LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Iran në mediat online: Superbomba me IA dhe lajme të rreme

Lufta e fundit mes SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, ashtu si përplasje të mëhershme në Ukrainë, i ka risjellë këta tituj të fryrë, shpeshherë të shoqëruar me video të rreme të prodhuara me inteligjencë artificiale, IA.

19 March 2026, 08:37 Nga E.d
Lufta në Iran në mediat online: Superbomba me IA dhe lajme të
Foto ilustruse

Ekzagjerimi me tituj luftarakë për super- raketa apo bomba, shpesh të pavërteta apo të pasakta, nuk është i pazakontë në mediat shqiptare online që ndjekin klikimet. Lufta e fundit mes SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, ashtu si përplasje të mëhershme në Ukrainë, i ka risjellë këta tituj të fryrë, shpeshherë të shoqëruar me video të rreme të prodhuara me inteligjencë artificiale, IA.

Një vëzhgim i BIRN në mediat online dhe postimet në rrjete sociale gjeti një dyzinë rastesh të shpërndarjes së videove të prodhuara me IA, kryesisht si “ilustrime” të goditjeve të Iranit në Izrael, por edhe anasjelltas. Përveç të dhënave të rreme, në rrjete sociale qarkulluan histori shoqëruar me imazhe apo video nga ngjarje të tjera të vjetra, që u prezantuan si bombardime aktuale.

Mediat online në Shqipëri kanë një traditë të kopjimit të materialeve pa verifikim nga rrjetet sociale. Një studim i BIRN mbi dizinformimin në muajt e parë pasi Rusia sulmoi Ukrainën, vuri në dukje se mungesa e strukturave editoriale u hapte rrugë publikimeve të rreme.

“Mediat shqiptare kanë në përgjithësi struktura të dobëta editoriale, ndërkohë që strukturat editoriale në mediat e sapokrijuara digjitale janë pothuajse inekzistente, gjë që shpjegon sasinë e madhe të lajmeve të rreme që përkthehen dhe ripublikohen në to,” theksoi raporti.

Përdorimi i inteligjencës artificiale e ka bërë edhe më te ndjeshëm problemin.

Konflikti mes Iranit dhe aleancës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Izraelin u përshkallëzua në fund të shkurtit 2026, pas një serie sulmesh ajrore amerikano-izraelite ndaj bazave ushtarake dhe objekteve strategjike iraniane. Irani u kundërpërgjigj me bombardimin e vendeve fqinje ku ka baza amerikane, duke e zgjeruar konfliktin edhe në vende të tjera.

Video me inteligjencë artificiale

Përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme përcillet me nota dramatike dhe informacione të paverifikuara nga mediat shqiptare.

“Raportohet se Irani ka lëshuar bomba termobarike që mund të prekin zona deri në 100 metra brenda një minute në Izrael,” shkruan një portal në një postim të ndarë në Facebook dhe atë në Instagram. Një video mbi të cilën shkruhet: “Irani godet me superbombën” u shpërnda bashkë me tekstin dhe tregon një shpërthim gjigant, që sipas tekstit është në portin e Haifas në Izrael. Por video është prodhuar me inteligjencë artificiale, duke përdorur elementë nga shpërthimi katastrofik në portin e Beirutit në vitin 2020 dhe shtuar imazhe që e bënin atë të dukej aktuale. Lajmi i rremë u publikua nga një portal me qendër në Kosovë dhe një mori faqesh në rrjetet sociale.

BIRN analizoi videon, që para se të mbërrinte në shqip, u shpërnda masivisht në rrjetet sociale në gjuhën turke, në arabisht dhe në anglisht dhe gjeti elementë të rremë që dalloheshin me sy të lirë.

Për shembull, makinat në një rrugë me dy korsi nuk lëvizin dhe qëndrojnë përballë njëra-tjetrës. Pavarësisht shpërthimit gjigant, një litar për tharje rrobash i varur në ballkonin prej nga supozohet se bëhet filmimi nuk lëviz pavarësisht se kamera dridhet nga forca. Ndërtesat që duken shumë afër shpërthimit nuk pësojnë asnjë dëm. Ndërkohë, kontrolli i pamjeve përmes mjeteve të hapura si “DEEPFAKE-O-METER” i Universitetit të Buffalos në Nju Jork tregoi se gjasat që video të ishte artificiale ishin 96%.

Po ashtu ekzaminimi i pamjeve të shkëputura përmes programeve që mundësojnë ekspertizë të imazheve si Forensically, tregoi se pjesë të tyre ishin kopjuar mbi një material origjinal. Për shembull, flamuri i Izraelit që duket në një pjesë të videos valëvitet nga era, por litari apo pemët në të nuk lëvizin. Ekzaminimi me Forensically gjeti se flamuri ishte montuar, kishte cilësi tjetër pamje dhe dritë të ndryshme nga pjesa tjetër e videos.

Zërat në video, që bërtasin në hebraisht, po ashtu rezultuan artificialë.

BBC, e cila ekspozoi një seri videosh e imazhesh të prodhuara në të njëjtën formë, shkroi 6 ditë më parë se një pjesë e tyre prodhoheshin për të fituar para nga shikimet nga përdorues të rrjeteve sociale, që i kanë të monetizuara faqet e tyre.

Propaganda iraniane

Lufta e fundit e SHBA-ve dhe Izraelit ndaj Iranit shihet nga ekspertët si një shkelje e pajustifikuar e ligjeve ndërkombëtare, me pasoja të rënda në rendin botëror dhe mijëra viktima.

Në këtë situatë, videot dhe imazhet me IA të prodhuara për klikime dhe përfitime materiale nuk janë të vetmet informacione të rreme që qarkullojnë. Një pjesë e mirë e materialeve të shpërndara në rrjetet sociale në gjuhën shqipe, nga burime që kryesisht ndajnë propagandën e Teheranit, synojnë të propagandojnë se Irani po e fiton luftën apo po i shkakton dëme të jashtëzakonshme Izraelit, SHBA-ve apo shteteve të tjera fqinje.

Një ndër shpërndarësit e këtyre materialeve është historiani Olsi Jazexhi, i cili përveç se është i pranishëm thuajse çdo natë në televizionet në Shqipëri, është po aq aktiv në rrjetet sociale ku ndan herë pas here mesazhe pro Iranit dhe “lajme” nga sulmet e Iranit në Izrael apo bazat amerikane në Lindjen e Mesme.

Jazexhi ka një faqe me rreth 7 mijë ndjekës, por videot e postuara prej tij marrin qindra mijëra shikime dhe komente.

Nga 28 shkurti deri në 10 mars, BIRN gjeti të paktën shtatë postime që pretendojnë bombardime të Iranit kundër shënjestrave në Izrael apo bazave të SHBA, të cilat ishin ose materiale të ricikluara nga ngjarje të vjetra në Ukrainë apo Izrael ose prodhime të inteligjencës artificiale.

Në mbrëmjen e 28 shkurtit, Jazexhi publikoi pamje që sipas tij tregonin shkatërrimin në bazën ushtarake amerikane në “Al Udeid” në Katar. Lajmi u shpërnda nga një sërë burimesh pro Iranit, por u verifikua si i rremë. Imazhet satelitore treguan se baza nuk ishte cenuar.

Jazexhi publikoi gjithashtu një video për të cilën pretendoi se tregonte shkatërrimin e një stacioni bërthamor izraelit. “Irani shkatërron stacionin nuklear izraelit të Dimones”, shkroi ai. Por një kërkim me imazh në Google tregon se pamjet janë të vitit 2017 dhe tregojnë një shpërthim deposh armatimi në Ukrainë.

Në 3 mars ai publikoi një video, gjerësisht të pranuar si prodhim me inteligjencë artificiale, që pretendoi se ishte shi raketash mbi Tel Aviv. Video ka 35 mijë shikime.

Postimet e tjera janë kryesisht imazhe dhe foto të nxjerra nga konteksti dhe koha. Një bombardim i Iranit që shkatërroi një kompleks banesash në Tel Aviv në qershor 2025, u paraqit si një ngjarje e 4 marsit dhe mori 115 mijë shikime. Një fjalim i një pastoreje protestante kontroverse amerikane, e njohur për përkrahjen e presidentit të SHBA-ve, Trump që u bë viral në vitin 2020 pa asnjë lidhje me konfliktin, u paraqit nga Jazexhi sikur ajo po lutej që të sulmohej Irani.

Paralelisht, edhe faqja online me emrin Dovleti i Naltsum, e cila shpërndan kryesisht mesazhe pro Turqisë dhe presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, ka publikuar një sërë imazhesh dhe videosh të rreme nga konflikti, përfshi imazhe të një gjasme bombardimi të Burj Khalifa. Faqja publikon vazhdimisht materiale të prodhuara me inteligjencë artificiale që marrin mijëra shikime. Vetëm një video e postuar të mërkurën, 11 mars, e cila sipas postuesit paraqet ushtarë amerikanë të kapur rob dhe ku duken qartë defektet e lëna nga IA, u shpërnda 20 herë dhe ka mbi 15 mijë shikime./BIRN

iran shba lufta

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin