LIVE UPDATES
Bota

Lindja e një rendi të ri ndërkombëtar

Shtetet e Bashkuara dhe Kina, dy superfuqitë ushtarake, teknologjike dhe ekonomike të këtij shekulli do të jenë sigurisht lojtarët dominues, por Europa, Japonia dhe India do të ushtrojnë një ndikim domethënës mbi pjesë të mëdha të planetit.

10 January 2023, 13:09 Nga l.S
Lindja e një rendi të ri ndërkombëtar
Takim Biden-Xi Jiping

SHBA- Aktualisht jemi dëshmitarë të një ndërthurjeje të paprecedentë të krizave të mëdha dhe të vogla. Nga pandemia e Covid-19, rritja e çmimeve të energjisë dhe rritja e inflacionit në ekonomitë e zhvilluara dhe ato në zhvillim, tek zinxhirët e prishur të furnizimit, lufta e Rusisë në Ukrainë dhe ndryshimet klimatike, shumë nga këto kriza janë shenja jo vetëm të kalbjes së rendit aktual por, edhe të lindjes së një rendi të ri botëror.

Ndërsa mbetjet e rendit bipolar të shekullit XX do të zhduken përfundimisht, në plan të parë po del një pentarki e re globale. Shtetet e Bashkuara dhe Kina, dy superfuqitë ushtarake, teknologjike dhe ekonomike të këtij shekulli do të jenë sigurisht lojtarët dominues, por Europa, Japonia dhe India do të ushtrojnë një ndikim domethënës mbi pjesë të mëdha të planetit.

Një pikëpyetje e madhe qëndron mbi Rusinë, sepse statusi i saj i ardhshëm, kapacitetet dhe qëndrimi strategjik do të varen nga rezultati i luftës së saj të pamatur në Ukrainë. Nën sundimin e presidentit Vladimir Putin, Rusia është kapur me dëshpërim pas së kaluarës, duke synuar të rikrijojë statusquo e shekullit XX apo edhe fundit të shekullit XIX.

Por, me përpjekjet e saj të gabuara dhe katastrofike për ta shkatërruar Ukrainën, ajo po e shkatërron veten. Një disfatë ushtarake ruse në Ukrainë është tashmë e sigurt. Lind pyetja se kur do të ndodhë kjo dhe jo nëse do të ndodhë. Gjithsesi, është ende shumë herët për të parashikuar pasojat e mundshme.

A do të mbijetojë regjimi i Putinit, apo humbja e Rusisë do të sjellë një fazë tjetër të kalbjes dhe shpërbërjes së brendshme?

Derisa të zgjidhet kjo çështje, ne nuk mund ta dimë ende nëse Rusia do të përpiqet të ruajë pretendimin e saj të vjetër për hegjemoninë në Europën Lindore dhe në pjesën më të madhe të Euroazisë.

Në rast se Kremlini do të detyrohet ta braktisë këtë pretendim, ndoshta do të ketë marrë fund edhe roli i tij si fuqi botërore. Sigurisht, edhe një Rusi e rrënuar, e poshtëruar, në vend se të hyjë në një letargji gjeopolitike, ka shumë të ngjarë të mbetet një burim kryesor i destabilitetit në rendin e ri botëror dhe sidomos në kontinentin evropian.

Por tashmë është e qartë se arsenali i madh bërthamor i Rusisë nuk është më i mjaftueshëm për të siguruar statusin e saj gjeopolitik në shekullin XXI. Ekonomia e saj është duke u dobësuar në mënyrë vendimtare, ndërsa pjesa tjetër e botës po vazhdon të heqë gradualisht dorë nga karburantet fosile, të cilat janë shtylla kurrizore e ekonomisë ruse.

Ndërsa Rusia paraqet rreziqe të reja për shkak të brishtësisë dhe degradimit të saj, Kina do ta bëjë këtë për shkak të pasurisë dhe fuqisë së saj në rritje. Për shkak të valës masive të globalizimit që filloi në fillim të viteve 2000, Kina arriti të dilte nga varfëria dhe të pozicionohej si një vend me të ardhura të larta.

Dhe gjatë krizës financiare të vitit 2008 që e diskreditoi pjesërisht Perëndimin, Kina ishte në gjendje të zgjeronte rolin e saj si udhëheqëse globale dhe ta paraqiste veten si një superfuqi globale përkrah SHBA-së.

Megjithatë në dallim nga Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë, Kina nuk ka gabuar duke u fokusuar vetëm tek fuqinë e saj ushtarake. Përkundrazi, ngritja e saj globale pasqyron përqafimin e integrimit të saj në tregjet botërore të dominuara nga SHBA-ja dhe Perëndimi, në një kohë që po investon shumë para në konkurrencën me Perëndimin në fushën e teknologjisë dhe shkencës.

Sigurisht kinezët nuk janë frenuar dhe aq tek investimet ushtarake, por nuk kanë lejuar që shpenzimet për mbrojtjen dhe sigurinë të pengojnë çdo gjë tjetër. Dallimi përcaktues midis Kinës dhe Rusisë sot është se ndryshe nga Putini, udhëheqja kineze jeton realisht në shekullin XXI.

Samiti i fundit i G20-ës në Bali të Indonezisë e nxori në pah këtë ndryshim themelor të këndvështrimit dhe qëllimeve. Ndërsa Rusia e pa veten të izoluar diplomatikisht, Kina ishte në qendër të të gjitha diskutimeve dhe mënyrës së hartimit të deklaratës përfundimtare.

Edhe pse nuk kanë adoptuar linjën perëndimore për krizën e Ukrainës, vende të mëdha si Kina dhe India e shfrytëzuan rastin për t’u distancuar dukshëm nga Kremlini, duke e denoncuar politikën luftarake dhe kërcënimet bërthamore të Moskës.

Në rast se bisedimet kokë më kokë midis presidentit të SHBA-së Joe Biden dhe presidentit kinez Xi Jinping do të ndihmojnë në uljen e tensioneve midis 2 vendeve, atëherë samiti i Balit do të ketë hapur derën për ri–formësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare në shekullin XXI.

Rezultati i zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, ofron edhe një arsye tjetër për shpresë, pasi “dallga e kuqe” e shumëpritur republikane nuk ndodhi. Kjo parti nuk arriti të merrte shumicën në Senat dhe mezi siguroi një shumicë të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ashtu si në vitet 2018 dhe 2020, ish-presidenti Donald Trump e dëmtoi sërish partinë e tij. Shumica e amerikanëve nuk duan një rikthim tek politikat e tij izoluese “Amerika e Para”. Marrë të dyja së bashku, afatet e mesit të mandatit në SHBA dhe samiti i Balit ofrojnë arsye për optimizëm në një moment të vështirë.

Por do të na duhet shumë më tepër progres drejt bashkëpunimit global. Tek e fundit, dy krizat tona më të mëdha, lufta e Rusisë në Ukrainë dhe ndryshimi i klimës mund të kapërcehen vetëm nëse fuqitë kryesore të botës gjejnë një mënyrë për të punuar së bashku./Marrë dhe përshtatur nga Project Syndicate

pandemi lufte inflacion

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin