10 August 2024, 17:54
Nga N.F
Tim Walz
SHBA- Lidhjet e kandidatit demokrat për Nëndëspresident Tim Walz me Kinën ka të ngjarë të ndikojnë në punën e tij nëse ai zgjidhet. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell i hedh një vështrim qëndrimeve të tij për çështjet kryesore mbi vendin komunist dhe se si e sheh Pekini atë.
Kandidati demokrat për Nënpresident Tim Walz kaloi një vit duke dhënë mësim në Kinë në vitin 1989. Më vonë ai organizoi udhëtime të studentëve dhe thotë se e ka vizituar Kinën më shumë se 30 herë ndër vite.
Republikanët thonë se lidhjet e gjata të zotit Walz me Kinën nënkuptojnë se Pekini do ta mirëpresë atë si kandidat të demokratëve për zgjedhjet e nëntorit. Ata gjithashtu parashikojnë se ai do të zbusë politikat ekonomike dhe tregtare amerikane të vijës së ashpër ndaj Kinës.
“Ajo zgjodhi Tim Walzin, një individ që dëshiron të dërgojë më shumë vende pune në Kinë”, tha zoti Vance.
Ai duket se i referohej mbështetjes disavjeçare të zotit Walz për tregtinë me Kinën si guvernator i Minesotës. Ai nuk e përmendi Kinën në fjalimin e tij të parë si kandidat i demokratëve për Nënpresident. Në vitin 2016, ndërsa ishte ligjvënës, ai foli se si i sheh lidhjet e Amerikës me Kinën.
“Unë nuk pajtohem se me Kinën duhet të kemi vetëm marrëdhënie kundërshtarësh. Ne duhet të mbajmë qëndrim të prerë për atë që po bëjnë në Detin e Kinës Jugore, por ka shumë fusha për të cilat ne mund të punojmë së bashku”, tha zoti Walz.
Në vitin 2014, në një intervistë për Zërin e Amerikës ai flet për përshypjet e tij nga Kina pas protestave të vitit 1989 në Sheshin Tiananmen.
“Janë mbresa të pashlyeshme. Unë ndihem sigurisht i nderuar që kam qenë atje. E kam parë se si populli kinez është shumë krenar për vendin e tij, por protestuesit treguan se e kuptonin që duhet të bëjnë përpjekje për lirinë e tyre”.
Në Kinë, menjëherë pas fjalimit të tij të parë si kandidat i demokratëve, udhëtimet e tij në vendin komunist u bënë shpejt një nga temat kryesore në internet. Një përdorues interneti tha, ‘unë mendoj se ai mund të jetë miqësor me Kinën’.
Përdorues të tjerë kinezë të internetit menduan se ai do të mbante një qëndrim më të ashpër. Gjatë kohës që shërbeu në Kongres, zoti Walz propozoi disa rezoluta kritike për të drejtat e njeriut në Kinë. Një historian nacionalist kinez për çështjet ushtarake u shpreh se demokratët duan ta shkatërrojnë Kinën.
Në fotografinë ku ai shihet gjatë takimit me Dalai Lamën, udhëheqësin në mërgim të Tibetit, një përdorues tha se zoti Walz duket si një spiun. Analistët thonë se Pekini deri më tani nuk ka reaguar publikisht, por ata thonë e dinë se si e sheh Kina zotin Walz.
“Ai ka qenë shumë i drejtpërdrejtë në kritikat e tij ndaj situatës me të drejtat e njeriut në Kinë. Unë mendoj se ai e ka bërë këtë nga një pozicion që është vërtet i besueshëm. Këtë e them për shkak të profilit të tij si një person i sinqertë dhe mishërimit të vlerave që ai thotë se dëshiron të përhapen në Kinë”, thotë analisti Kaiser Kuo.
Analistë të tjerë thonë se një administratë Harris-Walz pritet të vazhdojë kryesisht politikat e ashpra ndaj Kinës të administratave të zotit Biden dhe zotit Trump.
“Unë mendoj se duhet të shihen në mbarë botën, në Kinë, në Azi si vazhdues të politikës komplekse, prej dekadash të Shteteve të Bashkuara. Kjo nënkupton nevojën se duhet të merren me Kinën si një fuqi e madhe në botë, por edhe të theksojnë dallimet në vlera, sidomos kur bëhet fjalë për demokracinë”, thotë gazetari Jim Fallows.
“Unë e marrë me mend se ata janë të habitur, nuk dinë se çfarë të presin nga ky person, pasi ata nuk e prisnin atë si kandidat”, thotë më tej gazetari Fallows.
Ndoshta Pekini ende po mendohet se çfarë mund të presë nga kandidatët demokratë që kanë të njëjtën shenjë hënore të zodiakut, pasi si zonja Harris ashtu edhe zoti Walz kanë lindur në vitin 1964./ VOA
shba tim walz kina
Bota
10 August 2024, 17:37
N.F
Salvador Illa
KATALONJË- Politikani socialist, Salvador Illa, është betuar të shtunën si president i Qeverisë rajonale t&eum...
Bota
10 August 2024, 17:13
N.F
Aksidenti
BRAZIL- Në Brazil, autoritetet po kryejnë hetimet për të zbuluar shkaqet që çuan në rënien e një a...
Bota
10 August 2024, 16:08
N.F
Donald Trump dhe Kamala Harris
SHBA- Shtetet e Pensilvanisë, Michigan-it dhe ëisconsin-it janë shumë të rëndësishme p&eu...
Bota
10 August 2024, 15:50
N.F
Stano
KOSOVË- Ura e Ibrit është kthyer sërish në temë kryesore diskutimi ditëve të fundit ndërsa ka patur edhe...
Bota
10 August 2024, 15:40
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten se do t’i dërgojnë Ukrainës një ndihmë të re ushtara...
Bota
10 August 2024, 15:22
N.F
Aeroplani në Brazil
BRAZIL- Ekipet e mbrojtjes civile në Brazil kanë punuar gjithë natën për të nxjerrë trupat e pa...
Bota
10 August 2024, 14:40
r.ll
Foto ilustruese
FRANCË- Organizatorët e Olimpiadës në Paris kanë thënë se Franca ka qenë “e bashkuar” d...
Bota
10 August 2024, 13:50
r.ll
alexander lukashenka
BJELLORUSI- Lideri autoritar bjellorus, Alexander Lukashenka, ka thënë të shtunën se mbrojtja ajrore e Bjellorusis...
Bota
10 August 2024, 13:29
S.B
foto ilustruese
JAPONI- Autoritetet në Japoni u kanë bërë thirrje njerëzve që të shmangin magazinimin e gjërave, pa...
Bota
10 August 2024, 13:19
r.ll
vendngjarja
MOLDAVI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën e Moldavisë ku pesë persona janë djeg...