LIVE UPDATES
Bota

Lëvizja “Grua, Jetë, Liri” lë gjurmë në kinematografinë iraniane

Një nga efektet më të qëndrueshme të lëvizjes ka qenë mënyra se si kineastët iranianë i portretizojnë gratë. Personazhet që dikur duhej të përballeshin me kufizimet e vendosura nga sistemi i censurës iraniane, gjithnjë e më shumë po paraqiten si gra që thjesht refuzojnë t’i pranojnë ato.

20 September 2026, 13:34 Nga G.M
Lëvizja “Grua, Jetë, Liri” lë gjurmë në
Regjisori iranian, Ali Asgari dhe aktorja iraniane, Sadaf Asgari marrin pjesë në premierën e filmit (Kami nour) Pakëz dritë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Venecias më 11 shtator 2026.

Katër vjet  pas vdekjes së Mahsa Aminit, e cila nxiti lëvizjen më të madhe protestuese në Iran në dekada, ndikimi i lëvizjes “Grua, Jetë, Liri” është i pranishëm në shoqërinë iraniane.

Një nga efektet më të qëndrueshme të lëvizjes ka qenë mënyra se si kineastët iranianë i portretizojnë gratë. Personazhet që dikur duhej të përballeshin me kufizimet e vendosura nga sistemi i censurës iraniane, gjithnjë e më shumë po paraqiten si gra që thjesht refuzojnë t’i pranojnë ato.

Në filmin e Jafar Panahit, të titulluar Ishte thjesht një aksident, një nga personazhet kryesore grua shfaqet pa shami, e vendosur dhe pragmatike, duke i detyruar njerëzit përreth saj të përballen me të vërteta të pakëndshme. Panahi ka thënë se ky personazh pasqyron gratë që morën në duart e tyre fatin e tyre gjatë protestave “Grua, Jetë, Liri”.

Më 16 shtator është shënuar katëvjetori i vdekjes së Aminit. Amini ishte 22 vjeçe në atë kohë dhe u ndalua nga e ashtuquajtura “polici e moralit” në Teheran, për shkelje të pretenduar të ligjit për mbajtjen e detyrueshme të hixhabit. Pas tri ditësh në paraburgim, ajo vdiq, si pasojë e asaj që autoritetet e cilësuan si mosfunksionim të zemrës.

Megjithatë, dëshmitarët okularë, përfshirë disa gra që ishin ndaluar bashkë me Amini, thanë se ajo ishte rrahur keq nga policia. Familja e saj tha se ajo gëzonte shëndet të mirë para arrestimit dhe fajësoi dhunën policore për vdekjen e saj.

Patrullat, dikur të frikshme që kontrollonin veshjen e grave nga koka te këmbët, janë zhdukur në masë të madhe nga jeta e përditshme që nga protestat masive të vitit 2022. Rregullat për mbajtjen e detyrueshme të hixhabit janë ende në fuqi, por zbatimi i tyre është zbutur dukshëm në qytetet kryesore të Iranit, të cilat më parë ishin vatra të përplasjeve të grave që luftonin për lirinë e tyre. Por, ndryshimi nuk kufizohet vetëm te hixhabi.

Në filmin Bidad (Britmë) të Soheil Beiraghit, i realizuar në Iran pa autorizim zyrtar, konflikti kryesor sillet rreth një ndalese tjetër të vendosur ndaj grave: këndimit në publik.

Por, shqetësimi që ngre filmi në fund më i gjerë se këndimi. Zëri shndërrohet në një çështje se kush lejohet të shihet dhe të dëgjohet në publik dhe kush pritet të mbetet i heshtur. Kur Seti, protagonistja e filmit, këndon pa pritur që të marrë leje, veprimi i saj shndërrohet në një formë të mosbindjes civile.

Rruga, ashtu si gjatë protestave të vitit 2022, bëhet më shumë se një hapësirë e zakonshme publike, ajo shndërrohet në një vend ku parashtrohen kërkesa dhe kundërshtohen kufizimet.

Një grup në rritje kineastësh iranianë ka shkuar edhe më larg, duke prodhuar filma jashtë rregullave të vendosura nga Ministria e Kulturës dhe pa lejet zyrtare që tradicionalisht kërkoheshin për realizimin dhe publikimin e një filmi në Iran.

Në mesin e tyre janë Kafeneja e Navid Mihandoustit, Materia e Zezë e Karim Lakzadehit, Një mijë e një korniza e Mehrnoush Aliyas, Grupi i Sahand Kabirit, Fundjava cezariane e Mohammad Shirvanit, Dyshja e Abbas Nezamdoostit dhe Pakëz dritë e Ali Asgarit, ndër të tjera. Rëndësia e këtyre filmave qëndron jo vetëm në atë që paraqesin, por edhe në mënyrën se si realizohen.

74 goditje me kamxhik se këndoi: Irani dënon edhe një muzikante

Për dekada të tëra, kineastët iranianë mësuan të punonin brenda ose rreth një sistemi të ndërlikuar censure. Realitetet shoqërore mund të trajtoheshin, por fillimisht duhej të riformësoheshin në mënyrë që të përshtateshin me atë që autoritetet lejonin. Detyra e kineastit shpesh ishte të gjente një mënyrë për ta treguar të vërtetën, pasi ajo të kalonte përmes filtrit të censurës.

Filmat e realizuar pas vitit 2022 përfaqësojnë një qasje tjetër, e cila thjesht e heq këtë filtër. Ky vendim ka pasur një kosto. Kundër shumicës së kineastëve dhe ekipeve të tyre të përmendura më sipër janë iniciuar procedura ligjore, ndërsa disa janë dënuar me burgim dhe gjoba. Shkelja e tyre, në esencë, ka qenë ndryshimi i marrëdhënies së kinemasë me realitetet që po zhvillohen përreth tyre.

Ky fenomen nuk filloi me lëvizjen “Grua, Jetë, Liri”. Kinematografia iraniane ka një histori të gjatë konfrontimi me censurën, teksa gratë kineaste dhe aktoret kanë kaluar dekada duke kundërshtuar kufizimet ndaj përfaqësimit të tyre dhe trupit të tyre.

Por, trazirat e shtatorit 2022 padyshim e përshpejtuan shkëputjen nga status quo-ja. Në vend që të pyesin se deri ku mund t’i shtyjnë kufijtë e kinematografisë të lejuar zyrtarisht, gjithnjë e më shumë kineastë po pyesin se çfarë ndodh nëse nuk i respektojnë fare këta kufij.

Kjo ka krijuar një kinema paralele iraniane, e cila mund të realizohet pa leje zyrtare, ku aktoret mund të shfaqen pa shami dhe gratë mund të këndojnë, flasin dhe lëvizin në hapësirat publike pa kufizimet e vendosura nga shteti. Autoritetet iraniane ende mund të kontrollojnë se cilët filma marrin leje zyrtare dhe cilët mund të shfaqen në kinematë në Iran.

Ajo që është bërë më e vështirë për t’u kontrolluar, megjithatë, është vetë procesi i realizimit të filmave. Në vitet që nga protestat e vitit 2022, ky mund të jetë ndryshimi më i rëndësishëm nga të gjithë. Kineastët iranianë gjithnjë e më shumë po refuzojnë ta kalojnë realitetin përmes filtrit të shtetit përpara se ta sjellin atë në ekran./REL

mahsa aminit rel irani

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin