LIVE UPDATES
Bota

Lufta e Rusisë në Ukrainë që ripërçau grupin legjendar Pink Floyd, himn-i dhe letra e Waters

Në fakt, Waters ka qenë i paqëndrueshëm për temën e luftës muajt e fundit. Një javë përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën në shkurt, ai i tha një intervistuesi në zëdhënësin e Kremlinit RT se të folurit për një pushtim ishte “marrëzi… kushdo me një IQ mbi mesataren, e di që një pushtim është i pakuptimtë”.

11 September 2022, 15:42 Nga F.M
Lufta e Rusisë në Ukrainë që ripërçau grupin
Pink Floyd

Anëtarët e Pink Floyd nuk kishin nevojë për një tjetër arsye për të urryer njëri-tjetrin, por pushtimi rus i Ukrainës ua shtoi ‘materialet’. David Gilmour dhe Roger Waters kanë qenë në mosmarrëveshje për katër dekada, që prej krijimit të grupit në vitin 1969 dhe gjërat nuk është se po përmirësohen. Madje pushtimi rus në Ukrainë, ka bërë që anëtarët e grupit të armiqësohen akoma më tepër. 78-vjeçari Waters është i njohur për faktin se është jashtëzakonisht kundër luftës, pro-Black Lives Matter, pro të drejtave të njerëzve indigjenë dhe pro-LGBTQ+. Ai ka qenë i vendosur në mbrojtjen e të drejtave të Palestinës dhe ka deklaruar në shumë raste se nuk është antisemitik, por anti-sionist.

"Ju mund të sulmoni politikën izraelite pa qenë anti-hebre,”- tha Waters për The Independent në vitin 2010. "Unë jam kritik ndaj politikës izraelite të pushtimit të tokës palestineze dhe politikës së tyre për ndërtimin e vendbanimeve, e cila është krejtësisht e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, dhe gjithashtu të getoizimit të njerëzve tokën e të cilëve po ndërtojnë”.

Biseda se Roger Waters është antisemitik është një fenomen disi i ri. Kur ai iu referua hebrenjve në vitin 1979 në konceptin e albumit të Pink Floyd "The Wall", ai këndoi një këngë satirike nga këndvështrimi i një ylli rock, i kthyer në diktator fashist. Në vitin 2011, Waters njoftoi në një shkrim për The Guardian se ai po i bashkohej lëvizjes Boykot, Divestment, Sanksione kundër Izraelit dhe inkurajoi muzikantë të tjerë që të ndiqnin shembullin e tij. Në maj 2021, rreth 600 muzikantë, duke përfshirë Rage Against the Machine, Run the Jewels dhe Serj Tankian nga System of a Down, nënshkruan një zotim për të mos performuar në vend. Big Thief, basisti i të cilit Max Oleartchik lindi në Tel Aviv, planifikoi dy koncerte në atë qytet këtë muaj, por më pas u tërhoq, duke përmendur atë që ata e quajtën "pushtimi i paligjshëm dhe shtypja sistematike e popullit palestinez".

Në vitin 1990, Waters organizoi një nga koncertet më të mëdha rock në histori, The Wall – Live në Berlin, me një pjesëmarrje prej 450,000. Si anëtar i Pink Floyd, ai u fut në Hall of Fame të Rock and Roll-it në SHBA në 1996 dhe në Hall of Fame të Muzikës në Mbretërinë e Bashkuar në 2005.

Armiqësia midis Gilmour dhe Waters u qetësua dhe në vitin 2005 pati një ribashkim për ngjarjen bamirëse Live 8. Ky koncert u mbyll me idenë se dyshja nuk do të takoheshin më kurrë. Tani, Waters ka shprehur sërish pikëpamjet e tij. Kur intervistuesi Michael Smerconish thekson se Waters fajëson Ukrainën e sulmuar në përgjigjen e tij, këngëtari përgjigjet:

“Po lufta kur filloi? Ajo që duhet të bëni është të shikoni historinë dhe mund të thoni, 'Epo filloi në këtë ditë.' Mund të thuash se filloi në vitin 2008, kjo luftë ka të bëjë në thelb me veprimin dhe reagimin e NATO-s që i shtyn forcat drejt kufirit rus, gjë që ata premtuan se nuk do ta bënin kur Gorbaçov negocioi tërheqjen e BRSS nga e gjithë Europa Lindore."

Por, nisja e pushtimit rus në Ukrainë ka treguar se si pikëpamjet politike arrijnë të ndikojnë edhe në mënyrën se si sot dëgjohet rock. Në fillim të këtij muaji, Waters dha një intervistë për CNN në të cilën ai e përshkroi Presidentin e SHBA Joe Biden si një "kriminel lufte" i cili "po ndez zjarrin në Ukrainë" dhe kritikoi NATO-n për "shtyrje deri në kufirin rus". Ai gjithashtu tha se "Tajvani është pjesë e Kinës për një masë të mirë njerëzish".

Në fakt, Waters ka qenë i paqëndrueshëm për temën e luftës muajt e fundit. Një javë përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën në shkurt, ai i tha një intervistuesi në zëdhënësin e Kremlinit RT se të folurit për një pushtim ishte “marrëzi… kushdo me një IQ mbi mesataren, e di që një pushtim është i pakuptimtë”.

Në fillim të marsit, ai po shkruante në Facebook se ishte "i neveritur" nga pushtimi i Vladimir Putin, të cilin ai e quajti një "gabim kriminal" dhe "akt të një gangsteri".

Në të njëjtin postim në mediat sociale, ai tha se qeveritë perëndimore po ushqenin luftën duke dërguar armë në Ukrainë. Por, disa javë më vonë, Waters përdori një podcast për të dënuar propagandën që demonizon Rusinë.

Megjithëse fansa të rinj të rock-ut mund të vënë në dyshim rëndësinë e Rogers Waters në shekullin e 21-të, prania e tij në peizazhin muzikor amerikan këtë verë ka qenë e pamohueshme dhe e pashmangshme. Ish-kantautori dhe basisti i Pink Floyd është sërish aktiv me një turne të quajtur "This Is Not a Drill". Ishte planifikuar për vitin 2020, por, si çdo gjë tjetër, pandemia e shtyu dhe turneu me 31 qytete në Amerikën e Veriut rinisi këtë vit për të zgjatur deri në tetor.

Ish-shoku i grupit të Waters, Gilmour, i cili iu bashkua Pink Floyd në 1967, pak para largimit të anëtarit themelues Syd Barrett, ka një qëndrim shumë të ndryshëm ndaj pushtimit rus dhe në prill publikoi “Hey Hey, Rise Up!” një këngë e re në bashkëpunim me Andriy Khlyvnyuk, frontmenin e grupit ukrainas të rok BoomBox. Kjo këngë shënoi dhe rikthimin e grupit, që kishin 28 vite pa nxjerrë materiale në treg, por pa Waters.

“Nipërit e mi janë gjysmë ukrainas, nusja ime Janina është ukrainase, gjyshja e saj ishte në Kharkiv deri tre javë më parë. Ajo është shumë e moshuar, me aftësi të kufizuara, në një karrige me rrota dhe ka një kujdestare, dhe Janina dhe familja e saj ia dolën ta kalonin përgjatë Ukrainës deri në kufirin polak dhe tani kanë arritur ta çojnë në Suedi,”- thoshte Gilmour.

Por, Waters komunikoi ndryshe me Ukrainën. Legjendari publikoi një letër të hapur për bashkëshorten e Presidentit Ukrainas Volodymyrr Zelenskyy, në të cilën ai shpreh shqetësimin e tij për luftën e vazhdueshme në Ukrainë dhe komenton sesi mund të përfundojë ajo.

Letra nga ish-anëtari i Pink Floyd erdhi si përgjigje ndaj intervistës së Olena Zelenska në programin BBC të dielën me Laura Kuenssberg, e cila u transmetua të dielën (4 shtator). Në letër, ajo pyetet se çfarë mesazhi kishte për britanikët në lidhje me rritjen e faturave të energjisë që ka ardhur pjesërisht për shkak të luftës aktuale midis Ukrainës dhe Rusisë.

Waters thoshte qëllimet e mira të deklaruara më parë nga bashkëshorti i Zelenska, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, mund të ofrojnë një rezultat të ndryshëm për njerëzit që në fakt duan paqen në Ukrainë.

Waters iu referua premtimeve të fushatës zgjedhore të Zelenskyy 2019, të cilat përfshinin "fundimin e luftës civile në Lindje dhe sjelljen e paqes në Donbas dhe autonomi të pjesshme për Donetsk dhe Luhansk" dhe "ratifikimin dhe zbatimin e pjesës tjetër të trupit të Minsk- 2 marrëveshje.”

pink floyd roger waters david gilmour lufta rusi-ukraine

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin