LIVE UPDATES
Bota

Liberali Lee Jae-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut, rreth 80% e qytetarëve ushtruan të drejtën e votës

Lee, 60 vjeç, do të marrë detyrën për një mandat pesëvjeçar. Presidenti i zgjedhur u ngrit nga varfëria e fëmijërisë për t'u bërë politikani kryesor liberal i Koresë së Jugut.

4 June 2025, 09:04 Nga r.ll
Liberali Lee Jae-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e
foto ilustruese

SEUL- Kandidati liberal i opozitës së Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, është zgjedhur president i vendit. Me mbi 99% të votave të numëruara, Jae-myung mori 49.3% të votave të hedhura në zgjedhjet e parakohshme të së martës, ndërsa pretendenti kryesor konservator Kim Moon Soo u rendit në vendin e dytë me 41.3%.

Sipas një numërimi të përkohshëm, gati 80% e 44.4 milionë votuesve të vendit me të drejtë vote kanë votuar. Kjo është një nga pjesëmarrjet më të larta në zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut, duke reflektuar gatishmërinë e publikut për të kapërcyer trazirat politike.

Sondazhet parazgjedhore kanë sugjeruar prej kohësh se Lee dukej se do të fitonte lehtë, duke u mbështetur në zhgënjimin e thellë publik ndaj konservatorëve pas trazirave që shkaktoi ish-presidenti Yoon me ligjin ushtarak. Lee Jae-myung mbajti një fjalim para mbështetësve të tij në kryeqytet, Seul, pasi sondazhet parashikuan fitoren e tij.

"Detyra e parë që më keni besuar është që unë ta mposht rebelimin (duke iu referuar shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga ish-Presidenti Yoon) dhe do të sigurohem që të mos ketë më grusht shteti ushtarak, në të cilin pushteti i besuar nga populli nuk do të përdoret kurrë për të frikësuar njerëzit", tha Jae-myung.

Lee, 60 vjeç, do të marrë detyrën për një mandat pesëvjeçar. Presidenti i zgjedhur u ngrit nga varfëria e fëmijërisë për t'u bërë politikani kryesor liberal i Koresë së Jugut. Gjatë fushatës elektorale u zotua të luftonte kundër varfërisë dhe korrupsionit. Nuk është menjëherë e qartë se çfarë do të thotë zgjedhja e Jae-myung për politikën e jashtme të Seulit. Udhëheqësi i ri është akuzuar më parë nga kritikët për anim ndaj Kinës dhe Koresë së Veriut, dhe për distancim nga SHBA-të dhe Japonia.

Megjithatë, presidenti i zgjedhur ka theksuar se aleanca e Koresë së Jugut me Shtetet e Bashkuara do të vazhdojë të jetë themeli i politikës së jashtme. Sfidat më të mëdha të jashtme me të cilat përballet Jae-myung janë politika tarifore e Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe programi bërthamor në përparim i Phenianit. Megjithatë, ekspertët kanë treguar më parë se pavarësisht se kush e merr presidencën, sigurimi i përparimit të madh në favor të Seulit në këto çështje mbetet i pamundur.

Ai është zotuar të ndjekë diplomaci pragmatike në qasjen e tij ndaj politikës së jashtme. Ai është zotuar të zhvillojë aleancën me SHBA-në dhe të forcojë një aleancë trepalëshe Seul-Uashington-Tokio - një qëndrim që nuk është shumë i ndryshëm nga qëndrimi i mbajtur nga konservatorët e Koresë së Jugut.

Jae-myung tha gjithashtu se do të punojë për të ndjekur marrëdhënie më të mira me Korenë e Veriut, por pranoi se do të ishte "shumë e vështirë" të mbahej një samit me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un së shpejti, duke sinjalizuar se ka të ngjarë të mos ndërmerren hapa drastikë për të përmirësuar lidhjet me fqinjët e tyre në gadishullin Korean.

Lee Jae-myung, i cili mbante postin e guvernatorit të provincës Gyeonggi dhe kryetarit të bashkisë së qytetit Seongnam, ka qenë një figurë e diskutueshme në arenën politike për shumë vite. Si një ish-punëtor fëmijë, i njohur për historinë e tij frymëzuese “nga leckat në pasuri”, ai fitoi famë duke kritikuar ashpër establishmentin konservator të vendit dhe duke avokuar për një Kore të Jugut më proaktive në politikën e saj të jashtme.

Kjo retorikë i ka dhënë formë reputacionit të tij si një reformator i aftë për të zbatuar ndryshime të rëndësishme për të adresuar pabarazitë ekonomike dhe korrupsionin e rrënjosur thellë në vend. Kritikët e tij e shohin atë si një populist të rrezikshëm që mbështetet në përçarje politike dhe i shkel premtimet shumë lehtë.

koreja e jugut

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin