative të partisë nën udhëheqjen e saj përpara se të thoshte: Tani ne duhet të lëvizim me guxim në të ardhmen. Ka ardhur ora që një brez i ri të udhëheqë grupin demokratik.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi falënderoi bashkëshortin e saj, Paul, që ishte një shtyllë mbështetjese dhe tha se ishte mirënjohëse për të gjitha urimet e mira që ata kanë marrë për shërimin e tij të vazhdueshëm pas një sulmi brutal.
"Për bashkëshortin tim të dashur Paul, i cili ka qenë partneri im i dashur në jetë dhe shtylla ime e mbështetjes, faleminderit. Ne jemi të gjithë mirënjohës për të gjitha lutjet dhe urimet e mira ndërsa ai vazhdon shërimin e tij. Faleminderit shumë," tha Pelosi tha ndërsa kolegët e saj në katin e Dhomës qëndruan në këmbë dhe duartrokitën.
Po ashtu ajo theksoi se do të vazhdojë të qëndrojë në Kongres për të përfaqësuar poopullin e San Franciskos.
“Nuk ka nder më të madh zyrtar për mua sesa të qëndroj në këtë dysheme dhe të flas për njerëzit e San Franciskos. Këtë do të vazhdoj ta bëj si anëtar i Dhomës duke folur për popullin e San Franciskos, duke i shërbyer shtetit të madh të Kalifornisë dhe duke mbrojtur kushtetutën tonë. Dhe me besim të madh në grupin tonë parlamentar, unë nuk do të kërkoj rizgjedhje në udhëheqjen demokratike në Kongresin e ardhshëm,” tha Pelosi.
Njoftimi i saj vjen pasi demokratët humbën shumicën në dhomën e ulët, por ruajtën kontrollin e Senatit në zgjedhjet mesmandatit të vitit 2022. Pelosi tha se kur vizitoi për herë të parë kryeqytetin si fëmijë, ajo kurrë nuk e kishte imagjinuar se do të shkonte nga një shtëpiake në kryetare të dhomës.
nancy pelosi dorehiqet nancy pelosi
Bota
17 November 2022, 18:18
I.A
Studentet
SHBA- Katër studentë në Universitetin e Idahos u gjetën të vdekur pranë kampusit. Kryebashkiaku i Boise, Idaho...
Bota
17 November 2022, 17:40
I.A
Edi Rama, Guterres dhe Erdogan
UKRAINË- Një marrëveshje e kohës së luftës që lejoi rifillimin e eksporteve t&eum...
Bota
17 November 2022, 17:41
k.m.
Deputetët e Listës Serbe
PRISHTINË- Nëntë deputetë të rinj të Listës Serbe subjektit kryesor të serbë...
Bota
17 November 2022, 16:49
e.k.
Anthony Blinken
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se Rusia mban "përgjegjësinë përfundimtare" p&eu...
Bota
17 November 2022, 16:23
k.m.
Foto ilustruese
GJERMANI- Ngjarja që u shpalos në orët dramatike pas sulmit me raketa në fshatin polak Przewodów dhe derisa...
Bota
17 November 2022, 16:30
I.A
Foto ilustruese
SHKUP- Nënat më të reja në vitet e fundit në Maqedoninë e Veriut janë vetëm 13 vjeç dhe jan&...
Bota
17 November 2022, 16:08
a.l
streha për refugjatët ukrainas
GJERMANI- Një zjarrfikës është arrestuar nga policia në Gjermani pasi shkaktoi zjarrin n&...
Bota
17 November 2022, 15:19
a.l
Brendan Fraser
SHBA- Aktori Brendan Fraser ka thënë se nuk do të marrë pjesë në Golden Globe Awards vitin e ardhshëm pas...
Bota
17 November 2022, 16:00
d.a.
Thaci
HAGË-Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes, ku me anë të vendimit t&...
Bota
17 November 2022, 16:06
d.a.
Blinken dhe Kuleba
UKRAINË- Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës Dmytro Kuleba dhe Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken...