LIVE UPDATES
Bota

Ligji për abortin, një nga çështjet më "të nxehta" që do të përmbajnë zgjedhjet e nëntorit

Sondazhet e fundit e rendisin abortin në krye të çështjeve që do të nxisnin amerikanët t’i drejtohen kutive të votimit në fillim të nëntorit për të zgjedhur 470 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit.

19 October 2022, 19:51 Nga d.a.
Ligji për abortin, një nga çështjet më "të
Foto ilustruese

SHBA- Për një gjë bien dakord të gjithë politikanët amerikanë. Pas tre javësh votuesit do jenë përballë një vendimi të rëndësishëm.

“Jemi vetëm 22 ditë larg zgjedhjeve, nga më të rëndësishmet, për nga pasojat që do kenë në historinë tonë, ose të paktën në historinë e kohëve të fundit, ku zgjedhja është e qartë, sidomos kur vjen fjala tek e drejta për abort”, tha Presidenti Joe Biden.

Sondazhet e fundit e rendisin abortin në krye të çështjeve që do të nxisnin amerikanët t’i drejtohen kutive të votimit në fillim të nëntorit për të zgjedhur 470 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit.

Shumica e demokratëve janë kundër vendimit të muajit qershor të Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, që rrëzoi të drejtën kushtetuese për abort duke ia lënë në dorë shteteve në mënyrë individuale të ndalojnë ose jo procedurën.

Të martën, Presidenti Biden tha se nëse demokratët fitojnë shumicën, ai do të firmosë për të mbrojtur me ligj vendimin historik që mbron të drejtën e abortit.

Në përgjithësi republikanët duan të kufizojnë ose heqin fare të drejtën për abort.

“Ne do të punojmë fort për të mbrojtur qëndrimin tonë , për të mbrojtur sa më shumë jetë që të mundemi. Por edhe nëse një një shtet e lejon abortin, mendoj se në një të ardhme të afërt, aborti do të jetë një proces i paimagjinueshëm dhe gratë nuk do të abortojnë edhe nëse do e kenë këtë mundësi”, tha Carol Tobias, Presidente e Komitetit për të Drejtën e Jetës.

Kjo është një çështje që ka patur peshë kryesore në disa gara, sikurse gara e ngushtë për Senatin, në Xhorxhia.

“Ju e dini çfarë është aborti. Ju e dini që unë jam i krishterë. Unë besoj tek jeta. Dhe u them sot se shteti i Xhorxhias e respekton jetën. Si senator unë do të mbroj jetën”, tha kandidati republikan për në Senat, Herschel Walker.

Walker ka hedhur poshte akuzat se ai ka paguar ish të dashurën e tij që të kryente abort në vitin 2009.

Sondazhet tregojnë se rreth dy të tretat e amerikanëve mbështesin të drejtën e abortit, por anketuesit nuk janë të sigurtë nëse kjo çështje do të jetë përcaktuese në zgjedhje.

“Kjo ëshë pyetja 1 milion dollarëshe. Dimë se gjatë verës, e drejta e abortit u kthye në një çështje të nxehtë për demokratët. Më shumë se gjysma e votuesve demokratë kanë thënë se do të nxiten për të marrë pjesë në votim për shkak të vendimit të Gjykatës së Lartë që hoqi të drejën kushtetuese për abort. Shumica prej tyre thanë se ky është shqetësimi i tyre kryesor dhe çështja për të cilën duan të dëgjojnë të shprehen kandidatët. Duket se kjo motivon votuesit demokratë”, tha Ashley Kirzinger, drejtore e metodologjisë së sondazheve në Fondacionin Kaiser Family.

Gjatë fushatës në Kaliforni këtë javë, nënpresidentja Kamala Harris tha se kjo është një çështje që ndikon jo vetëm në Shtetet e Bashkuara.

“Qeveritë autokratike në botë mund t’u thonë qytetarëve të tyre, a doni të ndiqni shembullin e të drejtave në Amerikë? Shihni se çfarë bënë ata. Pra, ajo që ndodhi do të ndikojë tek gratë anembanë botës", tha zonja Harris.

Gara ka nisur anembanë vendit dhe me zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre amerikanët do të përcaktojnë edhe politikën mbi abortin për vitet e ardhshme./VOA/

ashley kirzinger ligji per abortin ne shba joe biden

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin