LIVE UPDATES
Bota

Lufta me Iranin, DW: Çfarë pasojash ka bllokada amerikane?

Sipas të dhënave të SHBA-së, vetëm anijet që nisen nga ose që synojnë një port iranian në Gjirin Persik ose Gjirin e Omanit do të bllokohen.  Presidenti i SHBA-së Donald Trump  synon, përmes bllokadës amerikane,  ta detyrojë Iranin të heqë bllokadën  e tij. A mund të funksionojë kjo fare? Dhe cili është qëllimi i një bllokade të bllokadës?

15 April 2026, 08:12 Nga E. D

Lufta me Iranin, DW: Çfarë pasojash ka bllokada amerikane?

IRAN- Situata fillestare është e paqartë. Në teori, ngushtica e ekonomisë globale  tani duhet të mbyllet dyfish.  Ndërsa Irani, në kontekstin e luftës tregtare me SHBA-në dhe Izraelin, kishte mbyllur në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit për lundrim të lirë, ose më saktë, kishte kërkuar një çmim të lartë për kalim, SHBA-të tani kanë filluar të bllokojnë vetë ngushticën.

Megjithatë, sipas të dhënave të SHBA-së, vetëm anijet që nisen nga ose që synojnë një port iranian në Gjirin Persik ose Gjirin e Omanit do të bllokohen.  Presidenti i SHBA-së Donald Trump  synon, përmes bllokadës amerikane,  ta detyrojë Iranin të heqë bllokadën  e tij. A mund të funksionojë kjo fare? Dhe cili është qëllimi i një bllokade të bllokadës?

Si po zbatohet në praktikë bllokada amerikane?

Sipas një zyrtari të lartë qeveritar në Uashington, më shumë se 15 anije luftarake amerikane janë të përfshira në bllokadë. Sipas zyrtarëve ushtarakë, SHBA kanë një aeroplanmbajtëse, disa shkatërrues raketash, një anije sulmuese amfibe dhe anije të tjera luftarake në Lindjen e Mesme, shkruan Wall Street Journal.

Disa nga anijet do të ishin të afta të shoqëronin anijet tregtare në zona të caktuara për t'i ndaluar atje. Gazeta citon një ish-oficer të lartë të Marinës Amerikane, i cili vlerëson se anijet luftarake me shumë gjasa do të dislokohen jashtë Ngushticës së Hormuzit për të shmangur një kërcënim të menjëhershëm nga Irani.

A po funksionon bllokada amerikane kundër Iranit?

Është e paqartë. Sipas të dhënave të transportit detar, një anije cisternë kineze nafte e sanksionuar nga SHBA-të ka kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit pavarësisht bllokadës amerikane. Sipas të dhënave nga ofruesit LSEG, MarineTraffic dhe Kpler, kjo është anija e parë që është larguar nga Gjiri Persik që kur filloi bllokada amerikane të hënën. Sipas informacionit të disponueshëm, cisterna e mesme mban afërsisht 250.000 fuçi metanol, të cilat thuhet se i ka ngarkuar në portin e Hamrijas në Emiratet e Bashkuara Arabe. Anija dhe pronari i saj, Shanghai Xuanrun Shipping, u vendosën në një listë sanksionesh të SHBA-së për kryerjen e biznesit me Iranin.

Sipas të dhënave të LSEG, një anije tjetër cisternë e sanksionuar nga SHBA-ja gjithashtu po drejtohej drejt Ngushticës. Sipas të dhënave të Kpler, cisterna, e cila është bosh, ka planifikuar të ngarkojë naftë në Irak. Anija më parë ka transportuar naftë ruse dhe iraniane.

Një rrezik për SHBA-në apo lëvizje e arsyeshme?

Për Presidentin e SHBA-së Trump, bllokada e Ngushticës së Hormuzit nga anijet luftarake amerikane nuk është pa rreziqe, veçanërisht pasi pasojat për ekonominë globale janë shumë të pasigurta. Për sa kohë që nuk ka lundrim të lirë nëpër Ngushticë, presioni mbi çmimet e energjisë ka të ngjarë të vazhdojë të rritet - dhe, bashkë me të, presioni politik për të arritur një marrëveshje dhe për t'i dhënë fund luftës.

 Në SHBA, bllokada e SHBA-së shihet  me reagime të përziera. Sipas qendrës kërkimore amerikane "The Soufan Center”, Trump, me bllokadën e tij të Hormuzit, ka të ngjarë të synojë "ta privojë Iranin nga të ardhurat e eksportit dhe të bindë klientët kryesorë të naftës së Iranit, veçanërisht Kinën, të ushtrojnë presion mbi Teheranin për të hequr bllokadën e Ngushticës”.

Richard Haass beson se, në parim, kjo është masa e duhur. Ish-diplomati dhe ish-presidenti i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë deklaroi në CNN: "Është një situatë e paqëndrueshme. Është vërtet e papranueshme që Irani kontrollon këtë rrugë ujore ndërkombëtare”. "Ata po përfitojnë prej saj dhe po ua mohojnë të tjerëve përdorimin e saj. Kjo nuk mund të vazhdojë”.

Gjenerali në pension i SHBA-së, Randy Manner, nuk është dakord: "Iranianët nuk kanë pse të bëjnë asgjë, thjesht të shikojnë ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të bllokojnë ngushticën. Një ngushticë që ne thamë se donim ta mbanim të hapur - dhe që tani po e bllokojmë”.

Manner thekson se, pavarësisht bllokadës detare të SHBA-së, Irani mund të eksportojë naftë nëpërmjet Detit Kaspik, me hekurudhë dhe nëpërmjet tubacioneve. Në fund të fundit, Ngushtica e Hormuzit mund të hapet vetëm nëpërmjet diplomacisë.

Si po reagon Irani ndaj bllokadës amerikane?

Me kërcënime dhe akuza të reja. Sipas ambasadorit iranian në OKB, kjo është një "shkelje e rëndë" e "sovranitetit dhe integritetit territorial" të Iranit. Bllokada "e paligjshme" përbën gjithashtu "një shkelje të rëndë të parimeve themelore të ligjit ndërkombëtar detar", shkroi Amir Saeed Iravani në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së António Guterres, e cila u pa nga AFP.

Forcat e armatosura iraniane e përshkruan bllokadën detare si "një akt piraterie". Kufizimet e trafikut detar në ujërat ndërkombëtare janë një masë e paligjshme, deklaroi një zëdhënës i komandës ushtarake iraniane, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim. "Siguria e porteve të Gjirit Persik dhe të Gjirit të Omanit është për të gjithë ose për askënd." Garda Revolucionare kërcënoi se do të sulmonte anijet ushtarake.

A ka reagime të tjera?

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO), Arsenio Domínguez, kritikoi çdo bllokadë të kësaj rruge të rëndësishme detare, duke e përshkruar atë si të paligjshme. Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punët e Jashtme, Kaja Kallas, ripërsëriti se Bashkimi Evropian "vazhdon të refuzojë çdo masë që synon të kufizojë kalimin e lirë dhe të sigurt përmes Ngushticës".

Kina, rivale e SHBA-së dhe importuese e madhe e naftës iraniane, gjithashtu i kritikoi veprimet e SHBA-së dhe kërkoi kalim "të papenguar" përmes ngushticës strategjikisht të rëndësishme. Një bllokadë amerikane e porteve iraniane do të ishte "e rrezikshme dhe e papërgjegjshme", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Guo Jiakun. Një veprim i tillë do të përshkallëzonte konfliktin dhe do të minonte armëpushimin e brishtë.

Rusia, aleati kryesor ndërkombëtar i Iranit, njoftoi se Ministri i Jashtëm Sergej Lavrov do të udhëtojë për në Pekin të martën dhe të mërkurën për bisedime me homologun e tij kinez, Wang Ji./DW

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin