28 December 2023, 22:03
Nga I.A
Biden
SHBA- Amerikanja Judith Weinstein, e cila besohej se ishte rrëmbyer nga Hamasi, u vra nga grupi islamik palestinez më 7 tetor kur ky grup sulmoi Izraelin, tha të enjten presidenti amerikan Joe Biden, duke shtuar se ishte i shkatërruar nga lajmi.
Weinstein ishte 70 vjeç. Bashkëshorti i saj, Gadi Haggai, 73 vjeç, u vra në të njëjtën ditë, tha Biden javën e kaluar. Biden u zotua të vazhdojë të luftojë për lirimin e pengjeve të tjerë që mbahen nga Hamasi-grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Biden tha se nuk do ta harronte kurrë atë që i tha vajza e çiftit dhe anëtarët e familjes së amerikanëve të tjerë të mbajtur peng në Gaza, kur u takua me ta këtë muaj.
"Ata kanë jetuar në ferr për javë të tëra. Asnjë familje nuk duhet të durojë një përvojë të tillë të hidhur. Dhe unë rikonfirmoj zotimin që u kemi bërë të gjitha familjeve të atyre që ende mbahen peng: ne nuk do të ndalojmë së punuari për t'i sjellë ata në shtëpi”, tha Biden.
Sipas zyrtarëve të administratës, Biden dhe këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, kanë qenë thellësisht të angazhuar në çështjen e pengjeve. Biden ka folur shumë herë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe emirin e Katarit për të siguruar lirimin e tyre.
Lufta në Gazë ka shpërthyer pasi Hamasi ka vrarë 1.200 njerëz dhe i ka marrë 240 pengje në sulmet në jug të Izraelit, më 7 tetor – njëherësh sulmi më i rëndë në historinë e shtetit.
Nga pengjet, 110 u liruan gjatë një armëpushimi të shkurtër në fund të nëntorit dhe 23 të tjerë tani janë shpallur të vdekur në mungesë, tha të enjten një zëdhënës i qeverisë izraelite.
Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura tha se pesë deri në dhjetë nga pengjet kanë nënshtetësi amerikane. Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se mbi 21.000 njerëz janë vrarë dhe mbi 55.000 janë plagosur si pasojë e ofensivës izraelite.
Marrë nga REL
judith weinstein
Bota
28 December 2023, 21:51
I.A
Foto Ilustruese
UKRAINË- Ukraina dhe Hungaria po përgatisin mbajtjen e një takimi mes Presidentit Volodymyr Zelenskiy dhe Kryeministrit Vikt...
Bota
28 December 2023, 21:41
A.TH
Alexander Lukashenko
BJELLORUSI- Presidenti autoritar i Bjellorusisë mori pjesë të enjten në një takim të organizuar nga qeve...
Bota
28 December 2023, 21:08
I.A
Biden dhe Netanyahu
SHBA- Ndërsa qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu zgjeron ofensivën e saj tokësore në Gazë, k&e...
Bota
28 December 2023, 20:59
A.TH
Karteli
MEKSIKË- Një kartel droge në Meksikën qendrore rrëmbeu 14 banorë lokalë, duke përfshirë katër f&e...
Bota
28 December 2023, 20:53
A.TH
Vyssos
UKRANË- Zyrtarë të Ukrainës deklaruan sot se një anije mallrash me flamur panamez është goditur nga një min&...
Bota
28 December 2023, 20:34
I.A
Protesta
SERBI- Dy ligjvënës serbë thanë se do t'i japin fund grevës së urisë, përmes së cilës kërko...
Bota
28 December 2023, 20:22
A.TH
Plazhi Ethel
AUSTRALI- Një adoleshent humbi jetën për shkak të një sulmi nga peshkaqeni në një vend pushimi dhe surfing ...
Bota
28 December 2023, 19:28
A.TH
Benny Gantz
IZRAEL- Ministri izraelit Benny Gantz tha se ushtria izraelite do të ndërhyjë nëse grupi militant Hezbollah nuk ndalojë...
Bota
28 December 2023, 19:11
A.TH
Foto Ilustruese
KINË- Ekonomia kineze pritej të rikuperohej shpejt në vitin 2023 dhe të rifillonte me rolin e saj si motori i padiskutu...
Bota
28 December 2023, 18:47
A.TH
Gaza
GAZA- Selia e Forumit të Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura konfirmoi vdekjen e një tjetër pengu të marrë nga Hamasi. Ju...